Servisi Publik duket se tashmë ka tejkaluar të gjitha problemet lidhur me sistematizimin e të punësuarve dhe punësimet e reja pasiqë këtë e ka konfirmuar edhe sekretari shtetërorë në Ministrinë për shoqëri informative dhe administratë Adem Avziu pas takimit me zv.drejtorin e RTVM-së Harun Ibrahimi.

“Është dërguar projekti deri te Qeveria se si duhet të zbatohet ligji lidhur me programin për kanalin 24-orësh në gjuhën shqipe. Ja këtu para meje është i gjithë projekti i cili përfshin planin për financa dhe punësime. Në 2017 i njëjti kaloi si ankesë në Kuvend, ndërsa deri tani asgjë nuk ka”, kështu kishte deklaruar zv.drejtori i RTVM-së, Harun Ibrahimi.

Ndërkohë që vetëm një ditë pas sekretari shtetërorë Avziu konfirmoi takimin dhe lajmin që tashmë sistematizimi në RTVM është punë e kryer.

Nga misioni i BE-së janë të interesuar të ndihmojnë në këtë drejtim. Sipas të dhënave të EBU-së, niveli më i ulët i mjeteve të financimit që vendet europiane i ndajnë për serviset e tyre publike kap vlerën e së paku prej 12 eurove për kokë banori, sipas kësaj llogaritjeje, për RTVM-në duhet të sigurohen 25 milion euro në vit. Aktualisht RTM ka 763 të punësuar dhe për shkak të moslejimit të punësimeve të reja, ky numër në vazhdimësi zvogëlohet.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *