H. Sulejman ef. Rexhepi Luan i Fesë dhe i Kombit

Sikur t’ia kushtonim tërë jetën për ta përshkruar angazhimin dhe veprimtarinë e Reisul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi në zhvillimin dhe avancimin e jetës fetare në vend dhe më gjërë me siguri se nuk do gjenim laps dhe letër në të cilën do të mund të përshkruanim tërë veprimtarinë e këtij burri të madh që është duke bërë në dobi të Islamit dhe kombit tonë në vend dhe më gjërë, mirëpo ne në këtë shkrim do të mundohemi në pika të shkurtëra të përshkruajmë vetëm disa nga aktivitetet dhe frytet e punës të të cilit burrë janë duke i shfrytëzuar muslimanët dhe shqiptarët e këtij nënqielli falë angazhimit të palodhshëm të tij, vetëm e vetëm duke u lënë hapsirë edhe të tjerëve që të meren me veprimtarinë kolosale të Kryetarit të BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi.
H. Sulejman ef, Rexhepi ishte dhe mbeti simbol i qëndresës, rezistencës, profesionalizmit dhe reformimit në aspektin fetarë në vendin tonë. Ai është një intelektual Islam i rrallë i një niveli të lartë me një profil specifik për kohën dhe jetën intelektuale në trojet tona dhe në mbarë botën Islame.
Duke marë parasyshë se ai rrjedh nga një familje me bagazh meritor fetaro-kombëtar mundi dhe shërbimi e tij edhe në aspektin kombëtarë është i papërshkruar, gjë për të cilën do të flasim pak më vonë.
Pas kthimit në vendlindje nga Kuvajti ku kishte kryer studimet e larta në Universitetin e Kuvajtit në Fakultetin e Drejtësisë dhe Sheriatit me sukses superlativ me ofertë të BI-së së asaj kohe duke parë, vlerësuar dhe vëzhguar rezultatet dhe aktivitetet e tij të një shërbyesi modest fetarë islam me kërkesë të këshillit të BI-së do të emërohet referent fetaro arsimor për qytetin e Shkupit. Ai këtë detyrë me plotë konsekuencë, seriozitet dhe përkushtim të madh e kreu plotë katërmbëdhjetë vite duke dhënë rezultate dhe fryte të mëdha në zhvillimin e mësimit dhe mendimit Islam në Maqedoni. Duke u nisur nga vizioni largëpamës i tij dhe nga ëndrra e tij e kahmotshme për themelimin e Medresesë Isa Beu, që pa asnjë dyshim se është një ndër themeluesit e Medresesë Isa Beu në Shkup, ai dha mundin e paimagjinueshëm dhe djersën e tij në ndërtimin e kësaj vatre arsimore nga e cila buruan gjenerata e gjenerata që sot janë duke i shërbyer kësaj popullate në ngritjen e vetëdijes tonë fetare Islame. Nga kjo nënkuptojmë se se ai mbolli frytin e parë të asimimit institucional Islam në Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe me dijen, urtësinë, modestinë, trimërinë, zgjuarësinë dhe vigjilencën e rrallë ai dha kontribut të pamohueshëm në ngritjen dhe ruajtjen e identitetit fetarë duke qenë gjithmonë në mbrojtje dhe shërbim të xhematit dhe imamëve të qytetit të Shkupit në çdo aspekt.
Pas një përvoje të gjatë në shumë detyra dhe përgjegjësi fetare, arsimore, kulturore dhe historike H. Sulejman ef. Rexhepi në vitin 1991 zgjidhet Kryetar i Meshihatit të BI-së të Maqedonisë, institucion ky të cilin edhe sot e kësaj dite e udhëheq dhe menaxhon në formën më të përsosur duke u bërë ballë dhe duke i sfiduar me një sukses të dalluar të gjithë tardhëtarët e fesë, idiotët e modernizuar, tradhëtarët e gjuhës tonë të shenjtë, huliganët, hajdutët dhe misionarët e dreqit të cilët kanë marrë për detyrë dhe janë angazhuar nga “shefat” e tyre për ta rrënuar islamin dhe institucionin e vetëm islam që ruan interesin e Islamit dhe të muslimanëve në këto troje mbi gjashtëqindë vjet.
Gjatë udhëheqjes së këtij institucioni të shenjtë Islam Reisul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi duke mos kursyer asgjë do të realizoj me qindra e qindra vepra të dobishme të karakterit fetaro-kombëtarë nga të cilat vepra veçojmë:
1. Ndërtimin, themelimin dhe meremetimin e mbi katërqindë xhamive në vendin tonë, që është një numër rekord i ndërtimit të xhamive gjatë udhëheqjes së tij në këtë institucion, gjë që me të gjitha Shtetet e Ballkanit, Evropës dhe më gjërë në proporcion me numrin e besimtarëve muslimanë që jetojnë në vendin tonë falë Reisul-Ulemas zëmë vendin e parë në botë për nga numri i xhamive që janë ndërtuar në vendin tonë;
2. Mbajtjen e simpoziumit historiko-shkencorë të realizuar më 20-22 dhjetorë 1991 në lokalet e Medresesë Isa Beu mbi të vërtetën e çështjes tonë kombëtare ku tuboi shkenctarët, intelektualët dhe krerët e kauzës tonë kombëtare nga të gjitha trojet tona shqipfolëse për të debatuar mbi etnogjenezën dhe të vërtetën e Shqiptarëve të Maqedonisë nga i cili simpozium doli në dritë vepra që me plotë kuptimin e fjalës mund të quhet enciklopedi e gjallë mbi realitetin e Shqiptarëve të Maqedonisë, “Shqiptarët e Maqedonisë”, vepër kjo e cila do të iu bie në sy armiqve të Islamit dhe kombit tonë të cilët më pas nuk do të kursejnë asgjë për ta nënvlerësuar mundin dhe angazhimin e Reisul Ulemasë në ngritjen e vetëdijes tonë kombëtare. Këtu vlenë të potencohet se para mbajtjes së këtij simpoziumi H. Sulejman ef. Rexhepi do të përndiqet, kanoset dhe do të merret në pyetje nga sistemi i atëhershëm policor-politik që të mos realizohet ky simpozium, mirëpo ai me këmbëngulësi sërisht i tuboi i mbrojti dhe i strehoi shkencëtarët dhe intelektualët e të gjitha trojeve shqiptare dhe realizoi këtë simpozium pa mos u trembur fare dhe pa mos iu dridhur qerpiku nga organet policore të sigurimit të atëhershëm dhe ideologët e sëmurë nga nacionalizmi i verbër maqedonas siç ishte edhe nën Kryetari atëhershëm i Qeverisë Bllazhe Ristevski i cili e kishte thirrur në bisedë informative për ta bindur Reisul Ulemanë që shqiptarët ta pranojnë statusin e pakicës në Maqedoni, me të cilin H.Sulejman ef. Rexhepi kishte zhvilluar nje bisedë të nxehtë lidhur me autoktoninë tonë Shqiptare në Maqedoni ku në fund para se ta lëshonte kabinetin e tij në mënyrë demonstrative i kishte thënë: “Shqiptarët statusin e pakicës nuk do ta pranojnë kurrë dhe me këtë politikë tuajën diskriminuese shoveno-nacionaliste do ti detyroni shqiptarët që të kërkojnë zgjidhje tjetër e ajo do të ishte lufta për realizimin e shqipërisë etnike”.
3.Kontributi i tij në ngritjen dhe themelimin e Universitetit të Tetovës është i pa mohueshëm kur kemi parasysh faktin se zyrat e Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Tetovës ia la në disponim Universitetit për ti shfrytëzuar për të gjitha nevojat e tij pa asnjë përjashtim.
4. Ndër prioritetet dhe planet e Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi ishte edhe ngritja dhe themelimi i institucionit sipërorë islam i cili do të ndriçonte vlerat fetare, kulturore, historike dhe kombëtare të popullit tonë në këtë vend, andaj edhe me plot angazhim bëri themelimin dhe hapjen e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup i cili edhe sot e kësaj dite pas njezet e ca vitesh shërben po për ato vlera të cilat i potencuam më lartë. Me kërkesë unanime të këshillit intelektual të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup H. Sulejman ef. Rexhepi do të zgjidhet Dekani i parë i këtij Fakulteti dhe ligjerues i lartë dhe i dalluar i disa lendëve juridike Islame në këtë Fakultet.
5.Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi bëri zgjerimin dhe hapjen edhe të katër degëve-paraleleve të Medresesë Isa Beu me qendër në kondovë të Shkupit. Ai bëri hapjen e degëve të Medresesë Isa Beu për arsimimin, shkollimin dhe edukimin e femrës muslimane, pra hapjen e degëve të Medresesë së vajzave në qytetin e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit për gjininë femrore, si dhe hapjen e degës së Medresesë së djemve në Maqedoninë lindore, atje ku armiqëve të islamit iu dhëmbin sytë kur e shohin, në qytetin e Shtipit, për ti dhënë shkëlqim dhe elan Islamit edhe në atë skaj të vendit tonë.
6. H. Sulejman ef. Rexhepi është autorë i shumë veprave kapitale Islame ndër të cilat vepra veçojmë: “Për Fe e Atdhe”, “Vetëm Krijuesit tim i Përkulem”, “Lufta Për Të Vërtetën”, “Në mes të Askundësisë”, vepra pesë volumëshe “Për Fe dhe Atdhe”, “Ishullizimi i Njeriut, si dhe autorë i shumë shkrimeve nëpër mediumet e shkruara dhe përkthyes i disa veprave intelektuale fetare islame. Padyshim se duhet potencuar edhe ndihma materiale që H. Sulejman ef. Rexhepi ua ofroi edhe autorëve të lëmive të ndryshme si kulturore, historike dhe shkencore për botimin e qindra veprave të këtij karakteri.
7. H. Sulejman ef. Rexhepi në opinionin e gjërë njihet edhe me zemërgjërësinë, bujarinë dhe humanizmin e tij shpirtërorë në çdo aspekt, nga mund të veçojmë kontributin dhe iniciativën e tij për skamnorët, të varfërit, invalidët e luftës dhe të gjithë njerëzit me nevoja të veçanta në përkrahjen dhe ndihmën e parezervë që ua ofroi këtyre kategorive të njerëzve, si në ndërtimin e shumë shtëpive, ndihmave financiare, dërgimin e shumë të sëmurëve skamnorë në spitalet e drejtorisë së vakfeve të Republikës së Turqisë etj.
Krejt në fund pa mos u zgjeruar më shum, brenda një kohe të shkurtër Kryetari i BFI-së Reisul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi arriti që ta hapë rrugën e transformimeve në BFI, ai vendosi një sistem institucional pune të barabartë për të gjithë, që vite me rradhë edhe personalisht e zbaton me ndërgjegjen e tij më të lartë.
Në suaza të këtij shkrimi kjo ishte e tëra që përgaditëm për liderin shpirtërorë dhe të pazëvendësueshëm të BFI-së, dhe natyrisht se veprat flasin më së miri për vlerën dhe personalitetin e H. Sulejman ef. Rexhepit dhe pikërisht, janë këto dhe qindra vepra të pavdekshme të tij që nuk arritëm ti përmendim në dobij të Islamit dhe kombit tonë Shqiptarë që sot tradhëtarët e fesë dhe kombit tonë nuk gjejnë forma dhe mënyra për të tentuar ta shpifin, njollosin autoritetin dhe rrespektin e tij që gëzon brenda dhe jashtë shtetit tone, por të mos harrojnë të gjithë ata djajë dhe banditë se margaritari mbetet margaritar përgjithmonë dhe për H. Sulejman ef. Rexhepin flasin vetë veprat e tij që shkëlqejnë si margaritarë, pavarësisht aspiratave dhe dëshirave të atyre që kanë shitur identitetin e tyre fetarë dhe kombëtarë për interese personale të kësaj bote të shkurtër.

Rexhep Ziberi
Kryetar i Shoqatës së Ulemave në RMV

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *