Zëvendës drejtori i Radiodifuzioniet nacional, Abdula Bajrami përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se tashmë është bërë gati Marrëveshja kolektive që rregullon gjithë sistematizimin, funksionimin dhe kthimin e dinjitetit të të punësuarve në Radiodifuzionin nacional.

“Rritje inkrementale të kapitalit njerëzor përmes krijimit të një akti të sistematizimit, analizës funksionale dhe marrëveshjes kolektive me rregullore të inkorporuar për paga gjë që ndikon drejtpërdrejt në kthimin e dinjitetit të punonjësve tanë dhe shtytjes së NP RDN”, është shprehur kështu zv.drejtori Bajrami.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *