Çdo të premte në punë deri në ora 13:00. Bashkimi Demokratik për Integrim me propozim që ditëve të premte të punohet me orar të shkurtuar.

Qëllimi është qytetarët të kenë më tepër kohë ti përkushtohen familjes, ndërsa në atë mënyrë të rritet edhe produktiviteti i tyre në vendet e punës. Ky propozim do të jetë pjesë e programit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Propozimi tani për tani është vetëm ide. Mbetet e pasigurtë nëse i njejti do të përkrahet edhe nga subjektet tjera politike. Kjo nuk është hera e parë në vendin tonë të diskutohet në këtë temë dhe të jepen propozime të këtilla, por deri më tani për asnjë nga propozimet nuk është hapur debat më i gjërë publik.

Në botë tashmë ekzistojnë kompani në të cilat punohet me orar të shkurtuar, kurse Finlanda është shteti i parë me propozim që të punohet vetëm 4 ditë në javë edhe atë me orar të shkurtuar pune.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *