1 kg presh, 5 lgj vaj ulliri, 3 kokrra qepë, 1 kuti domate të konservuara, 1 lgj uthull, Kripë, piper, gjethe dafine, 1 koncentrat mishi. 3-4 patate, Rigon, rozmarinë, Piper të kuq. Pastrojmë preshin dhe e presim në copa të pjerrëta rreth 3-4 cm. E vendosim më pas të kaurdiset me pak vaj ulliri dhe sapo të ulin volumin shtojmë kripë dhe piper të zi dhe i vendosim në furrë të nxehtë. Ndërkohë përgatisim salcën. Në një tigan kaurdisim 2 qepë të grira imët. Sapo qepet të fillojnë të zbuten shtojmë salcën e domates dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pak uthull, kripë, piper dhe një gjethe dafine. E lemë salcën të marrë valë dhe të lidhet për 2-3 minuta. Sa salca përgatitet qërojmë patatet dhe i presim në copëza mesatare. Grijmë imët një qepë dhe ashtu siç është e pa kaurdisur e përziejmë me një miks beharnash (vegetë, rigon, rozmarinë, piper të kuq, etj). Largojmë tavën me presh nga furra dhe i afrojmë preshet në gjysmën e tavës duke i hedhur salcën e përgatitur. Në gjysmën tjetër të tavës vendosim patatet e përziera me qepët me erëza. Në cep të tavës shtojmë nje filxhan lëng mishi ose ujë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *