Mund të rijmë shtrembër por të gjykojmë drejtë! E prandaj, nuk duhet anashkaluar deklarata e funksionarit të BDI-së mbrëmë në RTV21 se kjo parti llogarit edhe ne postin e GUVERNATORIT TË BANKËS POPULLORE të shtetit në rast se zgjedhjet presidenciale dalin me rezultat të rrumbullakosur, shkruan opinionistja Adelina Marku në profilin e saj privat në facebook.

Unë e lexoj deklaratën e tij si synim mjaft cilësor, sepse të nderuar miq e mikesha, ky post është baraz me postin e ekz.ekutivit te shtetit! Balancon politiken monetare! WOW! Veprimet e kësaj partie lanë shumë hapësirë për t’u kritikuar e madje diskutuar, por synimi madhor i tyre e në drejtim të këtij posti është njëjtë si ajo amerikania: TO THINK BIG!

Le jem e para që i përgëzoj për këtë synim, siç edhe e para kam qenë gjithmonë në kritikë ndaj “abo.rtuseve” politike të tyre. Prandaj sado shtrembër mund të rij ballë tyre…drejtë do gjykoj!

Ky synim, është të mendosh nga lartësitë tanimë! Ka të bëjë me FUQINË E NDIKIMIT të drejtpërdrejtë! Synim cilësor, PADISKUTIM!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *