135 projekte me gjithësejt vlerë prej 1.3 miliard denarë në mjediset rurale në 78 komuna janë realizuar përmes projektit MSIP me grant IPA për infrastrukturën rurale, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi e cila edhe nga afër ka ndjekur një pjesë të madhe të realizimit të këtyre projekteve.

Sipas saj, mjetet janë siguruar nga MSIP Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale që financohet kryesisht nga banka botërore dhe Bashkimi Europian në bashkëpunim me Ministrinë e financave kofinancim nga buxheti i shtetit.

Elezi thekson se këto projekte shfrytëzohen me sukses nga të gjitha komunat në vend derisa shërbimet dhe të mirat pas realizimit të këtyre projekteve i shfrytëzojnë qytetarët e vendit, derisa për realizimin e gjithë këtyre projekteve ajo shprehet falenderuese ndaj Bashkimit Europian, vlerëson mes tjerave zëvendësministrja Elezi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *