Pas grusht shtetit që ka shpërthyer dhe luftës në Karakas kryeqytetin e Venezuelës për shkak se presidentia actual Maduro nuk lëshon pushtetin tek kryetari i parlamentit dhe presidenti i vetshpallur Guadi, shkruan Zhurnal.mk

Ndërkohë që Maqedonia Veriore në Venezuela nuk ka seli diplomatike dhe këtë vend e mbulon me ambasadën e vendosur në Brazil.

E me këtë rast ambasada e vendosur në Brazil ka lëshuar edhe një apel deri tek qytetarët e Maqedonisë Veriore që jetojnë në Venezuela që të bëjnë evakuim tek familjarët e tyre në ndonjë vend tjetër ose diku ku është më sigurtë.

Madje ambasada ka vendosur në dispozicion edhe numrat e telefonit për t’iu ofruar ndihmë:

“Informojmë gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore si dhe gjithë qytetarët e Venezuelës me përkatësi nga MV se kemi vënë në dispozicion numrin kujdestar të ambasadës + 55 61 98276 1850 i disponueshëm edhe në ëhatsapp”, kështu shkruan në njoftimin e lëshuar nga ambasada.

I kontaktuar nga Agjencia e lajmeve Zhurnal, ambasadori i Maqedonisë Veriore në Brazil, z. Ivica Bocevski thekson se tashmë ambasada ka marrë të gjitha masat për të njoftuar qytetarët dhe të ju bëj apel për të lëshuar vendin për shkak të gjendjes së rënduar.

“Ka qytetarë më të moshuar të cilët janë atje që nga koha e bashkëpunimit teknik mes ish Jugosllavisë dhe Venezuelës. Një pjesë të madhe të tyre jemi munduar që t’i bindim të evakuohen, kryesisht tek familjarët e tyre në SHBA, Meksikë, Europë ose të kthehen në shtëpi. Por ka edhe disa prej tyre që nuk jemi në kontakt. Tash për tash disa thonë se personalisht janë në rregull edhe pse situate është jashtë kontrollit. Apel kemi lëshuar edhe përmes shoqatës kroate e cila është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë të shpërngulurit nga vendet tona”, kështu thotë për Zhurnal.mk ambasadori Bocevski.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *