Zgjedhja e gjashtë gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Shkupit  ra pas pezullimit të seancës në Këshillin Gjyqësor ku pauza u shndërrua në një panik kolektiv  të cilët vazhdimisht merrnin thirrje telefonike

Siç mëson TS, një Gjykatëse maqedonase nga brendesia, më saktë nga Strumica, ishte më e zëshme kundër zgjedhjes së shqiptarëve në Gjykaten e Apelit, me ç’rast anetarët shqiptar në keshillin gjyqesor duke shfrytezuar shumicën e Badinterit parandaluan mbivotimin dhe përzgjedhjen etnike të gjykatësve.

Pas intervenimit te anëtareve shqiptar në keshillin gjyqësor, marrim vesh se filluan telefonatat nga anetarë të LSDM-së duke kërkuar zgjedhjen e anetarëve të afërt me ta, por shumica e Badinterit, e nevojshme për zgjedhjen e Gjykatesve, nuk lejoi zgjedhje partiake të gjykatësve.

Nga kabineti i Zdravevit thonë se seanca  për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Shkupit ishte shtyrë për një kohë të pacaktuar. Sipas tyre  kishte një moskoordinim mes anëtarëve të  Këshillit Gjyqësor të këtyre 96 kandidatëve  për të votuar.

I pyetur nëse  kjo nënkupton që Këshilli Gjyqësor së pari emron gjytarë  dhe pastaj vetëm i verifikon ata duke luajtur sikur votohet në seancë, kryetari Zdravev tha se ka  mosmarrëveshje midis tyre dhe është  dëshira e të gjithë 96 kandidatëve për tu zgjedhur. Ai tha se ishte opsioni më i keq për Gjykatën e Apelit të Shkupit, e cila është gjykata më e ngjeshur në vend, e cila ka pritur  5 vite që kandidatët më të mirë të punojnë , .

“Ne nuk mund të lejojmë të kemi luksin e zgjedhjes së ndonjë kandidati, dhe ata që ia vlen të digjen,” thotë Zdravev.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *