Premierë – “Vajze shqiptare” kënga e re nga Tani Bogdani (Video)

Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e ti jane qe nga lashtësisë. Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Kur bëhet fjalë për muziken popullore pa dyshim një ndër artistet me të njohur është këngetari Tani Bogdani. Vokali briland dhe zotrimi i muzikes Live ka bërë që Tani Bogdani të jetë një nga këngëtaret më të kërkuara në koncerte e ahengje familjare. Kënga e re nga Tani Bogdani mban titullin “Vajze shqiptare” kënge kjo që menjëher pas lansimit në kanalin më të madhë shqiptar në YouTube ( ArkivaShqip) ka arritur të ketë prapa vetes shifra të larta klikimesh dhe shumë komente me nota pozitive .

https://www.youtube.com/watch?v=dKhYM0DeWNU

Gjyste Vulaj e mahnitshme nga Cappadocia

Ajo është më në fund ka gjetur pak kohë që të pushojë e së bashku me familjen ka udhëtuar në një prej vendeve më të bukura në Turqi siç është Cappadocia. Po flasim për artisten shumë të dashur shqiptare Gjyste Vulaj ku në fotot që ka postuar në rrjetin e saj social duket vërtetë jo vetëm një Divë por e mahnitshme dhe shihet se po relaksohet mjaft me dy meshkujt më të bukur të jetës së saj.

Tomas Kalaj prezanton projektin e tij të parë, këngë mjaft e bukur

Ai është një artist i ri por pasioni i tij për muzikën e ka nisur që kur ishte i vogël e madje me zë të bukur por edhe të shkolluar. Ky është djaloshi nga Tuzi i Malësisë, Tomas Kalaj i cili për projektin e tij të parë muzikor që sapo është publikuar ka zgjedhur bashkëpunëtorët më të mirë që nga teksti krijuar nga Fatmir Muja, orkestrim dhe muzika nga Florent Boshnjaku e deri te klipi i bukur realizuar nga Mproduction. Kënga është mjaft e bukur dhe ashtu siç ka dhe titullin “Ja ka vjejt” ia vlen të dëgjohet.

A është i mundur modeli Albin Kurti në Maqedoni?

Efekti që prodhon modeli Albin Kurti në Maqedoni, është më i kapshëm nëse shndërrohet në frymëzim, por jo si kopjim. Sikur të tentojë dikush të merr në dorë daltën për të formësuar një model të ngjashëm, do ti duhet një “material” tjetër dhe jo ky që është aktualisht. ‘Albin Kurtët’ e Maqedonisë gabimisht i projektuan betejat e tyre politike, sepse ata luftonin për pashallëqe lokale. Në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë Albin Kurti mund të vijë vetëm si jehonë e një diskursi që solli ndryshimin, si refleks i një efekti, por jo si model, sepse modelet janë unikate vetëm atëherë kur ndjekin rrugë autentike, specifike dhe të parrahura më parë. A ka në Maqedoni rrugë të tilla dhe kush duhet t’i rrahë ato?

Nga Emin AZEMI

A është e mundur rishfaqja e modelit të Albin Kurtit në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni? Kjo pyetje bëhet aktuale sidomos tani kur në Kosovë ndodhi një përmbysje totale e konfigurimit politik, së cilës i parapriu një përpjekje e pareshtur dhe pa kompromis e Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin. Pak veta mund të dëgjoni të thonë se këtë përmbysje e bëri Lidhja Demokratike e Kosovës. Madje kjo e fundit deri dje ishte rivale e LVV-së dhe as që denjonte të merrte si model metodikën e saj të marrjes së pushtetit. Ajo konsideronte se e i mjafton filozofia e saj politike që buron në ‘rugovizëm’, për të qenë e përgatitur në betejat elektorale që do ta sillnin aty ku është tani.
Në Kosovë, ndryshimi erdhi për shkak se Lëvizja Vetëvendosje e kurorëzoi me sukses mobilizimin politik të masave, që rezultoi në një bilanc zgjedhor që i mjafton asaj, bashkë me LDK-në, të bëhet bartëse e proceseve politikbërëse në mandatet e ardhshme qeverisëse.
Çdo bilanc tjetër zgjedhor, madje edhe sikur LDK-në ta nxirrte në krye të procesit, nuk do të quhej ndryshim. Pikërisht kjo renditje e forcave politike në listën e fituesve dhe humbësve në këto zgjedhje, ku LVV del e para, krijon diferencën dhe e bën këtë proces zgjedhor historik për faktin se legjitimoi, përmes vullnetit popullor, një ndryshim të shumëpritur i cili nuk do të mund të ndodhte pa Albin Kurtin dhe ‘armatën’ e tij politike që sfidoi ‘epokën e komandantëve’ në kushtet e një vullnetarizmi të pastër, pa privilegjin dhe favorin më të vogël që e kishin aktivistët dhe lobistët e partive në pushtet.

KOPJIMI ËSHTË STËRKEQJE E MODELIT

Po në Maqedoni, a është e mundur rishfaqja e modelit të Albin Kurtit?
Së pari, nëse një model kopjohet, prodhimi që del nga ky kopjim nuk mund të jetë burim frymëzimi për ndonjë aksion të njëmendët politik.
Së dyti, skena politike e shqiptarëve në Maqedoni është aq inerte dhe aq jokreative, sa që çdo përpjekje për të kërkuar modelin Albin Kurti brenda kësaj skene, del karikaturë.
Së treti, opozitarizmi politik shqiptar në Maqedoni ka ndjekur një rrugë të çuditshme të dritë-hijeve, duke u bërë më tepër objekt betejash politike brendashqiptare, se sa një përpjekje serioze për të sfiduar partitë politike maqedonase. Si mund të instalohet modeli Albin Kurti në këtë batak idesh jetëshkurtëra?
Së katërti, mendimi opozitar shqiptar në Maqedoni nuk kaloi nëpër një zhvillim normal të debatit qytetar, ku do të përfshiheshin edhe grupe e individë, të pakënaqur me partitë në pushtet dhe për rrjedhojë, opozita shqiptare në Maqedoni në vend se të bashkohej, ajo u përça dhe u kapilarizua në interesa tepër të ngushta që binin ndesh me angazhimet dhe synimet për një alternativë të njëmendët politike.
Së pesti, politika shqiptare në Maqedoni nuk arriti ta ridimensionojë fuqinë ndikuese të intelektualëve në politikë. Kjo qasje tepër e ngushtë që kishte për bazë ekskluzivisht përshtatshmërinë dhe dëgjueshmërinë partiake në dëm të kapaciteteve intelektuale e krijuese shqiptare, i bëri dëm të pariparueshëm politikbërjes shqiptare në Maqedoni. Kjo zhveshje e politikës nga bagazhi intelektual i ndihmoi procesit të degradimit të ideve nga niveli i shteformimit në skema koniukturale që kushtëzoheshin prej marrëdhënieve politike të partneritetit shqiptaro-maqedonas brenda koalicioneve bashkëqeverisëse. Një skematizim i tillë i organizimit politik të shqiptarëve, solli surrogate të papëlqyeshme të teknologjisë së pushtetbërjes, duke nxjerrë në pah pragmatizmin partiak para kauzave afatgjate kombëtare dhe duke sjellë si model aktivistin me shkollë nate që caktonte fatet e ngritjes në karrierë të fakultetlinjëve.

VET OPOZITA I DOGJI KAUZAT ‘ALBINISTE’

Modeli Albin Kurti ka qenë dashur të ndodhë shumë më herët në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni. Mirëpo sa herë që bëheshim gati ta presim këtë model, në deriçkat e qeverive futeshin partitë opozitare shqiptare, të cilat saora digjnin kauzat ‘albiniste’ dhe shndërroheshin në flutura të djegura që jepnin shpirt posa binin në kontakt me kolltuqet e ngrohta të pushtetit. Mjaftonte një karamele kryeministrore për të joshur orekset e pashuara pushtetore të opozitarëve që nuk kishin synim ndryshimin e gjendjes por retushimin e saj.
“Albin Kurtët” e Maqedonisë gabimisht i projektuan betejat e tyre politike, sepse ata luftonin për pashallëqe lokale, njëri në Gostivar e tjetri në Strugë, duke e lënë një ‘terra incognita’ qëllimin final i cili mund të arrihej vetëm nëse mobilizimi politik kapte një gamë të gjerë njerëzish, idesh e veprimesh të guximshme, që do të udhëhiqeshin nga një qendër e vetme politike e shqiptarëve. Shkupi dikur ishte selia e diplomacisë dhe politikës mbarëkombëtare e Hasan Prishtinës dhe nuk kishte nevojë në vitet e mëvonshme të kërkohej ndonjë provincë për ta zëvendësuar atë. Nëse Dardania e dikurshme krenohej me Shkupin si kryeqendër, pse kjo të mos ndodhte edhe më vonë, dhe pse kjo të mos praktikohej nga ata që duan ta kopjojnë Albin Kurtin. Por si duket vetëm në formë, jo edhe në përmbajtje.

A është i mundur të ndodhë modeli Albin Kurti në skenën politike të Maqedonisë? Kjo është e mundur, nëse ndiqet një rrugë krejt tjetër, e parrahur deri më tani nga kopjuesit e politikave afatshkurtëra që opozitarizmin e këmbenin me një kolltuk ministror dhe , tre, katër poste drejtorësh.
Kjo është e mundur nëse gama e njerëzve të papërfaqësuar nëpër parti politike, sidomos moshat prej 25-35 vjeç, është më e gjerë dhe më dinamike se ambiciet afatshkurtëra që reduktohen brenda luftërave për pushtet, të ligështuar nga mungesa e etikës së përfaqësimit dinjitoz. Pushtetet e tilla të shqiptarëve në Maqedoni gjithmonë kanë tingëlluar si tenxhere të zbrazëta, që kanë lënë të uritur shumë kënd që ka pritur ndonjë ndryshim përmbajtësor.

ÇFARË KONKURRENCE I NEVOJITET BDI-së?

Nuk është e domosdoshme të ndiqet modeli i Albin Kurtit për të ndodhur këtu ndonjë ndryshim. Sepse modele të tilla jo vetëm se nuk ka, por edhe sikur të tentojë dikush të merr në dorë daltën për të formësuar një model të tillë, do ti duhet një “material” tjetër dhe jo ky që është aktualisht.
Mjafton të ngritët në një rrafsh më lartë përgjegjësie dhe bashkëveprimi kauza opozitare, e cila mobilizimin politik nuk do ta konsideronte vetëm si synim, por edhe si mision. Meqë ra fjala, Albin Kurti disa herë e kishte shansin të ulej në kolltuqet e ngrohta të qeverisë, por ai e refuzoi këtë në emër të një misioni afatgjatë që e kishte projektuar, jo për të ardhur me çdo kusht në pushtet, por për ta merituar pushtetin me moralin e njerëzve që luftojnë jo për mirëqenie individuale të kusherive dhe akrabave, por për vizionin e një shoqërie e cila u jep favore edhe atyre që jo domosdoshmërish duhet të jenë të lidhur me pushtetin. Një pushtet që të detyron të zëvendësosh diplomën universitare me librezën partiake, e meriton ta bësh kakën mu në maje të atij pushteti.
Efekti që prodhon modeli Albin Kurti në Maqedoni, është më i kapshëm nëse shndërrohet në frymëzim, por nëse shkohet me çdo kusht në kopjim, atëherë tentativat do të jenë të barabarta me rrahjen e ujit në havan. Sa i përket modeleve, shqiptarëve të Maqedonisë nuk iu kanë munguar në të kaluarën, duke filluar nga Skënderbeu e deri te Ahmet Zogu e Enver Hoxha, por sa herë që janë provuar të aplikohen në skenën e këtushme politike, kanë dalur të dështuar. Deri më tani kanë funksionuar vetëm ato organizime politike që kanë qenë rezultat i reinkarnimeve të mëparshme ideologjike e partiake, të cilat pastaj kanë rezultuar në një ngrehinë amalgamesh e prurjesh, siç është rasti me BDI-në e tanishme, prejardhja politike e ideologjike e së cilës buron sa në UÇK, po aq në LPK, në PPD, dhe më pak në PDSH dhe ndokund tjetër.
Ata që arrijnë ta konkurrojnë jo me formë por me përmbajtje BDI-në, jo me poza por me qëndrime, jo me bërryla por me tru, pa pasur nevojë të huazojnë kurrfarë modeli nga jashtë, do ti bënin një shërbim të madh kauzës kombëtare, por edhe vet Albin Kurtit, sepse ai më tepër ka nevojë për ndjekës që frymëzohen nga ai, se sa për kopjues të tij.
Në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë Albin Kurti mund të vijë vetëm si jehonë e një diskursi që solli ndryshimin, si refleks i një efekti, por jo si model, sepse modelet janë unikate vetëm atëherë kur ndjekin rrugë autentike, specifike dhe të parrahura më parë.
A ka në Maqedoni rrugë të tilla dhe kush duhet t’i rrahë ato?

Në kuadër të sesionit vjetor të NATO-s në Londër, Dimovski takon Poroshenkon dhe shumë delegacione të huaja: Kërkuam ratifikim të Protokollit

Londër, 14 tetor – Në sesionin vjetor të NATO-s në Londër, krahas aktiviteteve të delegacionit nga Maqedonia, kemi realizuar takime të rëndësishme bilateral me delegacionet e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.

Rëndësi të madhe i kemi dhënë takimit me delegacione me shtete anetare të NATO-s të cilat ende nuk e kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit si SHBA, Itali, Islandë dhe Holandë ku edhe morrëm besimin se së shpejti edhe ato do të ratifikojnë protokollin në një afat sa më të shkurtë kohorë.

Krahas takimeve me këto delegacione, kemi realizuar takime edhe me kryetaren e AP të NATO-s Medlin Mun, delegacionet nga Greqia, Ukraina, Serbia, Austria, Letonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Arta Nitaj dhe Lil Vlora yje në Beaty Lil Lipstick

Njëra është bukuroshe e njohur e show-bit e tjetra një femër yll në punën që bën. Po flasim për Arta Nitaj dhe Lil Vlora të cilat kanë pozuar mjaft bukur para aparatit të fotografit të njohur Jeton Bylykbashi duke reklamuar magjinë e bukurisë për femra Beaty Lil Lipstick e në fajt vetë Lil Vlora është brendi i këtij produkti ku tashmë falë bukurisë së saj është dhe imazh ku së bashku me Artën në këtë foto do të jetë poster reklamë kudo.

‘Miss Serbia’ i shkon në konak biznesmenit kërçovar, bëjnë bashkë shqiponjën

‘Miss Serbia’, Irina Jovanka ka qenë e ftuar në Zvicër vetëm pak ditë më parë ndërkohë që gjatë qëndrimit atje ajo ka vizituar edhe ‘Shisha Palace’, lokal shumë i famshëm atje i biznesmenit kërçovar Fatmit Mehmedi. Pas qëndrimit aty, bukuroshja serbe dhe biznesmeni shqiptarë duket se nuk e kanë pasur aspak problem që të bëjnë edhe shqiponjën bashkë ndërkohë që foton të shpërndajnë dhe në rrjetet sociale…

Fenomeni Albin Kurti

Mundësia për të vazhduar ta lexojmë Gëten, pa rënë në kurthet që mund të ngre Mefistofeli, është e barabartë me çdo shans që profili politik i Albin Kurtit e shndërron në aksion për të ndryshuar komplet stilin e politikbërjes në Kosovë. Prandaj të ëndërrojmë si Gëte e të refuzojmë të mendojmë dhe veprojmë si Mefistofeli, sepse po hyjmë në epokën e Albin Kurtit, në akademinë e tij ku fotokopjet e shkollave politike i kanë shndërruar në skrap.   

Albin Kurti nuk vjen nga shkollat aktuale politike të Kosovës. Ai është një ‘siu generis’. Një model i pakopjueshëm bashkëveprimi në mes të intelektit dhe guximit, në mes të etikës dhe përgjegjësisë. I ndodhur diku në kufirin që ndanë mendësinë politike që prodhoi ‘rugovizmin’ nga refuzimi i nënshtrimit që prodhoi UÇK-në, Albin Kurti, ndonëse i etabluar për një kohë  pranë ‘institucionit Adem Demaçi’, megjithatë, më tepër u  frymëzua nga teoria politike e Ukshin Hotit dhe doktrina revolucionare e Hasan Prishtinës.

Sido që të jetë, Demaçi për të ishte ‘totemi’ urban i Prishtinës që ndante skemën mentale publike të fundviteve të nëntëdhjeta midis  atyre që rrezikonin jetën pritave për të hequr qafe ndonjë uniformë serbe, dhe atyre që nën avujt  e makiatos rrëfenin prajshëm për refuzimin estetik të Rugovës.

Albin Kurti vjen nga fryma e padëgjueshmërisë studentore, për t’u shndërruar në opozitar jetëgjatë kundrejt gjithë sistemeve që deformonin hierarkinë pozitive të vlerave. Ai është shembëlltyra e anististemit kosovar, kurs opozitarizmin e tij, si imazh dhe si diskurs, afër mendsh që do ta hasni edhe për një kohë të shkurtër në krye të Qeverisë. Por jo gjatë.

Një plak madje gjatë fushatës zgjedhore e kishte lutur kryetarin e LVV që të mos e lëshonte frontin opozitar, sepse do ta merrte malli ta shihte Albin Kurtin e protestave dhe rebelimeve politike nëpër institucionet e vendit. Shkurt e shqip, Kosovës do ti mungojë një kohë të gjatë karizma e djaloshit opozitar që për disa vite me radhë integroi në frymën politike algoritmin e mosnënshtrimit. Mjerë ata që do të tentojnë ta imitojnë.

Skepticizmi i tepruar dhe mosbesimi ndaj Albin Kurtit, i hasur nëpër disa shkolla të deplasuar të mendimit publik në Prishtinë e Tiranë, burimin e ka te refuzimi për të kuptuar se Kosova din dhe mund të lindë një politikan që paraqet model në vetvete, i cili nuk ka pasur nevojë të anëtarësohet në ndonjë parti për të përvetësuar zejen e politikës. Nga kush të mësonte?! Ai këtë zeje e mësoi duke lexuar me vëmendje ritmin e humbur të politikave pararendëse dhe cingërimen e kambanave për proceset që duhet të vinë, prandaj do të duhej të marrin fund retorikat shpresëhumbëse të stilit ‘këtë e kemi dëgjuar edhe më herët’, sa herë që Albin Kurti premton diçka, që të tjerëve, ose iu duket deja vu, ose e paarritshme, ose qesharake, siç pretendon Vuçiqi teksa refuzon ta komentoj idenë e tij për reciprocitet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Albin Kurti, si imazh, si ide dhe si veprim, ishte gjatë kohë i pranishëm në kujtesën e njerëzve. Kjo bashkëjetesë e Kurtit me ndërgjegjen kolektive të kosovarëve, ishte projektuar në kushte gati të jashtëzakonshme, gjithmonë me koston e lartë të anatemimit dhe refuzimit që injektohej nga makineria e pazargjinjëve mediatik, madje edhe e disave që tash iu kanë ngjitur Kurtit atje dikund ku përfundon kurrizi dhe fillon ‘deponia’ e pazareve të reja. Paraqitja e Kurtit si ‘antiperendimor e antiamerikan’, si ‘dhunues i institucioneve të shtetit’, si ‘ekstremist i majt’, si ‘islamist’, si ‘armik i shtetësisë së Kosovës dhe simboleve të saj’ etj. etj. ka kushtuar si propagandë më shumë se të gjitha fushatat bashkë kundër korrupsionit e nepotizmit. Sikur pazargjinjtë mediatik të Prishtinës, përfshi edhe këta që e kanë kaluar pragun e katarsisit moral, të ishin bërë bashkë në sensibilizimin e politikës për rimëkëmbjen  e shëndetësisë kosovare, sot spitali i  Zhan Mitrevit dhe ai  Sistinës në Shkup do të ishin detyruar të mbylleshin. Vetëm një politikë e çoroditur kosovare ka mundur të prodhoj mirëqenie të dhjamosur për shëndetësinë private të një shteti fqinj. Kjo havari sistemore që ka lënë aq shumë pasoja në shëndetin e njerëzve, me Albin Kurtin merr fund.

Haxhifevzimi i diskursit publik, që Serbinë e merr si kuotë orientimi e referimi edhe për politikat e brendshme të Kosovës, në vend se të ndodhte kundërta, ka krijuar një disnivel enësh qarkulluese në hapësirën publike,që bartin, në njërën anë, ajrin e freskët që sjell fryma e Albin Kurtit në politikën kosovare dhe, në anën tjetër, limfën moçalore si lëndë e parë për të gjitha mpiksjet në kapilarët e politikave të padinjitetshme kundrejt Beogradit.

Ky haxhifevzimi miniperandorak mediatik në vend se të kishte elaboruar në detaje pasojat e rinegocimit të statusit të Kosovës me Beogradin, në tavolinat e dyshimta, përkundrazi më tepër u mor me teori konspiracioni për pasojat që mund të sjellka instalimi i Albin Kurtit në skenën zyrtare politike të Kosovës.

Në qëndrimet zyrtare të BE një kohë të gjatë kishte dominuar vlerësimi se në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe mundësinë e rinegocimit të statusit të saj. Futja e Kosovës si temë interne e Serbisë dhe përjashtimi i saj nga fabulat tragjike për të pagjeturit dhe nga matematikat mbi reparacionin, ka qenë një nga dështimet lapidare të atyre pazargjinjëve mediatik që sot nga Albin Kurti kërkojnë të realizojnë objektiva madhorë, të cilat nuk janë arritur për një periudhë njëzetë vjeçare. Në vend se të gjenin autorët e rinegocimit të statuti të Kosovës, këta pazargjinjë kërkojnë nga Albin Kurti të na i shfaq veprat që nuk i ka shkruar ende.

Nga diskursi publik i Kosovës një kohë të gjatë ishte përjashtuar raportimi për vendet kryesore të Bashkimit Evropian, të cilat e kishin njohur Kosovën dhe i kishin paraqitur vërejtje Serbisë se rruga e saj drejt integrimeve evropiane nuk do të mbetet pa pasoja nëse Serbia insiston që të ketë rinegocim të statusit të Kosovës.  Kjo kishte ndodhur sidomos në korrik të 2010-tës kur ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kishin diskutuar rreth Kosovës, pas shpalljes së mendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës ‘Deklarata e Pavarësisë nuk është në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare’.

Ata që ka qenë dashur ta etablojnë këtë diskurs në realitetin mediatik të Prishtinës, janë marrë me rreziqet dhe pasojat që mund të vijnë nëse Albin Kurti ngjitet në pushtet, bashkë me ‘miqtë’ e tij nga Rusia, Irani, Kamboxha, Koreja e Veriut etj. (!).

Nëse dikush ka iluzion se ardhja e Albin Kurtit në krye të politikbërjes kosovare  mund të ketë efekte çudibërëse brenda natës të dr. Faustit, kjo pastaj përjashton çdo normë normale të matjeve, sidomos në parametra kohorë që dikush ka dëshirë t’i përkthejë si efekte të rrufeshme që mund të sjellë ndryshimi. Por, mundësia për të vazhduar ta lexojmë Gëten, pa rënë në kurthet që mund të ngre Mefistofeli, është e barabartë me çdo shans që profili politik i Albin Kurtit e shndërron në aksion për të ndryshuar komplet stilin e politikbërjes në Kosovë.

Prandaj të ëndërrojmë si Gëte e të refuzojmë të mendojmë dhe veprojmë si Mefistofeli, sepse po hyjmë në epokën e Albin Kurtit, në akademinë e tij ku fotokopjet e shkollave politike i kanë shndërruar në skrap.

Rikthimi i fuqishëm i Sami Pacollit në industrin muzikore shqiptare (Video)

Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një shikim ‘vrastar’ dhe butësi në interpretim, shoqëruar nga një vokal prej një ylli të vërtet. Sami Pacolli quhet këngëtari i cili kohëve të fundit ka shkëlqyer në industrinë muzikore shqiptare, si një premtim serioz që i bëhet të ardhmes, duke i thënë se profesionalizmi do të jetë i pranishme si në nivelin artistik ashtu dhe atë të paraqitjes skenike. Me zërin e ti të ëmbël e melankolik ka befasuar në secilin interpretim . Kënga e re nga Sami Pacolli eshte Dashuri (cover ) Kënga menjeher pas publikimit është vershuar nga komentet pozitive . Përndryshe Sami Pacolli është aktiv në koncerte, dasma e ahengje familjare në Europe, Amerik e Kanada.

Elezi: Kuvendi miratoi rebalancin e buxetit per vitin 2019

Pas një debati 10 ditorë në komisionin për financa dhe buxhet dhe seancë plenare u miratua rebalanci i buxetit për vitin 2019, në të cilin u pranuan 57.4 milion denarë amandamente gjithësejt nga deputetët e kuvendit, potencoi kështu zëvendës ministrja e financave, Dr. Shiret Elezi.

Ky Rebalanc ndaj qytetarëve siguron mbështetje për paga më të larta për punonjësit e sektorit privat, paga më të larta për punonjësit e administratës publike, më shumë fonde për të mbështetur masat aktive të punësimit për qytetarët e papunë dhe më në fund, në më pak se tre muaj, qytetarëve do ju kthehen paratë e para përmes projektit TVSH-jaime. Dhe ky nuk është përfitimi i vetëm i këtij projekti, sepse përmes TVSH-jaime qytetarët mbështesin drejtpërdrejt luftën për të ulur ekonominë gri, bashkë me shumë masa tjera qeveritare.

Siç theksoi zëvendës ministrja, synimet e përcaktuara për vitin 2019 synojnë plotësisht arritjen e prioriteteve kryesore të shoqërisë: nivele më të larta të rritjes ekonomike, rivitalizim 3.5%, ngritje të standardit të jetesës së popullatës, arritje të niveleve më të larta mbi drejtësinë sociale dhe intensifikimin e proceseve integruese në BE dhe NATO. Ajo gjithashtu rikujtoi rritjen e pagës prej 5% në administratën publike, shëndetësi, arsim, kopshte, polici, kulturë, mbrojtje dhe në aktivitete të tjera të administratës publike.

Të ardhurat totale me ndryshimet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë Veriore për vitin 2019 janë planifikuar në nivelin prej 210.5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale përcaktohen në 228.2 miliardë denarë. Në kuadër të kësaj, deficiti mbetet i pandryshuar në krahasim me buxhetin e planifikuar, përkatësisht pozicionohet në vlerën 17.7 miliardë denarë, ose 2.5 përqind të BPV-së.

 

Elezi theksoi se me ndryshimet janë rialokuar fonde në mesin e përdoruesve të buxhetit, kanë ulur ozicione të caktuara në shpenzimet kapitale të përdoruesve të buxhetit që kanë regjistruar një ritëm të ngadaltë të realizimit, veçanërisht në projektet e financuara me linja kredie të huaja, duke audituar të ardhurat që shfrytëzuesit e buxhetit realizojnë në llogaritë e veta, duke ulur shpenzimet e interesit për 924 milion denarë, në përputhje me përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë së Financave për të ulur normat e interesit për huamarrje dhe aktivitetet tjera të cilat ishin në kuadër të debatit në Kuvend.