“Në suaza të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve sot në Manastir filluan aktivitetet për shënimin e 111-vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Në këtë aktivitet morën pjesë funksionarë politikë, dashamirë të kulturës etj. Para të pranishmëve foli drejtori i ITSHKSH-së në Shkup – dr. Skender Asani, zëvendëskryeministri Sadulla Duraku, pasardhësi i familjes së Hasan Prishtinës – Mehmet Prishtina, drejtori i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir – Nuer Arsllani. Po ashtu, fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtori i AZGJ-së, dr. Ylber Sela, i cili, mes të tjerash, tha: “Gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një identiteti etnik të një populli. Në vitin 1908 u unifikua alfabeti, kurse tash kemi nisur të unifikojmë terminologjinë e fushave të ndryshme.”

Me këtë rast, u promovua edhe libri “Lëvizja protestante te shqiptarët” e autorit Dejvid Hosaflluk. Fjalë rasti për librin kishte dr. Jorina Kryeziu-Shkreta, Ledio Hala dhe Bertina Salliu. Pas tyre, foli edhe vetë autori i librit, i cili u përqendrua në historikun e lëvizjes protestante te shqiptarët, veçanërisht për kontributin e tyre në Manastir, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *