Zekolli: BDI është parti shtetformuese; Aleanca, Besa dhe Alternativa janë parti mahallo-jaranike

Gjendja kaotike dhe ashpërsia e përplasjeve në kampin politik opozitar shqiptar, nuk është rezultat dhe paralajmërim se fronin qeveritar e kanë të kapshëm, por refleksion i luftës së pakursyer se cila nga tre-katër partitë do të jetë partia më e fuqishme opozitare – afër partisë në pushtet BDI, shkruan Arsim Zekolli për Dojçe Vele.
 
Përveç vërshimeve me shkurtesa partiake dhe deklarata bombastike, ndryshimi i vetëm është se për dallim nga ciklet e mëparshme kur PDSH ishte mbrojtës i pakompromistë i jorganit opozitar, tani për atë “nder” po luftojnë Zijadin Sela, Billall Kasami, Afrim Gashi dhe – nënkuptohet – vetë Menduh Thaçi. Qoftë edhe nëse pak kohë më parë ekzistonte mundësi teorike për bashkim të të lartëpërmendurve për të dridhur dominimin e integristëve, tani veçmë është e njohur se edhe koalicionimi mes të përmendurve (plus LSDM) nuk do ta fitojnë partinë e Ali Ahmetit. Në ndërkohë, përderisa presim demant konkret të këtij konkluzioni, është e drejtë që të orientohemi kah arsyet që sollën deri në këtë situatë. Në të cilën opozita arriti që nga e përfunduara të bëjnë veresi, ndërsa BDI-në ta bëjnë edhe më të fuqishme pas të gjitha goditjeve që nuk e vranë.
 
Patriotizmi folklorik
 
Si e para, Bashkimi Demokratik për Integrim sot është parti politike e klasës së re të mesme të formuar shqiptare të përbërë nga byrokracia administrative, mikro rrjeti ekonomik dhe gjeneаlogjia politike. Kjo për dallim nga mikro – kozmoset mahallo – jaranike të grupacioneve ABA (Aleanca, Besa, Alternativa) nuk bazohet në mangupët ekskluziv lokalo – patriotik, por në bashkimin sindikal të politikave autonome lokale dhe rrjetëzimin e tyre në fuqi të përbashkët politike dhe ekonomike. Në ndërkohë, grupacioni ABA ende vegjeton mbi thërrimet e kohës së Gruevskit dhe fjalorin e vjetëruar të qarjes dhe patriotizmit folkorik, pa ndjesi për ndryshimet që kanë ndodhur në ndërkohë dhe paaftësinë për fraksionim të brendshëm inkluziv.
 
Si e dyta, Bashkimi Demokratik për Integrim me shkathtësi pozicionohet si bartës i modernizmit social para Shqiptarëve dhe mbrojtës i interesave shqiptare para maqedonasve. Në praktikë, kjo nënkupton se BDI-ja është subjekt politik i pavarur dhe vet i mjaftueshëm, i barabartë me LSDM-në dhe VMRO – DPMNE dhe me njësi të shpërndarë matëse në trekëndëshin e etabluar, për dallim nga grupacioni ABA – të bashkuar ose të ndarë – e cila nuk po e fsheh atë se suksesi i tyre determinohet nga zgjedhja e LSDM-së ose VMRO – DPME-së. 
 
Me këtë ky grupacion jo vetëm që prej në fillim dhe pa vetëdije e pranon pavarësinë e saj diskutabile por edhe e imponon përshtypjen se ata janë në mënyrë ekskluzive dhe absolute opozitë vetëm e BDI-së, por jo edhe i LSDM-së dhe/ose VMRO-DPME-së dhe i politikave të së kaluarës / tashmes së tyre. Respektivisht, heshtja e Selës, Gashit, Kasamit për pozicionimet e Mickovskit dhe skandalet e kabinetit të Zaevit vetëm e amplifikuan zërin e integristëve.
 
E treta, Bashkimi Demokratik për Integrim (siç paralajmëruam) tashmë e ka tejkaluar kategorinë e një partie thjesht etnike dhe në mënyrë të hapur aspiron të përfaqësohet dhe pranohet si parti mbrojtëse e shtetit sipas modelit të partive politike qeveritare maqedonase. Qëndrimi i Ahmetit se “shqiptarët nuk janë të diskriminuar” dhe se parakusht për koalicionim është gatishmëria të pranohet të tre marrëveshjet është demonstrim me dy takte të reformës së brendshme politike dhe refaktorizim të jashtëm politik. Për dallim nga grupacioni ABA, e cila ndoshta nga injoranca ose përulja ndaj shpëtimtarëve të tyre shpresëdhënës LSDM dhe VMRO – DPMNE ende nuk ka krijuar, as proklamuar qëndrim mbi realitetin e ri politik në vend dhe principet e jashtme politike mbi të cilat do të mbijetonte qeveria.
 
BDI përsëri do të përfitojë
 
E katërta, falë mentalitetit të mahallës së ABA dhe merakun e LSDM-së për poltronë policor, religjioz dhe politik nga gjysmë bota shqiptare, BDI po arrin të imponohet si paralajmërues i diskursit etno-liberal në shoqërinë shqiptare dhe në veçanti ndaj lidhje urbane të Shqiptarëve të cilat nuk janë të bindur nga oferta e opozitës shqiptare dhe po ndihen të mashtruar nga qytetarizmi i rrejshëm i Zoran Zaevit dhe në veçanti të zgjedhurit e tij shqiptarë të cilët deri pak më parë arritën të tërheqin vëmendjen e popullit e cila ishte e rezervuar për Grubin, Mexhitin, Durakun etj. Kuptohet diskursi etno – liberal është padyshim paraqitje e rrejshme e BDI-së, por gjithsesi më e pranueshme se moralizmi i rrejshëm religjioz i Kasamit dhe Gashit, neo-nacionalizmit romantik të Selës, mangupllëku komik i Thaçit dhe qytetaria klienteliste të Zaevit.
 
Si e pesta, përfshirja direkt e BDI-së në mbijetesën, krijimin dhe manipulimin me secilën nga këto katër parti opozitare shqiptare, si dhe dëshmimi direkt për “principet qytetare” të LSDM-së dhe kualitetin e “maqedonizimit” të VMRO-DPMNE-së sjell në përfundimin se edhe nëse shkon në opozitë, ndikimi i BDI do të jetë jo vetëm i ndjeshëm, por edhe shpesh vendimtar për proceset politike në vend. Ky fakt ka filluar të merr rëndësi në dritën e dilemave të rradhës që do ta diktojnë gjendjen e kampusit maqedonas dhe nevojën për bashkësinë ndërkombëtare në kampusin shqiptar që të sigurohet një farë lloj paqeje përmes një partie politike që ka shprehur qëndrime të qarta. Po, BDI përsëri do të përfitojë përmes vështrimit miopik stabilizues të përendimit. Por, për herë të parë pas këtyre 20 viteve, faji për këtë qëndron tek opozita shqiptare dhe tek partitë politike maqedonase dhe tek mediumet, papjekuria e të cilëve ua siguroi atë aurë të stabilokratëve pakonkurrencë.
 
BDI nuk është fajtore edhe pse është bashkëpunëtor real në turbullirat e Thaçit dhe përpjekjet e tij që Kasami, Gashi dhe Sela të mos marrin nga ai rolin e opozitarit sipas qejfit të Ahmetit. Aventurat e tij në TV21 janë vetëm verzion i update-tuar të “sms porosive të famshme” të Zaevit një natë para zgjedhjeve të vitit 2016 dhe partneritetin e atëhershëm me Sasho Mijallkov. Për fat të keq të tij, në euforinë për të qenë sa më bindës para publikut të ngopur, z. Thaçi arriti që bindshëm dhe në mënyrë efektive t’ua dëshmojë dhe t’ju jep argument PDSH-së dhe VMRO-DPMNE-së se pse PDSH nuk është parti mjaftueshëm serioze për anëtarësim në aleancën e partive popullore evropiane. Kështu, për të disatën herë me rradhë, Menduh Thaçi arriti që ta driblojë të gjithë publikun mediatik dhe në fund përsëri të shënojë gol në rrjetën e tij.
 
Dinjitoz ndaj shkollës politike që i përket, Zijadin Sela, arriti në mënyrë vullnetare të përjashtojë rolin për të qenë shtylla e re morale, mobilizuese dhe e pavarur kah i cili do të gravitojnë votuesit të lodhur nga qeverisja e BDI-së. Ai e pranoi për herë të dytë, rolin e partnerit me personazhe dhe parti që modelet e vetme të mbijetesës kanë të llogariten të barabarta për nga popullariteti dhe pranueshmëria si Aleanca. Ironia e së ardhmes është se Zijadin Sela po e shijon situatën identike që solli deri në shkëputjen e tij nga PDSH-ja pas fitores së tij në zgjedhjet lokale në Strugë dhe humbjen e PDSH-së në Tetovë. Në situatën e sotme të kopjuar, Sela është në qetësi dhe në çdo hap i ndjekur nga ambiciet e Arben Taravarit, predispozita gostivarase e të cilit nuk kontribuon aq shumë kah përforcimi i konceptit bashkues, supra – lokal, social dhe etnik i Selës. Parë nga ky këndvështrim, e vërtetë është se edhe Tirana dhe Prishtina kishin simpati për ngritjen e Selës. Por pikërisht Taravari ishte i pari që e paraqiti atë predispozitë, në pikëpyetje është nëse një simpati e atillë është e drejtuar kah Aleanca ose kah Sela personalisht.
 
Simpatia e atillë mund të tejkalojë forma të ndryshme të reformatimit, varësisht nga ajo se për cilat nga rrymat e çmendura të Besës do të orientohet Sela si partner i mundshëm koalicioni. Bashkëpunimi me Besën e Bilall Kasamit, mund ta përforcojë kartën fituese në Tetovë dhe pjesërisht në Shkup dhe në Gostivar, me pasoje të patjetërsueshme për Taravarin, cili preferon bashkëpunimin me Besën Alternative të Afrim Gashit, e cila nuk mund të lavdërohet me përkrahje të theksuar as në Shkup e ku më në qytetet tjera. Vendimi i Selës për rrymat e armiqësuara të Besës, mund të ketë ndikime më të thella dhe më të gjëra që mund të ndikojnë edhe në vetë Aleancën. Afrimi kah Alternativa proerdoganiste e Gashit mund ta hap temën për ndikimin indirekt të Ankarasë nëpërmjet Edi Ramës, kryeministrin e preferuar të Rexhep Taip Erdoganit dhe Aleksandër Vuçiçit. 
 
Vëmendja e këtillë mund të shkaktojë edhe paralajmërim nga partnerët e perëndimit, që edhe ashtu paralajmërojnë se në përplasjet mes partive asnjë nuk është paraprakisht i vlerësuar si “padyshim properëndimor”. Dyfytyrësia e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së ndaj partive shqiptare dhe shqiptarëve në përgjithësi, vetëm në mënyrë të shtuar e përforcon predispozitën jo të dëshiruar, por logjit të Perëndimit që të preferojë bashkëpunim me ata që në kohë me turbulenca as nuk e prishin paqen nën kuvertën e anijes dhe as nuk lejojnë që admiralët ujorë maqedonas të lundrojnë jashtë rrugëve atlantike.
 
Inercioni i grupacionit ABA që të qëndrojë në gjatësinë e dallgëve të viteve 2014-16 shtrenjtë do tju kushtojë edhe atyre, edhe Shqiptarëve dhe mbarë shoqërisë. Opozita shqiptare me grindjet e tyre të papjekura dhe parapolitike, në mënyrë destruktive të ndihmuara nga LSDM dhe nga mediumet maqedonase, në mënyrë të suksesshme dhe të pariparueshme e kompromentuan dhe devalvuan të gjithë energjinë anti – BDI dhe naracionin që ishte i ndërtuar dhe cementuar nga disa personazhe krejtësisht tjerë, me aspirata krejtësisht tjera nga të përmendurit “reformatorë”. Pranofshin ato ose jo, ata janë vetë garantuesit e fitores së BDI-së. Personazheve autentik të anti-ahmetovizmit ju mbetet post-festum të sigurojmë që ajo fitore aq sa mundet të jetë е kushtueshme.

Këshilltari i ASH-së dëshiron që të pengojë rrugën Bllacë – Shkup? (Video)

Autostrada Bllacë-Shkup tani më merr dimesnion tjetër. Ajo do të nis të ndërtohet në pranverë ku edhe do të shkurtohet rruga për  në në Kosovë dhe anasjelltas. Siç mëson portali TetovaSot, shumica e banorëve të Bllacës janë pajtuar me çmimin për shpronsimin e tokës, përpos këshilltarit të ASH-së në Quqer Sandevë  i cili siç kuptohet ai dëshiron që ky projket të ketë edhe ngecje.

Jo, asnjëherë! Unë e ceka edhe në mbledhje se unë kërkoj 100 euro se është tokë e imja ‘dem baba dem’ edhe unë prej asaj kam jetuar. Nëse nuk na japin ne do të shkojmë edhe me gjyq. E ceka edhe në mbledhje që do të shkoj deri në Strasburg.është shprehur kategorikisht duke nënkuptuar edhe bllokimin e ndërtimit të kësaj rruge.

Nga ana tjetër Zëvendëskryeministri Bujar Osmani është shprehur se  banorët  nuk duhet të shikojnë vetëm përfitimet personale, por rëndësinë kombëtare dhe ekonomike që lidh Shkupin me Prishtinën.

“Vlerësimi do të bëhet korrekt ndaj njerëzve dhe sigurisht nuk do të dëmtohet askush në bazë të kornizës ligjore. E vërtetë është që qytetarët kanë të drejtë vetëm të ankimojnë vlerën, por jo edhe të ankimojnë të drejtën për ta dhënë tokën”, tha Osmani.

Drejtori i Byrosë për ekspertizë ligjore paralajmëroi se oferta banorëve do t’u dërgohet përmes postës.

Ka parcela që janë kryesisht me tokë pjellore, ka të tjera që janë tokë e thatë e pa punuar aspak dhe ka parcela që janë rreth rrugës. Sipas këtyre karakteristikave do të bëhet vlerësimi që do të jep çmimin dhe do tu bëhet shpagimi i banorëve të kësaj zone” është shprehur Valdet Xhaferi, Drejtor i Byrosë për Ekspertizë Ligjore.

Ndryshe dy kilometrave e  para të autostradës Bllacë Shkup , do të nisin nga pika kufitare deri tek mbikalimi i fshatit Bllacë e Epërme. Ky segment do të ndërtohet mbi rrugën aktuale, punimet pritet të nisin në pranverë dhe të zgjasin 18 muaj. Sipas projektit, kosto e 2 kilometrave është 12,2 milion euro pa llogaritur vlerën e 68 pronave që duhet të eksproperiohen. Ndërkaq, segmenti i dytë prej 10,5 km është në fazën projektuese dhe do të kushtoj mbi 105 milion euro. Për të tenderi pritet të shpallet pas një viti dhe punimet të zgjasin 36 muaj të tjerë. E gjithë autostrada Shkup-Bllacë do të jetë e gjatë 12.5 km, në të cilin do të ketë 8 viadukte dhe 4 tunele, e cila nuk do të jetë gati para viti 2023.

Skandal diplomatik: Aleanca për Shqiptarët, ofendon rëndë Kinën

ASH ja vazhdon me fushatën por po zhytet më thellë në skandale tjera duke i penguar së fundmi ndërtimi i shkollës në Reçicë që është më shumë një nevojë emergjente e nxënësve që mos ndjekin mësimin në shkolla tjera në zona më të largëta informon Tetova sot.Pas ofendimit të mijëra administratorëve “burekxhinj”nga ana e Taravarit ,tashmë vijnë me një tjetër skandal më të rëndë diplomatik. Është Kina në fokusin e tyre që ata e quajnë fallco donatorin e tyre.Kjo ka të bëjë me një reagim nga FRASH po për shkollën në Reçicë të vogël.

“Gjendemi këtu para shkollës fillore të lagjes Reçicë e Vogël, e cila siç u premtua në vitin 2013 u ndërtua nga donator kinez i cili është i pranishëm sot me ne në inaugurimin e kësaj shkolle. Mirëpo ashtu siç shihet, fatkeqësisht, donator kinezi si shumë mallra kineze doli se na paska qenë fallco”, thonë nga FRASH.Këta të fundit Zhvilluan një aksion simbolik në vendin kur duhet të ndërtohet shkolla fillore në Reçicë të Vogël.Kjo shkollë që po bëhet me aminin e BDI së nuk është se ASH nuk e do,por i pengon fakti që atë po e bën dikush tjetër,më saktë kundërshtari politik BDI.
dhe lidhe ne fund se Arber Ministri i Arsimit Arbër Ademi është ai që ka hapur tenderin për ndërtimin e shkollës në Reçicë dhe kjo tashmë ka marrë fund.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në faqen e tij të Fejsbuk-ut publikoi vendimin për ndërtimin e objektit të kësaj shkolle, e cila do të ju shërbeje nxënësve të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” të cilët deri sot kanë ecur me kilometra për të arritur në mësim.Ndërtimi është një nevojë jetike për më shumë se 1000 nxënës në atë zonë që do të marrin fund edhe udhëtimet e gjata për të ndjekur procesin mësimorë në shkolla tjera si ajo në Reçicën e Madhe dhe pjesa tjetër në shkollën “Naim Frashëri” në Tetovë.

Konferencë për media e Aleanca për Shqiptarët

Gepostet von Portalb am Samstag, 18. Januar 2020

Premierë/“Këngë për Hashim Shalen”, projekti i ri muzikor nga Armend Shala-Mendi (Video)

Muzika popullore është thesar shumë i qmuar i popullit shqiptar. Fal artisteve të që i rezistuan kohës ky zhanër muzikor po trashegohet brez pas brezi. Armend Shala është brezi i ri i artistëve nga familja Shala, pas shumë projektëve të suksesëshme Armend Shala ka vendosur që projektin e ri muzikor të ja dedikoi Agjës nga i cili dhe trashegoi talentin për muzik.

 

“Këngë për Hashim Shalen” këng kjo me tekst nga Milaim Islami, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Burim Krasniqi . Kjo këngë ka pak dit që është lansuar mirpo është vërshuar nga klikimet dhe komentet me nota shumë pozitive. Teksti shumë i veqant dhe vokali briland që Armend Shala poseto bënë që qdo notë muzikore e kënduar të perciell emocion të veqant

https://www.youtube.com/watch?v=OwjZFT8rlS4&feature=share&fbclid=IwAR0zh2Z3z98WnjwF3NOvX3KSS4x8mhQEGqGjDZ9pfmrFGpgGHGugtbvraoU

Kjo është koreografja shqiptare që u pranua zyrtarisht në “Global Dance Directory” në Paris!

Kemi dëgjuar herë pas herë për shkëlqimin e shqiptarëve nëpër botë dhe po ashtu për gjurmët, të cilat po ruhen me fanatizëm nga ata. Nuk janë të pakta rastet që përmes punës, përkushtimit dhe vullnetit, zëri i shqiptarëve të dëgjohet shumë larg përtej kufijve për tu rrokur me suksesin e për tu njohur pastaj si të zotë në profesionin e tyre. Në këtë valë të kohës që e vulosin vetëm momentet e bukura, ju bëjmë me dije se emrave të famshëm që kanë prekur botën, po u bashkohet dhe Rexhina Çuko. E njohur për pasionin e madh që ka për balentin, të cilit i është përkushtuar me trup e me shpirt, e pikasur teksa punonte me trupën e baletit në ambientet e ‘TV Klan’, bashkëpuntore e ngushtë me Ilir Shaqirin dhe emrat më të njohur të baletit në Shqipëri, me 2 akademi që kanë pasur bujë dhe në prag të hapjes së një tjetre, Çuko na tregon se është pranuar zyrtarisht në “Global Dance Directory”. Ne i urojmë suksese duke shpresuar se do e dëgjomë emrin e saj lart e më lart.

Grubi me super lajm për administratën: Ju njohim fakultetet dhe ju mundësojmë avansim

LAJM SUPER I MIRË që sjell 100% realizim të programit të premtuar nga ana e jonë në zgjedhjet e vitit 2016:
 
Ashtu siç premtuam edhe dje, por edhe më herët, sot në Kuvend i ndryshuam ligjet për të punësuarit në administratë dhe në sektorin publik.
 
Këto ndryshime mundësojnë:
 
Njohje e diplomave të të gjithë atyre administratorëve të shtetit dhe të sektorit publik, që janë punësuar me shkollë të mesme dhe në ndërmjet kohë kanë kryer fakultet.
Rrogën do ta marrin sipas nivelit të arsimimit që e posedojnë aktualisht.
Bëhet fjalë për të gjithë të punësuarit sipas këtyre dy ligjeve në pushtet qëndror dhe lokal, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, punë dhe politikë sociale, agjenci, fonde, institucione publike, etj.
 
Avansim në vendet e punës nuk pengohet më nga lëvizjet horizontale në vende të ndryshme pune. Kjo hao rrugën për avansim meritor të shunë administratorëve.
U tha, u bë!

Elezi: Vazhdojnë investimet nëpër komunat e Maqedonisë

Zëvendësministrja e Financave, Shriet Elezi njoftoi se “Komunës së Sarajit i ndahen dhe 12.7 milionë denarë për adaptim dhe zgjerim të ndërtesës së komunës, në suaza të projektit të MSIP të financuar nga Ministria e financave dhe Banka Botërore.

Ajo shton se disa muajve është bërë furnizimi me makinerinë speciale për mbledhjen e mbeturinave dhe kontejnerëve për mbledhje të mbeturinave në vlerë prej 7.3 milion denarë në gjithë territorin e komunës dhe me këtë investimi në komunën e Sarajit, sipas Elezit, tejkalon 19.6 milion denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shfrytëzues të këtyre granteve janë gjithsej 78 komuna prej të cilave 61 janë komuna rurale ndërsa 17 janë komuna urbane. Me mjetet e Bankës Botërore dhe IPA grantin financohen projekte infrastrukturore që sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, zhvillimin social dhe territorial të vendit dhe ndikojnë në zvogëlimin e dallimeve rajonale përmes ndërtimit dhe përmirësimin e infrastrukturës e mjediseve rurale. Që nga muaji korrik i vitit 2018, të gjitha 78 komunat nënshkruan marrëveshje për IPA grant me Ministrinë e Financave, me ç’rast disa komuna marrin pjesë me më shumë se një nën-projekt dhe kanë projekte në faza të ndryshme të zbatimit dhe e gjithë kjo konfirmon angazhimin e Qeverisë për të mbështetur projektet e ndryshme të komunave në vend”, sqaron mes tjerave zëvendësministrja Elezi.

William Walker e ndali Serbinë

Ismet Sylejmani

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diplomati i shquar, shefi i OSBE-së në Kosovë, figura e shquar botërore, personazhi historik e legjendarë William Walker është njëri nga burrat e mëdhenj të superfuqisë planetare, që e NDALI SERBINË!

500 vjet nën perandorinë turke dhe 100 vjet nën perandorinë serbe, Serbia, bëri gjithëçka të keqe, antinjerëzore e antihumane kundër popullit e kundër Kombit shqiptar!

Serbia vrau dhe preu, masakroi dhe shkatrroi, dhunoi e shpërnguli shqiptarët, që tua merrte çdo pëllëmbë toke e tua humbte nga faqja e gjeografisë dhe e globit Atdheun!

Kundër Serbisë pushtuese gjithë jetën e Tij, nëpër breza, në dekada e në shekuj, ka luftuar me heroizëm të pashembullt populli shqiptar!

Populli shqiptar luftën kurrë nuk e ka ndalë për tu pavarësuar nga Serbia pushtuese!

Edhe në kohën e perandorisë turke, edhe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, edhe në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqiperisë, edhe kur ndahej e copëtohej Shqipëria në Versajë, në Londër e në Berlin, edhe kur luftohej gjatë Luftës së Parë Botërore, edhe gjatë LANÇ në LDB, edhe gjatë shpërbërjes se ish-perandorise jugosllave dhe në fund edhe gjatë luftës së armatosur, çlirimtare e titanike të UÇK-së!

Vetëm gjatë luftës së UÇK-së, populli shqiptar i Kosovës arriti që në anën e tij të kishte aleat të madh superfuqinë botërore SHBA, dhe kjo u bë e mundur, jo vetëm për shkak të drejtësisë së luftës çlirimtare që zhvillonte UÇK dhe populli shqiptar, jo vetëm pse u derdh gjak e ranë heroikisht në vijat e frontit luftëtarët trima e legjendarë Dëshmorë e Heronjë të Kombit, jo vetëm pse u plagesën e lanë gjymtyrët e tyre ushtarët çlirimtare, jo vetëm pse u masakruan, u dhunuan dhe u shpërngul një popull i tërë nga aparati shtetërorë e ushtarako-policorë i Serbisë pushtuese!

Serbinë në Kosovë e para e ndali lufta heroike e UÇK-së, pastaj e ndali gjigandja SHBA, dhe e ndali NATO, por kjo u bë e mundur falë të famshmit, të madhit dhe të lavdishmit, heroit të gjalle, mikut të shekujve e mijëvjeqarëve të ardhshëm WILLIAM WALKER!

Duhet ta dijmë përgjithmonë, të thuhet kudo e nga çdo shqiptar, se Ambasadori Wiliam Valker, me qëndrimin e Tij heroik, prej burri sypatrembur, prej amerikani të paluhatshëm, e prej diplomati legjendarë, i doli në krah dhe u rreshtua në anën e të masakruarve të pafajshëm shqiptar në Reçak!

Faleminderimi me miliona herë, është e do të ishte shumë pak i dashur dhe i nderuar Ambasadori emblematik i SHBA-ve WILLIAM WALKER!

Të gjithë brezat e popullit shqiptar që kanë vdekur, të falënderojnë nga varret e Tyre për qëndrimin Tënd që e NDALE SERBINË!

Të gjithë shqiptarët e ardhshëm, do të përulen me respekt e nderim për Ty, për jetën dhe veprën Tënde!

Ty duhet të ta marrim emrin, dhe ti pagëzojmë me emrin Tënd shqiptarët e ardhshëm!

Ty kudo nëpër qytetet dhe vendbanimet shqiptare duhet të të ngrisim përmendore, të emërojmë institucione eduktivo-arsimore, politiko-kombëtare, ushtarako-paqësore, bulevarde, sheshe e rrugë me emrin Tënd të madh!

Faleminderit prindërve Tuaj që të kanë lindur dhe rritur, je burrëruar dhe ruajtur që të vini me mision në Kosovë, dhe të ngrisni zërin e të drejtoni gishtine ta thuani pa u frikësuar se: Serbia ka shkaktuar gjenocid në Kosovë!

Ambasador WILLIAM WALKER, Ti e ke NDALUR SERBINË!

Populli shqiptar, Atdheu e Kombi Ynë, të përulet përgjithmonë!

Prishtinë, 15 Janar 2019!

Selami takon përfaqësuesit e OJQ “Për Kalishtin”

ZV/Drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, z. Abdul-Selam Selami sot priti në takym kryetarin e OJQ “PËR KALISHTIN” Nevrij Ademi së bashku me kryetarin e sektorit të bujqësisë pranë kësajë organizate, Ku diskutuam për mbështetjen e bujqive të cilët gravitojnë në teritorin të cilën e mbulon Organizata jonë, e kryesisht atyre të cilët punën e tyre e kanë përqendruar në fshatin Kalisht por edhe fshatrat përreth.Selami premtoj se do të jetë në përkrahje të  çdo projekti të mirfillt dhe shprehu mbështetjen e parezervë “PËR KALISHTIN”.

 

Takimi I sotëm është një ndër aktivitetet e para të OJQ “PËR KALISHTIN” në kuadër të programit e paraparë për vitin 2020

Elezi: Me ndihmën e Bankës Botërore përmirësojmë cilësinë e produkteve bujqësore dhe shërbimet e administrimit të sigurimeve sociale!

Një projekt i modernizimit në sferën e bujqësisë në vlerë prej 50 milion euro si dhe një projekt i administrimit të sigurimeve sociale në vlerë prej 13.8 milion euro do të zbatohet nën Kornizën katër vjeçare të bashkëpunimit me Bankën Botërore, kështu sqaroi sot gjatë elaborimit të saj para deputetëve zëvendësministrja e financave Shiret Elezi e cila sqaroi ligjet të cilat do të mundësojnë realizimin e këtyre projekteve e që janë në procedurë parlamentare.

“Projekti i modernizimit në sferën bujqësore do të kontribojë në përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore dhe futjen e standardeve në prodhimin bujqësor, duke rritur kështu vlerën dhe konkurrencën e produkteve bujqësore edhe në tregjet ndërkombëtare, duke vendosur një sistem për asgjësimin e sigurtë të nënprodukteve të kafshëve, ngritja e kapaciteteve institucionale për planifikim, monitorim dhe vlerësim të bazuar në prova, do të forcohet dhe institucionalizohen edhe kapaciteteve për përdorim më të mirë të fondeve europiane dhe të krijohet një sistem për menaxhimin e tokës bujqësore në pronësi të shtetit”, kështu tha para deputetëve zëvendësministrja Elezi.

Projekti sipas saj do të implementohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ndërkohë që shuma totale e projektit është 50 milion euro si një grant i BE-së.

“Projekti i Administrimit të Sigurimeve Sociale do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të administrimit të sigurimeve sociale duke krijuar një regjistër të vetëm të përqendruar të sigurimeve sociale dhe promovimin e modernizimin e proceseve të biznesit të Fondit pensional dhe invalidorë, me qëllim sigurimin e shtyllës së parë për të shërbyer në mënyrë më efikase dhe efektive”, theksoi kështu Elezi, duke elaboruar Ligjin për Borxhin e RMV me një huamarrje tek BB në bazë të një Marrëveshje për financimin e sigurimeve sociale, derisa projekti do të implementohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, tha mes tjerave para deputetëve zëvendësministrja Elezi.