Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi është takuar me ambasadorin e ri të Turqisë në Maqedoninë e Veriut. Gashi pas takimit në profilin e tij në Facebook ka shkruar se AlternAtivA – si parti e qendrës së djathtë – po jep kontributin e saj në vlerat progresive dhe marrëdhëniet vëllazërore shqiptaro-turke.

“Sot, së bashku me Sekretarin Organizativ, Bekim Sali, patëm rastin që t’i urojmë mirësjeardhje dhe punë të mbarë në detyrën e re ambasadorit turk në vend, z. Hasan Mehmet Sekizkok.

Gjatë takimit, gjithashtu, biseduam edhe mbi rolin konstruktiv të Turqisë në rrugëtimin euro-atlantik të vendit. Ndryshe, AlternAtivA – si parti e qendrës së djathtë – po jep kontributin e saj në vlerat progresive dhe marrëdhëniet vëllazërore shqiptaro-turke” ka shkruar Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *