Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, është takuar me sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, z. Luigi Di Maio
 
Lideri i BDIsë Ali Ahmeti dhe Ministri Italian Di Maio diskutuan rreth situatës politike në vend dhe prospektet euroatlantike të vendit tonë si dhe rolin e Italisë në këtë proces. 
 
Kryetari Ahmeti faleminderoi shtetin italian për gjithë mbështetjen ndër vite në instalimin e paqës në vend, por edhe për rrugëtimin tonë euroatlantik. 
 
Ministri Di Maio ripërsëriti mbështetjen italiane për marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së veriut në Bashkimin Evropian. 
 
Bashkëbiseduesit u dakorduan për nevojën për të vijuar me reformat në drejtim të sundimit të ligjit dhe përafrimit të standardeve evropiane në vendin tonë. 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *