Ministri Bekteshi pas hyrjes në fuqi të ligjit për gjuhët: Hapërojmë përpara!

Ministri i Ekonomisë së Qeverisë së Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi, ka theksuar rëndësinë e hyrjes në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Z. Bekteshi, me këtë rast ka vënë në dukje se “përmes përkushtimit, përgjegjësisë në punë po kthejmë shtetin në rrugë të drejtë, në rrugën e bashkëpunimit, miqësisë, përparimit dhe në rrugën e euro integrimeve”.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi në rrjetin social:

“Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi dërgoi në Gazetën zyrtare Ligjin mbi përdorimin e gjuhëve . Me këtë ligj, gjuha shqipe do të përdoret në mënyrë të barabartë në të gjitha organet e administratës shtetërore, të kryesuar nga Parlamenti dhe Qeveria. Dhe përmes përkushtimit, përgjegjësisë në punë po kthejmë shtetin në rrugë të drejtë, në rrugën e bashkëpunimit, miqësisë, përparimit dhe në rrugën e euro integrimeve. #Maqedonia përfundimisht hapëron përpara!”

400 mijë euro për paga të aeroportit jofunksional

Gjatë tre vjetëve të fundit për pagesa të menaxhmentit, të bordit, por edhe të disa punëtorëve të angazhuar për Aeroportin jofunksional të Gjakovës nga buxheti i shtetit janë shpenzuar hiç më pak se 382 mijë euro. Vetëm gjatë vitit 2016 për kompensime të anëtarëve të bordit dhe të komisioneve të auditimit u shpenzuan 41,200 euro.

Shuma të konsiderueshme të parave të buxhetit të shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për paga të menaxhmentit, të anëtarëve të bordit, por edhe të disa punëtorëve të angazhuar në aeroportin jofunksional të Gjakovës. Aeroporti i Gjakovës është ndërtuar që pas Luftës së Dytë Botërore për nevoja të agrikulturës, kurse në vitet e ’90-ta ka pushuar së funksionuari.

Menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë Aeroporti i Gjakovës i është dhënë në shfrytëzim KFOR-it italian, të cilët kanë investuar në ndërtimin dhe në funksionalizimin e saj. Kurse më datë 18 dhjetor 2013 Aeroporti i Gjakovës i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës si donacion nga Forcat Ajrore Italiane. Më datë 28.03.2014 Qeveria e Kosovës kishte themeluar ndërmarrjen publike “Aeroporti i Gjakovës”, ku pas emërimit të Bordit në shtator të vitit 2015 kjo ndërmarrje ushtron veprimtarinë e saj si shoqëri aksionare. Duke u bazuar në dokumentet e siguruar nga gazeta “Zëri” shihet se nga vitit 2015 e këndej për këtë ndërmarrje publike nga shteti i është ndarë një buxhet prej rreth 700 mijë eurosh, ku rreth 200 mijë janë shpenzuar për paga dhe për shpenzime tjera operative, derisa pjesa tjetër prej rreth gjysmë milioni është llogaritur si zhvlerësim i ndërmarrjes.

Lansoi këngën e re, por ja një detaj që ju ka humbur (Video)

Kreativiteti i të rinjëve në fusha të ndryshme nuk ka fund, ky kreativitet po e përcjell edhe artisten tashme të njohur Valëza Zogaj.

E njohur me projekrin “Nese ti” duke vazhduar me baladën “thirrje” e cila ishte e përzier me elektro pati sukses ashtu sikur projekti i parë.

Po krijimtaria e saj veç sa u zgjerua dhe me shumë me projektin e ri që artistja në fjalë ka lansuar.

Projekti është me tekst nga këngëtari Yll Limani ndërsa e kompzuar nga Florent Bishnjaku. Ky projekt mban titullin “Erresire” e që u finalizua edhe me videoklip, ku në çdo detaj u përkujdes regjisori Leart Rama.

Ajo që e bën me të veçant përveç zërit është edhe thjeshtësia e Valëzes në videoklip madje ajo u shfaq natyrale dhe pa make-up.

Ky projekt po pritet shumë mirë nga publiku. Për më shumë shikoni linkun.

Çartet VMRO-ja, zyrtarizimi i gjuhës shqipe vepër penale

Menjëherë pas njoftimit për shpalljen zyrtare të ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni ka ardhur një reagim i çmendur i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE. “Paralajmërojmë drejtorin e Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski se shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare është vepër penale për të cilën shkohet në burg dhe të cilën e bartë drejtori I Gazetës zyrtare dhe të gjithë të involvuarit e tjerë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPNE-së. Nga kjo parti theksojnë se LSDM-ja edhe njëherë ka dhunuar demokracinë dhe ka shkelur rendin kushtetues në Republikën e Maqedonisë.

Ramiz Lladrovci uron Talat Xhaferin për gjuhën shqipe

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferin me rastin e publikimit në Gazetën zyrtare, Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, duke theksuar “Gjuha jonë e bukur dhe e lashtë, nuk do të ketë kufizime në përdorim”. Z. Lladrovci po ashtu thekson se “puna Juaj këmbëngulëse, atdhetarizmi Juaj për zgjidhjen e çështjeve jetike për shqiptarët, na bëjnë krenar”.

Ja postimi i Z. Lladrovci:

“I nderuari Kryetar Talat Xhaferi, urime hyrja në fuqi e ligjit për përdorimin e gjuhëve! Miku im, Përpjekja Juaj, me decenie e shekuj për barazi në përdorimin e gjuhëve, gjeti zgjidhje. Populli shqiptar, falë punës, përkushtimit dhe angazhimit Tuaj por edhe e të gjitha partive shqiptare, në veçanti të BDI-së dhe Ali Ahmetit, u kurorëzua me sukses. Gjuha jonë e bukur dhe e lashtë, nuk do të ketë kufizime në përdorim. Puna Juaj këmbëngulëse, atdhetarizmi Juaj për zgjidhjen e çështjeve jetike për shqiptarët, na bëjnë krenar. Urime Kryetar i Kuvendit, Z. Talat Xhaferi!”

Bujar Osmani: Nga nesër ministrat në qeveri flasin shqip (Video)

Zv.Kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani ishte mysafir në emisionin “Click Plus” në TV21 Osmani deklaroi se Ligji për Gjuhët është nënshkruar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, dhe tashmë është dërguar në Gazetën zyrtare. Gazeta zyrtare pritet të publikohet sonte ose nesër, dhe me ligj përveç gjuhës maqedonase, gjuha shqipe do të bëhet zyrtare. Do të aplikohet në institucione dhe në të gjitha veprimet e qytetarëve para autoritetit të shtetit.

Ligji obligon gjykatat, prokurorët publikë që të aplikojnë gjuhën shqipe në dokumente. Të gjitha autoritetet shtetërore do të obligohen që të kenë faqe online në të dyja gjuhët. Edhe kryeparlamentari Xhaferi në Facebookun e tij privat e ka konfirmuar këtë gjë, duke deklaruar se ligji për gjuhët do të jetë edhe në gazetën zyrtare.

Bujar Osmani në #Clickplus: Nga nesër ministrat në qeveri flasin shqip!

Gepostet von TV21 am Montag, 14. Januar 2019

Pirja e duhanit mund të shkaktojë diabet

Pirja e duhanit mund të shkaktojë diabet.

Në të vërtetë, duhanpirësit kanë një rrezik 30-40% më të madh të zhvillimit të sëmundjes sesa joduhanpirësit dhe sa më i lartë numri i cigareve të tymosura në ditë, aq më i madh është rreziku për t’u bërë diabetik.

”Për më tepër, duhanpirësit me diabet kanë një menaxhim të vështirë të sëmundjes (kontroll më të ulët të glicemisë) dhe rrezik më të madh të ndërlikimeve të tilla si infarkti i miokardit, retinopatia ose probleme me veshkat”, raporton Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Studimet kanë bërë një analizë të plotë të duhanpirësve me rrezikun e diabetit, domethënë me duhanpirësit ‘e rëndë’ (më shumë se 25 cigare në ditë) të cilët kanë më shumë rrezik për diabet sesa duhanpirësit ‘e lehtë’ (jo më shumë se 10 cigare në ditë)”, shpjegon Francesco Purrello, president i Shoqatës Italiane të Diabetologjisë.

”Ka disa mekanizma që shpjegojnë se si pirja e duhanit mund të çojë në diabet”, thotë eksperti.

”Nikotina vepron në qelizat pankreatike që prodhojnë insulinën duke krijuar një gjendje inflamimi kronik që rrit rezistencën e insulinës (mosfunksionimi i insulinës), në bazë të shfaqjes së diabetit. Pirja e duhanit, dieta dhe pasiviteti fizik, mund të ndryshojë rrjedhën e shëndetit të një personi”, thekson Purrello.

Artan Grubi ”U tha ,u bë” : Gjuha shqipe shpallet në Gazetën Zyrtare

Dërgimin e Ligjit të Gjuhëve në Gazetën Zyrtare e ka konfirmuar edhe deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Ai në një postim në Facebook shkruan se “Gjuha Shqipe shpallet në Gazetën Zyrtare”.

“Integrimi në NATO dhe BE, u tha, u bë; Barazia gjuhësore, u tha, u bë; Reforma sistemore, u tha, u bë”, vijon komentin e tij deputeti nga radhët e BDI-së, Artan Grubi.

Tërshëra, ushqimi që i bën fëmijët më të zgjuar

Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të fillojnë ditën në mënyrë të shëndetshme, ju ofroni një mëngjes me qumësht, drithëra të cilët përmbajnë tërshëre dhe pak fruta të thata.

Tërshëra përmban shumë lloje vitaminash dhe në sasi te konsiderueshme, si dhe lëndë inorganike, për të cilat fëmijët kanë veçanërisht nevojë, që të gëzojnë një shëndet të mirë. Për më tepër, duke shtuar tërshërën në ushqimin e fëmijës tuaj, parandaloni nepset e panevojshme dhe dëshirën e tepruar për ëmbëlsira. Tërshëra përmban fibra të tretshme, të cilat i japin asaj indeks glicemik të ulët. Kjo do të thotë që ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak në nivele konstante, duke mundësuar kështu evitimin e luhatjeve që çojnë në neps për ushqime të përpunuara me përmbajtje të lartë sheqernash të thjeshtë si biskotat, çokollatat dhe ëmbëlsira.

Përmirësojmë përqendrimin

Fëmijët që konsumojnë tërshëre për mëngjes, është e sigurt që ja dalin më mirë në mësime. Këta fëmijë kanë rendiment më të mirë në zgjidhjen e problemeve matematikore dhe në realizimin e detyrave të ndryshme. Lloji i mëngjesit ka një rëndësi të veçantë në performancën mendore të fëmijëve në shkollë. Në një studim të Universitetit Taft, u konstatua se fëmijët që konsumonin tërshëre në mëngjes, në vend të drithërave të tjerë, arrijnë rezultate më të mira në mësime. Kjo gjetje, argumentohet me faktin se drithëra si tërshëra, ofrojnë glukoze-ushqimin më të preferuar të trurit- në mënyrë konstante. Për më tepër, fëmijët që ndjehen të ngopur, e kanë më të lehtë të përqendrohen, në krahasim me fëmijët që ju gërryen stomaku.

Veçanërisht të dobishme për fëmijët me diabet

Tërshëra është një ushqim i çmuar për fëmijët dhe adoleshentët me diabet, pasi i ndihmon ata të kontrollojnë sheqerin në gjak më mirë.

Fëmijë të gëzuar

Ushqimet e pasura ne karbohidrate, si tërshëra, përforcojnë nivelet e serotoninës në tru, lënda përgjegjëse për humorin e mirë, duke ndihmuar kështu adoleshentët të evitojnë luhatjet e shpeshta të humorit.

Për intolerantët ndaj glutenit

Edhe pse tërshëra e ofruar në treg përmban gluten, studimet kane treguar se, fëmijët me kolika dhe çrregullime të tretjes, të cilët kanë ndjekur një dietë pa gluten por që përmbante tërshëre, kanë rezultuar në rikuperim optimal të aparatit tretës. Gjithsesi, nëse fëmija juaj është intolerant ndaj glutenit, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër për përdorimin e tërshërës.

Ushqim me përfitime afatgjata

Fibrat dhe beta-glukanet që përmban tërshëra, ndihmojnë ruajtjen e niveleve optimale të kolesterolit në gjak, duku ulur kështu rrezikun kardiak, si dhe ndihmojnë në zbërthimin dhe përthithjen e shumë lëndëve ushqyese që ajo përmban. Beta glukanet janë molekula të ngjashme me fibrat, te patretshme, të cilat forcojnë florën bakteriale të fëmijëve, duke u dhënë atyre një mburojë të shkëlqyer ndaj patogjeneve, diarreve, dhe toksinave të ndryshme të ambientit dhe ushqimit.

Arta Dade: Propozimi i Cakajt, i gabuar

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “A Show” ka komentuar mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme. Dade teksa e komentoi Cakajn si të panjohur, nuk kurseu as batutat “përderisa është kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës”.

“Sinqerisht nuk e kam njohur atë djalë, kur filloi të bëhej element i medias fillova të kërkoj CV –në e tij dhe nuk e dija që ishte zv.ministër i Jashtëm. Dhe ai nuk duhet të jetë edhe kryenegociator. Përtej faktit që ai është i lexuar, njeh procesin tonë. Mbase të isha unë të isha në vend në Bushatit, nuk do ta lija si krye negociator. Fakti që është është nga Kosova, ishin eksagjerime. Fjala ‘turp’ ka inflacione, ky djalë nuk ka as mandat përfaqësimi. Mua më vjen keq, por përderisa ëshë kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës. Kosova ka nevojë për të tilla potenciale”, tha ajo.