Është i ri por mjaft i talentuar e sapo ka sjellë projektin e tij të parë muzikor. Emri i tij i artit është Mucky e vjen vërtet me një super këngë me titull ” Maria”, këngë e cila sapo ka dalë e ka nisur të pritet mjaft mirë. Artisti është edhe basketbollist i Rosenheimit e këtë herë vjen për të shënuar në muzikën shqiptare e si duket nga talenti i tij do të jetë një tre pikësh e me plot të ardhme. Mucky është me origjinë nga Prishtina por ka lindur dhe jeton në Gjermani e për këtë projekt të parë muzikor të tij ka bashkëpunuar me producentin shqiptar Artan Kastrati, ndërsa Mucky është dhe baterist i mirë dhe tani ia vlen ta dëgjoni këngën e ta shihni videon.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *