Ramiz Lladrovci: Mbahuni i fortë Akademik Daci, fati u tregua tepër i padrejtë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar Akademik Nexhat Dacin, me rastin e vdekjes së birit të tij në Brezovicë nga orteku i borës.

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit:

“Ngushëllime Akademik Daci! Në këto orë të dhimbjes së tmerrshme për humbjen e birit Tuaj, Prano ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të familjes Lladrovci, duke bashkë ndjerë pikëllimin dhe humbjen e tmerrshme Tuajën dhe Familjes Daci për Arianin! Mbahuni i fortë Akademik Daci, fati u tregua tepër i padrejtë! Ngushëllime!”

Rektori i UT-së Ahmeti angazhohet personalisht për pastrimin e borës nga obori i universitetit

as reshjeve të fundit të dëborës që e kanë përfshirë vendin tonë, Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Vullnet Ameti u është bashkuar punonjësve teknikë në aksionin për pastrimin e hapësirave në kampusin e Universitetit të Tetovës.

Ky aksion në Universitetin e Tetovës është ndërmarrë me qëllim që të mos pengohet funksionimi, veprimtaria e përgjithshme e këtij institucioni, sidomos në këtë periudhë që përkon me mbajtjen e provimeve në të gjitha fakultetet e Universitetit.

Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti, me gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në angazhime të kësaj natyre, e ka dhënë shembullin unik se drejtuesit e institucioneve nuk mjafton të japin urdhra nga zyrat e tyre, por t’i përvjelin mëngët në momente emergjente.

Gepostet von Universiteti i Tetovës – UT am Samstag, 26. Januar 2019

Zbardhen mesazhet në telefonin e Sala para se të udhëtonte

Willie McKay agjent i futbollit, i ka publikuar mesazhet që i kishte shkëmbyer i biri i tij, Jack McKay, me Emiliano Salan para se ai të zhdukej.

Në këto mesazhe zbulohet se McKay e kishte organizuar udhëtimin e argjentinasit, mirëpo nuk ishte përfshirë në procesin e zgjedhjes së aeroplanit apo pilotit.
Kërkimi për sulmuesin argjentinas, i cili u transferua te Cardiff City javën e kaluar, përfundoi të enjten, pasi që policia e Guernsey vendosi të mos e vazhdojë këtë proces për shkak se nuk gjeti asnjë shenjë të aeroplanit gjatë tri ditëve të kërkimit.
Shkëmbimi i plotë i mesazheve mes McKay (njëri ndër bashkëlojtarët e Salas në Cardiff) dhe Salas:

E premte, 18 janar
19:43 – Jack McKay: “Babai im më tha se ti je duke shkuar në shtëpi nesër. Ai mund të ta organizojë udhëtimin për të ardhur ti direkt në Nantes dhe të kthehet në Cardiff të hënën, në një kohë të përshtatshme për ty, në atë mënyrë që ti të kthehesh të martën në ushtrime.”
19:51 – Emiliano Sala: “Ah, kjo është e mrekullueshme. Unë sapo isha duke kërkuar nëse kishte ndonjë fluturim për në Nantes nesër”.

19:56 – Jack McKay: “Ai tha se mundet të ta organizojë një aeroplan për të të sjellë direkt në Nantes”.
19:56 – Emiliano Sala: ‘Sa do të kushtojë?”
19:56 – Jack McKay: “Asgjë. Ai tha se nëse më ndihmon të shënojë gola, atëherë s’ke nevojë të paguash”.
19:59 – Emiliano Sala: “Hahaha me kënaqësi”.
20:00 – Emiliano Sala “Do të shënojmë shumë gola”.
20:01 – Emiliano Sala: “Unë dua të shkoj nesër në Nantes, rreth orës 11:00 dhe të kthehem të hënën në mbrëmje, rreth orës 21:00, në Cardiff, nëse është e mundur”.
20:05 – Jack McKay: “Mirë. Do të ta dërgoj një mesazh kur gjithçka të jetë gati”.

E diel, 20 janar

17:00 – Jack McKay: “Përshëndetje, a ke mundësi të kthehet në orën 19:00 të hënën në mbrëmje? Sepse piloti duhet të udhëtojë edhe më në veri për në shtëpi, pasi që të të kthejë ty në Cardiff”.

17:01 – Emiliano Sala: “Përshëndetje, 19:30 do të ishte në rregull”.
17:03 – Jack McKay: “Po, mirë”.
17:05 – Emiliano Sala: “[fotografi e valixheve] A mund ta pyesësh nëse mund ta marrë këtë me vete në aeroplan?”
17:05 – Jack McKay: “Në rregull, mirë”.
17:07 – Emiliano Sala: “Por, a do të jetë në rregull për aeroplan?”
17:07 – Jack McKay: “Po, ka hapësirë në aeroplan për valixhen tënde”.
17:12 – Emiliano Sala: “Në rregull”.

E hënë, 21 janar
16:16 – Jack McKay: ‘Do të të thërras pas disa minutash”.
16:23 – Jack McKay: “Ai tha se është e njëjta kompani”.
16:27 – Emiliano Sala: “Në rregull, faleminderit”.

Sala kishte udhëtuar me të njëjtin aeroplan edhe për udhëtimin e tij nga Cardiffi në Francë dhe sapo kishte zbritur, u kishte thënë miqve dhe ish-bashkëlojtarëve të tij se udhëtimi nuk kishte qenë i rehatshëm.

Kërkohet largimi i kazinove nga vendbanimet dhe shkollat

Tashmë disa muaj në Maqedoni po zhvillohet debati për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit në Maqedoni.

Deputetët propozojnë që kazinotë të jenë në një radius prej 500 metrash nga institucionet mësimore, përderisa qytetarët si dhe organizatat kundër bixhozit, kërkojnë që kazinotë të jenë 3 mijë metra larg vendbanimeve.

Ligji aktual parasheh se objektet e bizneseve private ku ushtrohen aktivitete për lojëra të fatit, nuk mund të jenë ngjitur me oborrin e institucioneve arsimore.

Por, kjo nuk është e mjaftueshme për Shoqatën e Arsimtarëve, pasi që anembanë Maqedonisë, në një rreze prej më pak se 300 metrash nga shkollat fillore ose të mesme mund të hasësh kazino dhe bastore sportive.

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Rexhail Ismaili, i cili është një nga propozuesit e Ligjit që rregullon lojërat e fatit, thotë se nuk mund të kemi një zgjidhje radikale siç është rasti në Shqipëri, e cila nga fillimi i këtij viti i ka mbyllur të gjitha kazinotë dhe bastoret sportive, megjithëse shton se është problem shumë serioz dhe qëkërkon zgjidhje urgjente.

Edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, thotë se situata me bixhozin është alarmante. Megjithatë, Zaev potencon se nuk mendon të ndërmarrë masa radikale si në Shqipëri, sepse, siç është shprehur ai, në këtë sektor në Maqedoni janë të punësuar më shumë se 6 mijë persona.

“Do t’i shohim të gjitha efektet dhe masat dhe do të marrim vendim”, thekson Zaev.

Por, Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti-bixhoz në Tetovë, e cila tanimë ka realizuar takime me përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare, thotë se dislokimi i kazinove duhet të jetë tërësisht larg objekteve të banimit, madje në një rreze prej 3 kilometrash, në të kundërtën shoqëria në Maqedoni do të bartë pasoja të thella nga kjo dukuri.

“Kërkesa jonë e parë dhe më e rëndësishme që shpresojmë të realizohet, është që të gjitha kazinotë, bastoret dhe çka do që ka të bëjë me lojërat e fatit, të largohet nga vendbanimet tona. Kërkesa e dytë është që 5 për qind nga fitimi i lojërave të fatit, të destinohen për rehabilitimin e personave të varur nga kjo dukuri”.

“Dhe, e treta, kërkojmë që të hartohet një strategji nacionale për arsimim dhe edukim të nxënësve, studentëve pra kryesisht të rinjve nga pasojat që sjellin lojërat e fatit”, thotë Abdiu për Radion Evropa e Lirë.

Kërkesat e kësaj lëvizjeje janë mbështetur edhe nga bashkësitë fetare në Maqedoni, përkatësisht Kisha Ortodokse Maqedonase dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë.

Sociologët thonë se papunësia e lartë në mesin e të rinjve që arrin në 50 për qind të popullatës është një element shumë i rëndësishëm që i shtyn të rinjtë që përmes lojërave të fatit, të kërkojnë të sigurojnë mjete materiale.

Ali Pajaziti, sociolog nga Universiteti i Evropës Juglindore, konsideron se Ligji duhet të jetë rigoroz dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të paraqesin model shtetet evropiane, sepse përderisa lojërat e fatit në shtetet e zhvilluara shihen si mundësi për t’u argëtuar në kohën e lirë, në Maqedoni për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, lojërat e fatit shihen si mundësi për të siguruar ekzistencën.

“Një pjesë e qytetarëve, shpëtimin e kërkojnë te rastësia, përkatësisht tek mundësia për të përfituar përmes rrugës së shkurtër, për shkak të mungesës së ofertës, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. I gjithë ky fenomen përhapet në mënyrë zinxhirore. Numri i të varurve nga kjo epidemi, shkon duke u rritur”, thotë sociologu Pajaziti.

Por, ekspertët e ekonomisë konsiderojnë se vendosja e masave më rigoroze për lojërat e fatit, mund t’i hapë rrugë biznesit gri në këtë lëmi, për faktin se më shumë para deri më tani kanë kaluar përmes kazinove.

Në Maqedoni numërohen më shumë se 500 bastore dhe më shumë se 200 kazino, duke përjashtuar edhe ato ilegale që janë nëpër vendbanime rurale.

Ministri Ademi: Gjatë udhëheqjes 7 mujore ulëm borxhin për 2.5 milion euro

Gjatë udhëheqjes sonë 7-mujore me Ministrinë e Kulturës:
– E ulëm borxhin e Ministrisë për 2,5 milionë EUR;
– Realizimin e investimeve kapitale e ngritëm nga 30% në 85%;
– E pasuruam jetën kulturore, duke mundësuar aktivitete të përditshme kulturore.
#kulturëpërtëgjithë

Gjatë udhëheqjes sonë 7-mujore me Ministrinë e Kulturës:- E ulëm borxhin e Ministrisë për 2,5 milionë EUR;-…

Gepostet von Asaf Ademi am Samstag, 26. Januar 2019

Altin Mici vesh Saimir Pirgun në turneun botëror

Cilësuar nga mediat e huaja si “Pavarot i ri”, tenori shqiptar Saimir Pirgu vazhdon rrugëtimin drejt suksesit në çdo skenë të huaj.

Së fundmi ai po vazhdon turneun e tij botëror që përfshin Europën, Amerikën, Azinë, dhe momentalisht ndodhet në Vjenë duke performuar shfaqjet e tij të cilat kanë ngritur publikun në këmbë duke bërë krenarë çdo shqiptar.

Gjithmonë ka ditur të promovojë jo vetëm vlerat e tij si artist por edhe vlerat njerëzore, duke promovuar kulturën shqiptare në botë e duke u bërë pjesë e fushatave të ndryshme,  një ndër to ishte dhe “Ngjyrat e Shqipërisë”.

Ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur nëpër botë, Pirgu nuk ka zgjedhur të vishet me firmat e njohura botërore por ka vendosur që në turneun e tij botëror të promovojë stilistin shqiptar Altin Micin.

Elegant, shik dhe i kuruar në detaje, veshja e tenorit arrin të konkurojë dhe markat më të njohura të botës. Rezultatet e një pune të kënaqshme Pirgu i ka ndarë edhe me ndjekësit nëpërmjet fotove të publikuara në rrjetet sociale.

Pra tani e mësuam se kujt i besoi tenori shqiptar veshjen e tij, një shqiptari që është kaq i talentuar dhe mundet të jetë në të njëjtin nivel me stilistët e tjerë botërorë.

Enca krejt ndryshe në projektin e ri

Qysh prej bashkëpunimit me Don Phenom, këngëtarja Enca Haxhia nuk ka publikuar ndonjë këngë të re. Por ajo ka qenë aktive në rrjetet sociale duke qenë kështu afër me ndjekësit e saj.

Enca si duket kësaj radhe do të vijë me një baladë, të paktën kështu ka lënë të kuptohet nga postimi i fundit në Instagram. Ajo ka publikuar një fotografi e cila me gjasë të do të jetë nga projekti.

Ajo se cfarë bie në sy është se Enca duket shumë ndryshe. Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këngës se kur do të publikohet.

Zgjedhje në OH “El Hilal”, Behixhudin Shehapi rizgjedhet kryetar

Sot në Shkup u mbajt Kuvendi Zgjedhor të OH “El Hilal”, në të cilin u bë zgjedhja e kryetarit dhe organeve drejtuese të organizatës. Pas realizimit të zgjedhjeve në të gjitha 16 degët në Maqedoni, ata u prononcuan edhe për anëtarët e ri të Kuvendit dhe dhanë propozim për kryetarin e “El Hilal”-it. Me shumicë votash, disa të përmbajtur dhe asnjë kundër, kryetar u zgjodh kandidati i vetëm Behixhudin Shehapi, i cili mori mbështetjen e degëve të organizatës dhe të Këshillit Drejtues. Pas rizgjedhjes, ai u drejtua kuvendarëve, ku mes tjerash theksoi: “Sot, edhe një herë kuvendarët, ma dhanë edhe një mandat që t’i prij kësaj organizate, e cila në nënqiellin tonë përveç aktiveteve humanitare njihet edhe si kontribuese në proceset demokratike dhe zhvillimin e aspektit multikulturor, multinacional dhe multikonfesional në vend”. Më pas, kryetari i posazgjedhur, duke u bazuar në normat statutore i propozoi anëtarët e rinj të Keshillit Drejtues (11 anëtarë), Këshillit Mbikëqyrës (3 anëtarë) si dhe për Këshillin e Nderit (9 anëtarë). Me ndryshimet e statutit është paraparë që Organizata të ketë kryesuesin e Kuvendit. Për këtë post u propzua, prof. Etem Xheladini nga Kumanova. Të gjitha propozimet e kryetarit u miratuan unanimisht. Kjo organizate jo profitabile dhe volontere, është organizata e parë e kësaj natyre e formuar në sektorin civil.

Seanca e rradhës e Këshillit të komunës së Tetovës do mbahet të hënën me fillim në ora 11 në gjimnazin 7 Marsi

Mbledhja do të mbahet me dt. 28.01.2019 me fillim në ora 11:00 në SH.M. Gjimnazi “7 Marsi”, me këtë rend dite:

http://tetova.gov.mk/getart.aspx?aid=2459&lan=1&fbclid=IwAR3rE4UyMLdcVgC9FChqm72UXJWWM1tgSl0unya072hu1v69dXxl8L9R92E

Faleminderit për besimin, aktivistë të dashur

Përveç aktiviteteve të mia të dendura shumëdimensionale profesionale, një kohë të gjatë vullnetarisht merrem me humanitet në rolin e udhëheqësit të Organizatës “El Hilal”, e para në sektorin civil ne Maqedoni.
Sot kuvendarët, nga gjithsejt 16 degët, ma dhanë edhe një mandat që t’i prij kësaj organizate, e cila në nënqiellin tonë përveç aktiveteve humanitare njihet edhe si kontribuese në proceset demokratike dhe zhvillimin e aspektit multikulturor, multinacional dhe multikonfesional në vend.
Faleminderit nga zemra, të dashur aktivistë për besimin e dhënë.
Na priftë e mbara!

Gepostet von Behixhudin Shehapi am Samstag, 26. Januar 2019