Në kuadër të konferencës së UNCTAD, zëvendësministrja Elezi takon Cosio-Pascal, themelues i Konferencës për menaxhim me borxhin!

Gjenevë/Shkup, 19 nëntor – Në kuadër të punimeve të konferencës së 12-të të UNCTAD që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës nga data 18 nëntor deri më 21 nëntor, zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi është takuar me Enrique Cosio Pascal, themelues i Konferencës për menaxhim me borxhin në kuadër të kësaj konference me të cilin kanë shkëmbyer përvojën financiare të RMV-së ndërkohë që në anën tjetër zëvendësministrja Elezi e ka informuar për të gjitha ndryshimet ligjore në sektorin financiarë që janë bërë në vend, transmeton gazeta KOHA.

Konferenca, e organizuar nga UNCTAD, mbahet çdo dy vjet dhe është një forum për shkëmbimin e përvojave midis qeverive, organizatave ndërkombëtare, akademive, sektorit privat dhe shoqërisë civile mbi çështjet aktuale të financave publike dhe menaxhimin e borxheve.

Këtë vit, Konferenca do të trajtojë çështje të rëndësishme si iniciativat e fundit të transparencës së borxhit dhe politikat për të mbështetur qëndrueshmërinë e borxhit afatgjatë, tendencat aktuale në ekspozimin e krizave të borxhit në vendet në zhvillim dhe rolin e bashkësisë ndërkombëtare në forcimin e menaxhimit të borxhit.

Konferenca u hap nga Zëvendëssekretari i përgjithshëm i UNCTAD, Isabelle Durant ndërsa në të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve kombëtare, ekspertë, akademikë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe sektorin e OJQ-ve. Në konferencë marrin pjesë edhe ministra të financave dhe përfaqësues nga mbi 100 vende të botës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *