Kompania tashmë e njohur në vend dhe në arenën ndërkombëtare, ‘Frutex’, po merr pjesë në panairin më të madh tregtar për ushqim dhe pije “Anuga 2019” në Cologne të Gjermanisë, përcjell KosovaPost.
Në 100 vjetorin e këtij panairi, kompania ‘Frutex’, po merr pjesë në këtë panair me brendet e saj duke dëshmuar për të shumtën herën përkushtimin ndaj cilësisë dhe inovacioneve në brend.
Këtë e ka konfirmuar edhe pronari i saj, Shaqir Palushi i cili ka postuar edhe një fotografi, përmes së cilës tregon se gjithçka është gati për panairin e pijeve i cili do jetë i hapur nga sot deri më datën 9 tetor, shkruan Kosova Post.
E ju disaporë e dashur që ju ka marrë malli për pijen e preferuar nga Frutex, pjesë e së cilës është edhe pija energjike Golden Eagle, atë e keni të ekspozuar për katër ditë radhazi.
Në këtë panair mbi 7,500 ekspozues nga e gjithë bota paraqesin produktet dhe zgjidhjet e tyre për vizitorët, numri i së cilëve arrin mbi 165 mijë. “Anuga” është panairi numër një i ushqimit dhe pijeve në botë.
Ky panair mbahet nga data 5 deri 9 tetor 2019.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *