Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se Elektranat e Maqedonisë kanë ndarë 3 milion denarë ose 50 mijë euro për të dëmtuarit nga termeti në qytetin e Durrësit në Shqipëri, transmeton gazeta KOHA.

‘3.000.000 denarë nga Elektranat e Maqedonisë për Shqipërinë’, kështu ka shkruar ministri Bekteshi me rastin e ndarjes së ndihmës humanitare për Republikën e Shqipërisë dhe gjithë të dëmtuarit nga rasti i termetit të rëndë në shtetin shqiptarë.

Ndryshe, Republika e Maqedonisë së Veriut që nga dita e rënies së termetit në Shqipëri ka ndarë ndihma të ndryshme përfshirë këtu institucione lokale e qendrore si dhe bizneset e vendit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *