Ali Ahmeti takon Sylejman Selimin: Kosovës, në këto ditë vendimtare, i duhen gjithë ata që duan ta shohim atë të fortë

Lideri i BDI-së,Ali Ahmeti, sot ka qëndruar në Prishtinë, me ç’rastë ka takuar bashkëveprimtarin e tij, Gjeneralin Sylejman Selimi dhe mikun e tij Xhavit Halitin. Ja postimi i plotë i Ahmetit: “Sot qëndrova në Prishtinë për të takuar miqtë e mi dhe për të këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë. Më gëzoi rasti […]

Grubi: Opozita fatkeqësisht refuzoi bashkimin me përbuzje

Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Deputeti Grubi, ka komentuar deklaratat e menjëhershme refuzuese të liderëve të opozitës, Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit, në lidhje me ofertën e mbrëmshme të Ali Ahmetit për bashkim të forcave shqiptare për zgjedhjet presidenciale me një kandidat të përbashkët. “Me dëshpërim të madh i lexova qëndrimet përbuzëse dhe […]

Nënkryetari i BDI-së dhe drejtori i Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Izet Mexhiti takoi Ambasadorin e Shqipërisë në vend, Fatos Reka

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe drejtori i Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”  z. Izet Mexhiti sot në hapësirat e Qendrës në Shkup ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë z. Fatos Reka. Nënkryetari Mexhiti dhe Ambasadori Reka biseduan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, marrëdhëniet ndër fqinjësore, […]

Kryetarja e Tetovës znj. Arifi priti në takim deputetin Kiracovski

Në këtë takim, Arifi dhe Kiracovski kanë biseduar për temat aktuale me të cilat përballen qytetarët në Tetovë dhe rajonin e Pollogut duke vënë kështu accent edhe në projektet e infrastrukturës, ambientit jetësorë dhe zhvillimit lokal ekonomik. “Si shumicë parlamentare kemi ndarë mendjen të punojmë në interest ë qytetarëve dhe të ndjekim kështu nevojat e […]

Zbulohet projekti për ndarjen, Kosova e jep Leposaviçin, Zubin Potokun dhe Zveçanin, ndërsa e merr Preshevën!

Opinion nga Fehmi Ramadani (Preshevë)  Mitrovicës i jepet status special, Trepça merr status special, Ujmani po ashtu merr status special, Kishave dhe manastrireve ortodokse i jepet shtetësi serbe (jashtë-territorialitet të Kosovës), ndërsa vetëm Bujanoci fiton status special. Një plan projekt diskutimi ndërmjet Hashim Thaçit, i pozicionuar fuqishëm në anën e Serbisë dhe të presidentit të […]

Të shtunën vjen një super projekt nga Labinot Rexha dhe Dardan Gjinolli

Një super projekt do të vijë të shtunën nga dy artistë Labinot Rexha dhe Dardan Gjinolli me titull “Ajo”. Teksti dhe muzika është punuar nga Granit Gashi- Massive Production dhe video nga Loni Production-Valon Rexha dhe pritet të jetë një super bashkëpunim dhe një hit.

Lladrovci: Kontributi i Haradin Balajt dhe familjes së tij do të kujtohen ndër breza

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në Akademinë përkujtimore, kushtuar Haradin Balajt, theksoi kontributin e tij dhe të familjes Balaj për çlirim. Kryetari Lladrovci ka theksuar se së shpejti në Drenas, në shenjë nderimi për Haradin Balajn, do ta pagëzojnë edhe një rrugë. Ja postimi i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social: “Akademia […]

Ulet pragu alarmues i ndotjes në Tetovë

Ju njoftojmë se sipas të dhënave nga SASHMCA më 30.01.2019, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 188 μg / m3 dhe masat për dy ditë rresht janë ndërprerë në Tetovë. Me këtë, rekomandimet dhe masat pushojnë së zbatuari në përputhje me konkluzionet e sesionit të 40-të të Qeverisë […]

CIA: Rusia gati të nxisë një luftë tjetër në Ballkan

Mundësia e një konflikti të hapur ushtarak dhe ndikimi i Rusisë, mbeten kërcënimet kryesore për sigurinë e Ballkanit Perëndimor për vitit 2019, thuhet në një raport të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së rreth vlerësimit të kërcënimeve në botë për vitin 2019. Sipas këtij raporti, Rusia do të tentojë të shfrytëzojë tensionet etnike në Ballkan dhe […]

Martin Berishaj përgëzon bashkimin e partive shqiptare në Tuz

Partitë politike shqiptare, janë bashkuar në një listë zgjedhore në komunën e Tuzit, fakt tejet pozitiv për unitetin kombëtar në Mal të Zi. Komuna e Tuzit, e sapo formuar, është komunë me shumicë shqiptare, në Malin e Zi. Këtë unitet brenda shqiptar në Tuz, e ka përshëndetur profesori mirënjohur, me urimin “për një Malësi të […]