Dje më 09.09.2019., pranë Universitetit të Tiranës në Departamentin e Arkeologjisë doktoruan z. Anton Rrok Lulgjuraj dhe z. Paulin Pushimaj. Z. Anton Lulgjuraj me kontinuitet merret me punë shkencore në fushën e arkeologjisë, falë punës së madhe rezultoi dhe doktoratura. Tema e doktoratures ishte: “Trashigimia arkeologjike e zonës juglindore të Malit të Zi”. Stafi i OJQ Labeatët nga zemra i uron Antonit titullin e arritur shkencor duke i dëshiruar edhe arritje të tjera në profesionin e tij. Poashtu nga zemra i urojm titullin shkencore te arritur dhe z. Paulin Pushimaj i cili po ashtu eshte dashamires dhe perkrahes i shoqates tone. Kishim fat qe ishte ne mesin tone sepse disa here ka maarre pjese ne aktivitetet e shoqates tone. Anton Lulgjuraj është anëtar i shumë institucioneve dhe shoqatave nga fusha e arkeologjisë. Po ashtu është themelues dhe anëtar i Bordit drejtues të OJQ Labeatët. Dr. Anton Lulgjuraj eshte doktori i pare ne fushen e arkeologjis nga shqiptaret e Malit te Zi. Urime Dr. Anton Lulgjuraj, të dëshirojmë nga zemra, shendet dhe punë të frytëshme shkencore. Mburremi me ty, kemi fat që ndodhesh në mesin tonë.

https://www.facebook.com/pg/OJQLabeatet/photos/?tab=album&album_id=2203490399779350

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *