Ahmeti: Do të provojmë të gjejmë kandidat të përbashkët me partitë shqiptare

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë qendrore në Tetovë është deklaruar për mediat në lidhje me diskutimet që kanë bërë për tema të ndryshme përfshirë këtu edhe kandidaturat për zgjedhjet presidenciale.

“Opcionet janë të hapura por BDI ka vendim dhe do të dal me kandidat të vetin por edhe opcione të hapura, do të bisedojmë dhe me partitë tjera shqipe për opcione të ndryshme dhe procesi vazhdon”, është shprehur Ahmeti.

AHMETI:DO TË PROVOJMË TË GJEJMË KANDIDAT TË PËRBASHKËT ME PARTITË SHQIPTARE

Ali Ahmeti: DO TË PROVOJMË TË GJEJMË KANDIDAT TË PËRBASHKËT ME PARTITË SHQIPTARE

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 30. Januar 2019

Njihuni me yllin e ri të muzikës, quhet Lina!

Njihet në muzikë si Lina e ajo është një yll i sapo dalë në muzikën shqiptare. Këngëtarja mjaft simpatike sapo ka sjellë këngën e saj të parë me një klip mjaft të bukur me titull “Na dy”, një këngë që po pritet mjaft mirë. Për muzikën është kijdesur Granit Gashi, Massiv Production, ndërsa modeli në video është Daniel Boner, e për make up është kujdesur Jaquelin Penez dhe video punuar nga MyMusicclip.ch . Lina është me origjinë nga Kosova por jeton në Lucern në Zvicër. Këngëtarja e re por si duket mjaft me stil dëgjon jo vetëm muzikë anglisht, italisht apo frëngjisht po mbi të gjitha muzikë shqiptare, ndërsa veçon dhe ka si idhull Elvana Gjata dhe Beyonce ku mund të themi se pse jo ajo mund të jetë një pasardhëse e tyre mjaft e denjë.

Xon Oxa pas hiteve producenti i parë shqiptar në Universal Music?

Ai ka lindur në Zvicër por me origjinë është nga Ferizaj ndërsa me muzikë si solist në hip-hop ka nisur në 2002 e që nga viti 2010 si producent. Po flasim për Rezon Hoxha apo siç njihet në art si Xon Oxa. Për ta njohur më mirë ai ka krijuar këngën e Majk me titull “Qikita” dhe këngën më të re të reperit 2Ton që sapo ka dalë me titull “Faj”. Por producenti i hiteve punon edhe për artistë të huaj në Zvicër dhe Francë ndërsa si i tillë është pjesë e labelit BNDLSS si dhe ka krijuar këngë për këngëtarin e famshëm afrikan Tshanda Sangwa dhe albumin e reperit të njohur Boula-Z që quhet “Bandit” vitin që shkoi. Të tjera hite priten të dalin nga duart e tij si dhe pritet që Xon Oxa të jetë i pari producent shqiptar në labelin botëror Universal Music e ku ai është në marrëveshje pë të pasur një kontratë.

Ministri Nuhiu shpreh mirënjohje për Holandën në fushën e sigurisë

Sot, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka takuar zëvendës ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Z. Andri van Mens. Takimi u zhvillua në prag finalizimit të reformave të ndërmarra për fushën e sigurisë, me ç’rast Z. Nuhiu edhe i ka shprehur mirënjohje z. Van Mens për përkrahjen e ofruar. Ja postimi i zv. Ministrit Nuhiu: “Në takimin me zv/ambasadorin holandez z. Andri van Mens, shprehem gatishmërinë për përfundimin në kohë optimale të procesit të reformave në fushën e sigurisë! Mirënjohje për mbështetjen që na ofrohet në rrugëtimin tonë euroatlantik!

Sekretet e Erikës…

-Erika, këtë herë do flasim  vetëm për sekretet e tua, je dakord?

Për të gjitha të gjitha?! Hajde, të shohim njëherë…(Qesh)

–  Dua ta nis nga bukuria,  cili është sekreti i bukurisë tënde?

– Oh, faleminderit dhe unë si përherë do të jap përgjigjet e mia më të sinqerta. Mendoj se sekreti i bukurisë jo vetëm i times, por i çdo femre është buzëqeshja. Çdo femër kur buzëqesh është e bukur.

– Sekreti i lumturisë?

– Sekreti lumturisë janë të gjitha ato gjerat e bukura dhe me vlerë që më rrethojnë në jetën time.

-Sekreti i suksesit?

– Jam njeri  shumë pozitiv dhe pse jo besimi që kamtek vetja.

-Cili është sekreti i muzikës që bën?

– Që bëj atë muzikë që dua më shumë.

-Sekreti për të bërë karrierë?

– Të punosh shumë për ato që do të arrish dhe mos të heqësh dorë kurrë nga dëshirat dhe ëndrrat.

-Sekreti yt në dashuri?

– Dashuria është e vetmja gjë që s’ka sekret. Po tani me aq sa më kanë thënë, (qesh) unë jam shumë e dashur, shumë e ëmbël, e sinqertë dhe mendoj që janë një sekret ‘i vockël’ dhe këto apo jo?

-Sekreti për t`u ndier rehat?

– Thjesht duaje veten tënde në çdo qelizë dhe ke për t’u ndier rehat në çdo gjë.

– Sekreti për t`u argëtuar?

– Largoji të gjitha mendimet negative dhe shijoji ato momente.

-Sekreti i fëmijërisë?

– Kam qenë shumë fëmijë mistrec.(Qesh)

-Sekreti i “të qenit gjithnjë e sinqertë”?

– Ji vetvetja.

-Sekreti për t`i mbajtur larg njerëzit që s`të pëlqejnë?

– S’e di (Qesh).Thjesht mund t’i injorosh, mos t’i japësh shumë rëndësi. Jam me parimin se indiferenca vret më shumë se çdo gjë.

-Sekreti për t`i mbajtur njerëzit afër?

– Dhuroji dashuri ose miqësi të pakushtëzuar dhe ç’është më e rëndësishmja të jesh pranë tyre në ditët e mira dhe të këqija.

-Sekreti për të mposhtur emocionet në skenë?

– Besimi në vetvete. Mendo vetëm gjëra pozitive.Thuaj vetes ‘do dal të bëj më të mirën time dhe do e shijoj pafund atë moment!

-Sekreti për të afruar publikun?

– Buzëqeshi, ndaje skenën herë pas here me ta dhe bashkëpuno me shikime sa më shpesh. Nuk ka publik mos të të dojë në momentin që bëhesh ‘një’ me ata.

– Sekreti për një trup elegant?

– Të hash shëndetshëm dhe sigurisht edhe pak fitness!

-Sekreti për të kaluar një ditë pa stres?

– Të jetosh duke buzëqeshur!

-Sekreti për të pasur look shokues?

–  Kjo pjesa e look-ut shokues është si puna e atyre gjërave që kur i bën me plan nuk të ecin. Më mirë thuaj le të dalë si të dalë dhe çdo gjë ecën më mbarë.

-Po sekreti për të fituar sa më tepër pikë gjatë një interviste, cili është?

– Të japësh përgjigje sa më të natyrshme pra të jesh vetvetja dhe sa më e thjeshtë, aq më e bukur intervista!

Osmani: Mbrojtja e hapësirave publike dhe liria e informimit publik, është obligimi ynë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani nuk heq dorë nga ideja për padi ndaj mediave që e kanë përmendur BDI-në në skandalin mbi 10-vjeçar me paratë e pensionistëve në Fondin Pensional, të cilin në konferencë për media e publikoi ministrja Carovska. Në një letër dërguar mediave, Osmani fillimisht ka kërkuar falje nga mediat që e kanë interpretuar deklaratën e tij si kërcënim, por megjithatë thotë se nuk heq dorë nga padia.

Më poshtë deklaratzëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani:

Mbrojtja e hapësirave publike dhe liria e informimit publik, është obligimi ynë jo vetëm si politikan që qëndrim kryesor kemi Maqedoninë Evropiane, por edhe personalisht si njerëz sistemi i vlerave të të cilëve është i ndërtuar në bazë të rregullave dhe normave perëndimore.

Por, mbrojtja e hapësirave publike nuk mund të sigurohet përmes mbrojtjes së spekulimeve dhe manipulimeve të qëllimshme, përmes mbrojtjes së gënjeshtrës dhe lajmeve të rreme, përmes mbrojtjes së atyre, qëllimi i të cilëve është diskriminimi i padrejtë, shkaktimi i dëmit të pabazë etj.

Mediat kanë të drejtë të raportojnë dhe të dyshojnë, dhe kjo asnjëherë nuk ka paraqitur problem,  as artikujt e tillë nuk i konsiderojmë si qëllimkëqinjë, dhe mu për këtë arsye, pjesa më e madhe e mediave nuk kanë nevojë as të kërkojnë falje, e as që synojmë të dorëzojmë padi. Nëse deklaratën time, të dhënë si zëdhënës i partisë BDI, disa nga mediat e kanë konsideruar si kërcënim, më lejoni që publikisht të kërkoj falje dhe t’i vë për detyrë vetes që në deklaratat e mija të ardhshme të jem më i saktë.

Por, ekzistojnë politikan, përfaqësues të partive të vogla, që shprehën akuzë të drejtpërdrejtë për krime dhe vjedhje, duke mos pas as bazën më të vogël për dyshim, për një akuzë të këtillë. Kjo është e papranueshme, dhe prandaj apeloj ta kuptojnë gabimin, të pranojnë se kanë gabuar apo kanë shpejtuar, gjest që menjëherë do ta pranojmë dhe do ta  përshëndesim. Në të kundërtën, me të vërtet do të detyrohemi të ngremë akuzë për të pavërtetat tendencioze.

Mesazh të njëjtë dua t’ju dërgoj edhe mediave dhe portaleve – përfaqësuesve të njohur të lajmeve të rreme, që nuk lëshuan rastin ta skandalizojnë këtë rast, që edhe ata të përhapin akuza të drejtpërdrejta, gënjeshtra të qëllimshme dhe të krijojnë lajme plotësisht të rreme pa asnjë bazë. Qëllimi ynë është që ta mbrojmë hapësirën publike, duke u lënë hapësirë t’i demantojnë të pavërtetat, të kërkojnë falje, në të kundërtën disa nga mediat gjithashtu do të duhet akuzat e tyre ti dëshmojnë në gjyq.

Vazhdon takimi i liderëve të koalicionit, gazetarët nuk lejohen as në objekt

Ka rreth dy orë që ka filluar takimi i liderëve të koalicionit qeverisës në Kosovë Në këtë takim pritet të vendoset nëse do të ketë ndryshime në koalicion. Në zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj janë mbledhur liderët e koalicionit PDK-AAK-NISMA-AKR. Në këtë takim, pavarësisht interesimit të madh të mediave, nuk janë lejuar brenda, madje as në objekt fare. Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë, e në të njëjtën kohë po vazhdon seanca e Kuvendit. Ndryshe, të shtunën është caktuar seanca për buxhetin e vitit 2019.

Camaj: Marrëveshje që unifikon Malësinë

Kryetari u Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, permes postimit në rrjetin social facebook, konfirmon arritjen e marrëveshjes midis UDSH-së dhe Forumit Shqiptar të përbërë nga ASH dhe LDSH.

Postimi i plotë i Camaj:

“Sonte, me 29 janar 2019, u arrit një marreveshje tejet e rëndësishme, jo vetëm për këto zgjedhje, por për të ardhmen e Malësisë. Të prirë nga përgjegjësia para gjeneratave të ardhshme, dhe të vetëdijshëm për momentin historik, ne liderët politik shqiptarë, dhe bashkëpunëtorët tonë, arritëm një pakt, me shpresë se do të jetë udhërrëfyes për të gjithë malësorët, që t’i kthehen vetvetes. Shqiptarët vetëm të bashkuar mund të prosperojnë, e ne u bashkuam: LDSH-ASH-UDSH!
Malësia na bashkon!
Unë jam mirë, vetëm kur është mirë Malësia!”.

Deputeti i zonës Xhevat Ademi në promovimin e sallës së re të sportit në Kamjan, falenderon të ndjerin Abdilaqim Ademi dhe ish kryetarin Hazbi Idrizi

Ndër njerëzit më meritor për ndërtimin e sallave të sportit, sidomos në rajonin e pollogut, janë, tanimë i ndjeri Abdylaqim Ademi, ish ministër i Arsimit dhe shkencës i Maqedonisë, dhe ish kreu i komunës së Bogovinës, i ndjeri Hazbi Idrizi, me këto fjalë, deputeti i zonës Xhevat Ademi, ka filluar fjalimin e tij në hapjen e sallës së sportit që sot u inaugurua në fshatin Kamjan të Komunës së Bogovinës, dedikuar shkollës fillore Sabedin Bajrami, por edhe dashamirëve të sportit atje.
Ademi me këtë rast ka uruar kamjanasit për sallën e re të sportit, ndërkohë që ka porositur rininë e vendit, që sa më tepër ta shfrztëzonë këtë sallë. Ademi këto komente i bëri pas prerjesh së shiritit të sallës së re të sportit, ku ishin të pranishëm edhe funksionarë të tjerë të BDI-së, nën udhëheqjen e deputetit të zonës sonë Xhevat Ademi dhe Ministrit të arsimit dhe shkencës të Maqedonisë, Arbër Ademi. Ministrin e arsimit Arbër Ademi, premtoi se Qeveria por edhe institucionet e saj, do jenë gjithnjë në përkrahje të zhvillimit të arsimit në vend, por edhe të sportit, duke përkrahur nismat e shkollave por edhe kërkesat që shpesh dalin edhe nga vet banorët e zonave.