Ai është një nga artistët më të kërkuar shqiptar sidomos gjatë stinës së verës kudo, por miqtë dhe shumë fansa nuk e kanë datën e lindjes së tij. Ky është Nadi i cili me 7 gusht ka pasur ditëlindjen dhe në Ulqin në restorant Primavera ku po këndonte i është bërë supriza e parë për të vazhduar më tej me restorant Gran Oita në Gjakova ku është ndjerë mjaft mirë me suprizat e tjera nga miqtë e tij. Grupi i tij dhe miqtë e estradës si: Vis Shkodrani, Donaldi, Jetoni, Blerimi, Naimi, Bekimi, Ridvani dhe Babo Darabukat me Dj Benitin kanë festuar ditëlindjen e mikut të tyre dhe këngëtarit të njohur Nadi. E për kureshtarët që duan të dinë se sa mbushi artisti, mund të themi se ai është jo vetëm një djalosh punëtor por edhe i ri dhe me plot stil duke qenë në top formë gjithmonë. Edhe 100 Nadi!.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *