Grafa e shtetësisë në dëftesat e shkollave fillore dhe të mesme, përpos fjalës “maqedonas”, duhet ta ketë edhe emrin e ri të shteti, pra shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky është urdhri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës drejtuar shkollave me drejtorë maqedonas, të cilët kishin refuzuar ta shënojnë emrin e ri të shtetit në rubrikat për shtetësi në dëftesat e nxënësve, shkruan gazeta KOHA. Kësisoj drejtorët maqedonas i kanë shtypur dëftesat pa emrin e ri të shteti dhe në këtë mënyrë ju kanë pamundësuar arsimtarëve (profesorëve) shënimin e emrit të shtetit, ashtu siç ka qenë praktikë e deri tanishme.>

“Duke e pasur parasysh se një numër i madh i shkollave janë drejtuar deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, lidhur me dokumentacionin pedagogjik, respektivisht për llojin e shënimin në rubrikën e shtetësisë, Ju njoftojmë se duhet të veproni në bazë të ndryshimeve Kushtetuese, gjegjësisht në bazë të Amendamentit XXXIII dhe nenin 2, paragrafi 2 i Ligjit kushtetuese për zbatimin e Amendamenteve nga XXXIII deri XXXVI nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë (Gazeta zyrtare e RM nr.06.19). Njëherit te dëftesat në rubrikën e ‘shtetësisë’ duhet të theksohet “maqedonas/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut)”, thuhet në urdhëresën e MASH-it drejtuar shkollave fillore dhe atyre të mesme në vend.

Ndryshe, drejtorët e disa shkollave të mesme në gjuhën maqedonase, në të cilat ka edhe paralele në gjuhën shqipe, në mënyrë flagrante kanë tentuar ta shkelin Ligjin duke ua imponuar nxënësve shqiptarë që të vetëquhen “maqedonas”. Sipas urdhrit të këtyre drejtorëve, në dëftesat e nxënësve pavarësisht se a janë shqiptarë apo maqedonas, në rubrikën ku shkruhet shtetësia – duhet të qëndrojë vetëm “maqedonas” (makedonsko), e jo Republika e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte më parë me emrin e vjetër të shtetit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *