Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti vazhdon me angazhimin e tij maksimal në zona të ndryshme që ka të bëjë me infrastrukturën ndërsa në vijë të kësaj është duke punuar intensivisht në Radushë për ta përfunduar sa më parë këtë projekt.

Me këtë rast banorët e kësaj zone shprehën falënderim të veçantë për drejtorin Bekim Memeti i cili siç thonë ata çdoherë ka gatishmëri që të realizojë projekte në komunën e Sarajit.

“Ky projekt infrastrukturor ka rëndësi të madhe, jo vetëm për banorët e këtyre fshatrave por edhe për banorët që frekuentojnë nga vendet tjera. Kjo rrugë gjithashtu shërben edhe si rrugë që lehtëson lëvizjen drejtë Tetovës. Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve pasi ky është dhe qëllimi ynë si institucion”, është shprehur Memeti.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *