E pranon Haradinaj: SHBA-ja ma kërkoi heqjen e taksës, unë them se deri 2022 s’hiqet!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka pranuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë kërkesë zyrtare për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

“Qëndrimi i departamentit vjen përmes ambasadorit, ai ka shprehur qëndrimin për kërkesën për pezullim të taksës në mënyrë që me i hap rrugë dialogut. Sot do ta kishim pezulluar po ta kishim një kontratë për marrëveshje. Pa pas marrëveshje gjithëpërfshirëse, nuk ka lëvizje”, ka deklaruar ai.

 

 

“Deri në vitin 2022. Bashkimi Evropian duhet ta dijë se nëse nuk futemi në BE dy vendet, atëherë s’është zgjidh çështja e Ballkanit. Ne kemi nevojë për njohje nga Serbia”, është shprehur Haradinaj.

Ndryshe, shefi i ekzekutivit ka thënë se letra e publikuar në media, në emër të SHBA-së, nuk mund të merret edhe aq seriozisht. E vetmja derë e Amerikës në Kosovë, sipas Haradinajt, është ambasada e SHBA-së në Prishtinë, reskektivisht diplomati Philim Kosnet.

Më poshtë, letra e publikuar në disa medie:

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë formësuar pozicionin e tyre lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, respektivisht çeshtjen e taksës së vendosur nga qeveria dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore:

  1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
  2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.
  3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.
  4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.
  5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.
  6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.
  7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.
  8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.

Më 21 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet në tre komuna

“Afatet thonë se më së voni më 8 shkurt unë duhet t’i shpall zgjedhjet presidenciale, me atë që rrethi i parë zgjedhor të mbahet më 21 prill”, kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në konferencën për media ku njoftoi për fuqizimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sipas tij, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 maj, kurse rrethi i dytë më 5 maj.

“Meqë më 12 maj i skadon afati kryetarit aktual, dhe atë ditë duhet të inagurohet kryetari i ri, në bazë të afateve që i parasheh neni 12 i Kodit Zgjedhor, se zgjedhjet shpallen jo më gjatë se 90 ditë, dhe jo më shkurt se 70 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve. Në koordinim me subjektet politike, jemi në koordinim që rrethi i parë i zgjedhjeve të mbahet më 14 prill, dhe rrethi i dytë të mbahet më 28 prill, por meqë 28 prilli korrespondon me festën fetare Pashkët, vendimi është që më 21 prill do të mbahet rrethi i parë, kurse më 5 maj të mbahet rrethi i dytë”, tha Xhaferi, me çka shtoi se më 12 maj pritet që të drejtohet në Kuvendin e Maqedonisë kryetari i ri, dhe kështu zyrtarisht t’i fillojë të njëjtit mandati prej presidenti.

Kryeparlamentari Xhaferi deklaroi se bashkërisht me zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në Komunën e Dibrës, Novo Sellës dhe Ohrit.

“Por këtu dua të theksoj se për shkak të shkarkimit të tre kryetarëve të komunave, atëherë shqyrtojë mundësinë që në afat të caktuar të shpallë edhe zgjedhjet lokale, dhe për këtë arsye unë jam duke i shqyrtuar edhe në të njëjtën kohë që të mbahen edhe zgjedhje lokale në Komunën e Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës”, tha Xhaferi. Përndryshe, partitë më të mëdha, LSDM-ja pushtetare dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare janë përplasur në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Opozita e kushtëzon pushtetin që bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat sipas koalicionit qeveritar nuk janë të nevojshme, gjë të cilën e ka thënë edhe faktori ndërkombëtar.

Imer Selmani emërohet konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni

Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim për hapjen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë me seli në Manastir.

Me vendim qeveritar të miratuar më 8 janar të këtij viti dhe të shpallur në Gazetën Zyrtare të RM-së jepet pëlqimi që Imer Selmani të emërohet konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë me seli në Manastir.

Vendimin qeveritar do ta zbatojë Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.

Përndryshe, nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë deri më sot në Manastir janë hapur 13 konsullata nderi në po kaq shtete nga Evropa. Prej tyre, tre konsullata nderi (Kroacia, Britania e Madhe dhe Sllovenia), përkohësisht nuk punojnë, Republika e Bullgarisë në Manastir ka Konsullatë të Përgjithshme, ndërsa Republika e Greqisë ka Zyrë të Hapur për Lidhje në këtë qytet.

Qeveria mbështet publikimin e ligjeve në Gazetë Zyrtare, Ivanov shkeli Kushetutën

Qeveria e Maqedonisë e mbështetë publikimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjin për Ratifkimin e Marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit. Kjo sipas Qeverisë, ishte e patjetërsueshme për shkak se presidenti Gjorge Ivanov e kishte shkelur Kushtetutën me ngurrimin për t’u dhënë nënshkrimin këtyre dy ligjeve. Qeveria kujtoi se të dy ligjet ishin sjellë me votat e nevojshme në Parlament, edhe atë për të dytën herë, dhe në këtë fazë, Ivanov ishte i obliguar që të nënshkruajë ligjet, dhe nuk guxonte t’i mbajë peng. Qeveria kujton se Presidenti nuk është një trup ligjvënës, dhe se disa herë me radhë i kishin apeluar që të votojë ligjet, ndërsa ai kishte refuzuar, dhe në këtë rast, është aktivizuar kompetenca e Parlamentit, e paraparë në kësi lloj situatash, dhe kjo procedurë mbështetet me ligj dhe Kushtetutë.

“Ivanovi ishte i detyruar që të nënshkruajë ligjet, por meqë ai vendosi që të shkelë Kushtetutën, ishte e patjetërsueshme që të ndërmerren masa që janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, në mënyrë që demokracia parlamentare të funksionojë. Sipas nenit 51, paragrafi 2 nga Kushtetuta, secili është i obliguar që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet, përfshirë edhe presidenti. Neni 74 është i qartë edhe për atë se “presidenti është i obliguar që të nënshkruajë ligjet që i sjellë Parlamenti, nëse ata sillen për herë të dytë me shumicën e nevojshme të votave” , theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Bekteshi: Një ekonomi e vogël nuk mund të mbajë zgjedhje çdo vit

Një ekonomi e vogël si Republika e Maqedonisë nuk mund të mbajë zgjedhje çdo vit, por ai është vendim politik, porositi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Dispozitat tona ligjore tregojnë se disa projekte gjatë fushatës, por edhe nga dita kur shpallen zgjedhjet nuk mund të zbatohen. Duke e marrë parasysh se në vitin 2018 kemi pasur referendum, në vitin 2017 zgjedhje lokale tani i përgatitëm të gjitha projektet që të mund të realizohen me dinamikën e parashikuar dhe ato nuk duhet të qëndrojnë”, tha Bekteshi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai theksoi se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme është vendim politik dhe shtoi se janë të gatshëm përderisa partnerët e koalicionit vendosin të zbatohen zgjedhje.

Vendosja e taksës për prodhimet serbe në Kosovë vlerësoi se do të thotë përfitim afatshkurtër për ekonomistët e Maqedonisë.

“Nga taksa që është vendosur nga Kosova për Serbinë në plan afatshkurtër do të përfitojnë ekonomistët tanë, por ne nuk referohemi në atë. Si institucione dhe qeveri krijojmë masa të reja që tërësisht harmonizohen me nevojat dhe kërkesat e bashkësisë së biznesit në Republikën e Maqedonisë dhe duam në plan afatgjatë t’i zhvillojmë kompanitë tona që të jenë më konkurrente jo vetëm në tregjet rajonale por edhe në ato evropiane dhe globale”, potencon Bekteshi.

37 vite pa Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, akademi përkujtimore në Shtutgart

Të shtunën në Shtutgart do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar 37 vjetorit të atentatit ndaj vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Academia organizohet nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka” në bashkëpunim me Klubin Kulturor Sportiv “Bardhosh Gërvalla”. Njëkohësisht do të mbahet edhe orë letrare kushtuar jetës dhe veprës së tyre. Akademia do të mbahet me datën 19.01.2019, (e shtunë) dhe fillon në ora 19:00. Adresa: Gemeinde Zentrum Kircheimer Str. 114, 73249 Wernau, Gjermani.

Kançeska-Milevska: Kam votuar me dëshirë, nuk kam asnjë pazar me Zaevin

Rasti i drejtuar nga PSP-ja “Tenderët”, do të vazhdojë sot në Gjykatën Penale. Në këtë proces gjyqësor e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila dyshohet për keqpërdorime në tenderin për punët ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, i cili ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Sipas aktakuzës, një pjesë e punimeve në muze janë kryer në favor të personit juridik të kompanisë “Beton” nga Shtipi.

U realizua edhe një ëndërr

Fill pas aprovimit të ndryshimeve kushtetuese, një gëzim dhe kënaqësi tjetër po përjeton populli ynë. Ëndra e kahmotshme, përpjekja jonë e vazhdueshme, synimi i gjeneratave dhe qëllimi gjithëpopullor u realizua. Gjuha shqipe prej sot u bë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Urime, urime, urime, e gëzofshim për jetë e mot të gjithë bashkë. Kjo gjuhë e lashtë, e ruajtur me dashuri e xhelozi dhe e kultivuar ndër shekuj edhe kur ishte e padrejtësuar dhe e ndaluar, u bë gjuhë zyrtare edhe në institucionet shtetërore. Jam tejet i lumtur dhe i gëzuar që gjuha shqipe, përkundër vështirësive me të cilat u ballafaqua dhe përkundër pengesave e ndërkëmbëzave që ia bënë forcat destruktive politike që mjerisht akoma po frymojnë në Maqedoni, u zyrtarizua dhe me vete solli ndjenjën aq të dëshiruar shqiptare të barabarësisë së plotë.

Me këtë rast të cilin e konsideroj historik, në emrin tim personal dhe në emër të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, e uroj popullin shqiptar për këtë të arritur të veçantë. Njëkohësisht, i uroj dhe i përgëzoj përfaqësuesit tanë politikë të cilët me mençuri dhe me këmbëngulje arritën t’a finalizojnë procesin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe. Ky urim, kuptohet, i drejtohet edhe Qeverisë aktuale të Maqedonis që tregoi kapacitetin e vetë demokratik dhe orientimin eurointegrues, e vetëdijshme se barabarësia e njerëzve në këtë shtet mund të sjellë vetëm përparim të përgjithshëm dhe stabilitet. Allahu xh. sh. qoftë përherë me popullin tonë. Gjuha shqipe le të lulëzojë brënda shoqërisë evopiane. Maqedonia si shtet i përbashkët i popujve që jetojnë në këtë nënqiell qoftë përherë shembull i tolerancës dhe mirëkuptimit.

U REALIZUA EDHE NJË ËNDËRFill pas aprovimit të ndryshimeve kushtetuese, një gëzim dhe kënaqësi tjetër po përjeton…

Gepostet von Sulejman Rexhepi am Dienstag, 15. Januar 2019

Tërmeti 4.6 ballë, tronditi Italinë

Italia veri-lindore u trondit nga një lëkundje sizmike e shkallës 4.6 ballë. Instituti italian i gjeofizikës informon se tërmeti është regjistruar rreth orës 00.03 minuta të datës 15 janar me epiqendër në Ravena, shkruan ANSA. Lëkundja sizmike pati thellësi 11 km. Tërmeti u ndje në të gjithë pjesën lindore të shtetit italian.

Drejtori i “GAZETËS ZYRTARE”: Pse e nënshkrova Ligjin për gjuhët?

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare”, Martin Kostovski ka theksuar se ka nënshkruar Ligjin për Gjuhët dhe se nuk ndjehet aspak përgjegjës për vendimin e tij, pasi që mbrëmë VMRO-DPMNE tha se ai do të përballet me burg.  Ligji u nënshkrua vetëm nga kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe jo nga presidenti I vendit Gjorgje Ivanov, gjë që opozita pretendon se është shkelur ligji.  Por Kostovski thotë se pikërisht Ivanovi ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën.

“Ivanovi dhe jo unë ka shkelur Kushtetutën me mosnënshkrimin e vendimit. Për këtë nuk ndjej asnjë përgjegjësi. Ne me fusnotë kemi plotësuar se ligji është publikuar me nënshkrim të Talat Xhaferit”, theksoi Kostovski për portalin Lider.  Ai tha se për këtë do të jap edhe sqarime të tjera ligjore.