Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në Akademinë përkujtimore, kushtuar Haradin Balajt, theksoi kontributin e tij dhe të familjes Balaj për çlirim. Kryetari Lladrovci ka theksuar se së shpejti në Drenas, në shenjë nderimi për Haradin Balajn, do ta pagëzojnë edhe një rrugë.

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:

“Akademia përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes së Haradin Balajt, ishte rast të ritheksoja vlerat e kësaj familjeje me dëshmi dhe përkushtim, me traditë, nga babai i Haradinit, Selmani dhe vëllai Abedini, të cilët në kohërat më të vështira i dolën zot vendit. Drenica ka dhënë shumë kontribut për rezistencë dhe luftë të armatosur deri në çlirim, kontributi i Haradin Balajt dhe familjes së tij, do të mbesin të paharrueshme ndër breza. Së shpejti, në Drenas, do ta pagëzojmë një rrugë me emrin Haradin Balaj, si shenjë respekti ndaj tij. Lavdi jetës dhe veprës së Haradin Balajt! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”

Gepostet von Ramiz Lladrovci am Donnerstag, 31. Januar 2019

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *