Deputeti i zonës Xhevat Ademi në promovimin e sallës së re të sportit në Kamjan, falenderon të ndjerin Abdilaqim Ademi dhe ish kryetarin Hazbi Idrizi

Ndër njerëzit më meritor për ndërtimin e sallave të sportit, sidomos në rajonin e pollogut, janë, tanimë i ndjeri Abdylaqim Ademi, ish ministër i Arsimit dhe shkencës i Maqedonisë, dhe ish kreu i komunës së Bogovinës, i ndjeri Hazbi Idrizi, me këto fjalë, deputeti i zonës Xhevat Ademi, ka filluar fjalimin e tij në hapjen e sallës së sportit që sot u inaugurua në fshatin Kamjan të Komunës së Bogovinës, dedikuar shkollës fillore Sabedin Bajrami, por edhe dashamirëve të sportit atje.
Ademi me këtë rast ka uruar kamjanasit për sallën e re të sportit, ndërkohë që ka porositur rininë e vendit, që sa më tepër ta shfrztëzonë këtë sallë. Ademi këto komente i bëri pas prerjesh së shiritit të sallës së re të sportit, ku ishin të pranishëm edhe funksionarë të tjerë të BDI-së, nën udhëheqjen e deputetit të zonës sonë Xhevat Ademi dhe Ministrit të arsimit dhe shkencës të Maqedonisë, Arbër Ademi. Ministrin e arsimit Arbër Ademi, premtoi se Qeveria por edhe institucionet e saj, do jenë gjithnjë në përkrahje të zhvillimit të arsimit në vend, por edhe të sportit, duke përkrahur nismat e shkollave por edhe kërkesat që shpesh dalin edhe nga vet banorët e zonave.

Haradinaj pret në zyre pasdite Veselin, Limajn e Pacollin

Zhvillimet e fundit në vend kanë bërë që partnerët e koalicionit qeverisës të mblidhen sot pasdite në një takim të mbyllur. Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të pres sot në zyrën e tij liderët e koalicionit. Sipas burimeve, takimi do të zhvillohet mes Haradinajt, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacollit. Tema e takimit nuk dihet akoma, derisa kohëve të fundit, liderët kanë shprehur disa qëndrime të kundërta nga njëri-tjetri për zhvillimet aktuale.

Haradinaj sot në ora 14:00 pret një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë

Këshilltari kryesor i Donald Trumpit, John Bolton, i cili është involvuar personalisht në procesin e bisedimeve Kosovë –Serbinë, do ta telefonojë sot Kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit po refuzon ta heq taksën.

Në orën 14:00, kryeministri Ramush Haradinaj pret telefonatë prej John Bolton, që është këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump.

Kryeministrin Haradinaj, pasi nuk iu bind kërkesës së ambasadës amerikane për ta hequr taksën, do të flas direkt me Shtëpinë e Bardhë, më saktësisht me John Bolton, këshilltar për siguri nacionale i Presidentit Trump.

Kështu bëjnë të ditur zyrtarë të qeverisë për Gazetën Express pa pranuar që t’u përmendet emri.

Edhe Bolton, pritet që t’i kërkojë heqjen e menjëhershme të taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të

Por së paku deri tash Haradinaj nuk ka dhënë shenja se do të pranojë ta heq taksën duke thënë se këtë do ta bëjë vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën.

Kryeministri Haradinaj ka deklaruar edhe dje në konferencën për media se nuk ka ndryshuar qëndrim rreth taksës as pas thirrjeve të hapura që po i bën Amerika dhe as propozimit të Veselit që taksa të pezullohet për tre muaj.

Shefi i Qeverisë të hënën i ka dërguar shteteve të QUINT’it një letër ku iu ka treguar kushtet që ai ka për ta hequr taksën.

Tutje, ai dje tha se kushdo që është kundër atyre kushteve, ai nuk e ka problem të prish raportet me ta, madje edhe nëse bëhet fjalë për SHBA’në.

Arbër Ademi shënoi një gol në Kamenjan, loja vazhdon në shkollat tjera

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi i cili ditë më parë ia bëri dysh kryetarit të komunës së Velesit për gjuhën shqipe, sot shënoi një gol në Sallën e re Sportive në Kamenjan të komunës së Bogovinës ku e udhëheq kryetari i ASH-së. Ademi para të pranishmëve tha se ky investim ka kapur 39 milionë denarë dhe shkolla bëhet për herë të parë me sallë sportive ku do të ofrojë kushte moderne për realizimin e orëve mësimore në lëndën e kulturës fizike si dhe do të krijojë mundësi për shtimin e aktivitete sportive dhe rekreacionit.

“Sporti, përveç kontributit për shëndetin e mirë dhe zhvillimin e të rinjve, kontribuon edhe në shmangien e veseve që shkaktohen çdo ditë ndaj fëmijëve tanë. Një orë sport kontribuon për një jetë më të mirë sociale krahasuar me përdorimi një orë të celularëve smart”, theksoi ministri Ademi.

Ai, shprehu bindjen se kjo sallë do të jetë në vëmendjen e të gjithë banorëve të Kamjanit, si dhe banorëve të fshatrave për rreth, duke nënvizuar se “ky investim do të përdoret në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se do të rritet interesimi i banorëve të kësaj zone për më shumë për aktivitete sportive dhe shoqërim”.

Ministri i Arsimit, bëri gjithashtu të ditur se krahas sallës sportive në SHF “Sabedin Bajrami”, MASH investoi gati 6 milionë denarë për sanimin e dyshemeve të shkollës përmes Programit për rinovim dhe rikonstruktim të shkollave fillore dhe të mesme. Ndërkaq, salla sportive me 1.300 metra katrorë është e pajisur me të gjitha rekuizitat e nevojshme për disiplina të ndryshme, si: hendboll, basketboll, futboll, volejboll, pingpong dhe gjimnastikë.

“Fëmijët tanë, respektivisht e ardhmja jonë, meriton shumë më tepër, por nuk mund të ndryshojmë gjithçka brenda natës“, u shpreh ministri Ademi. Megjithatë, MASH përpiqet dhe realizon vazhdimisht investime me qëllim të përmirësimit të kushteve në të cilat mësojnë nxënësit e të gjitha komunave. Sepse, “jemi të vetëdijshëm se duhet të investojmë shumë më tepër, për t’i përafruar shkollat e Maqedonisë me shkollat e vendeve të zhvilluara dhe për këtë bëjmë përpjekjet maksimale”, tha Ademi, ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Kuvendi i ndërpret rrogën Gruevskit

Kuvendi ka votuar pro propozimit për ndryshimit të ligjit për pagat e deputetëve,  me të cilin edhe deputetit në arrati, Nikolla Gruevskit i ndërpritet rroga prej deputeti. Gjatë votimit kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri ka votuar “i përmbajtur”.

Ai tha se nuk është i bindur nëse “propozim ndryshimi i ligjit është kushtetues”.

Gjatë debatit, LSDM dhe VMRO përplasën argumentet e tyre për faktin se është në kundërshtim me Kushtetutën ose jo propozim ligji në fjalë.

Ligji kaloi me procedurë të përshpejtuar.

Policia raport për vitin 2018, sa valltare dhe këngëtare janë shoqëruara në polici!

Gjatë vitit 2018 policia ka kryer kontrollin nëpër objektet hotelerike dhe gjat kontrollit ka shoqëruar 522 femra të cilat ushtronin prpfesionin si këngëtare dhe valltare.

Sipas policisë, 245 femra ishin shtetase te huaj, 150 shtetase ishin nga Republikës e Shqipëris, 64 shtetase ishin nga Sërbia, 20 shtetase ishin nga Kosova, 5 shtetase nga Bosnja dhe Hercegovina, 2 shtetase nga Sllovenia, 2 shtetase të Mali te Zi, dhe 307 shtetase te Maqedonisë.

Gjithashtu sipas ministrisë për Punë të Brendëshme, raportojnë se ministria nuk është kompetente, për dhënjen e lejeve të punës dhe dokumentave tjera, për shtetase të huaj që të mund të punojnë në shtetin tonë, para së gjithash nëpër objekte hotelerike (bare nate).

Bullgaria miraton Protokolin për aderimin e Maqedonisë në NATO

Qeveria e Bullgarisë ka miratuar propozim Protokollin e Marrëveshjes Veriatlantike për aderim të Maqedonisë në NATO.

Me të njëjtin vendim, Këshilli i ministrave ka autorizuar administratorin e përkohshëm të Delegacionit të përhershëm në NATO të nënshkruajë protokollin për aderim, informojnë mediat bullgare.

Pasi ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s do të nënshkruajnë protokollin, do të vijojë miratim i dokumentit në parlamentet nacionale të shteteve. Pritet që Greqia të jetë vendi i parë që do ta ratifikojë.

Hoxha: Në seancën qeveritare ministrat shqiptarë folën shqip

Në seancën e djeshme qeveritare ministrat shqiptarë kanë folur në gjuhën shqipe. Këtë e ka bërë të ditur sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, në konferencën e sotshme për gazetarë.

“Kjo ka shënuar edhe fillimin e aplikimit të gjuhës shqipe”, ka theksuar Hoxha. Ai tha se kryeministri Zaev ka deklaruar se kjo Qeveria do të jetë e përkushtuar për të aplikuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Zanat” do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin e Ansambleve në Mal të Zi

Ansambli vokal “Zanat” me datë 2 Shkurt do të marrë pjesë në Festivalin “Nata Internacionale e Ansambleve në Mal te Zi”, i cili mbahet në Podgoricë ne Qendrën Kulturore Informative “Budo Tomovič”, shkruan KultPlus.

Ansambli “Zanat” është formuar vitin e kaluar dhe përbehet nga  anëtaret e solistet e Filharmonisë së Kosovës. Ansambli i përbërë nga Adelina Thaçi- Meta, Elida Kryeziu- Hoti, Diellza Sylejmani, Arstina Kelmendi, Albana Piperku ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e muzikës shqiptare.

Elida Kryeziu-Hoti ka shpjeguar për KultPlus se në këtë festival marrin pjesë shumë ansamble nga vende të ndryshme, ndërsa tha ndihen të privilegjuara që edhe ato kanë marrë ftesë për të prezantuar Kosovë në këtë festival, ku për herë të parë do të dëgjohet kënga shqipe.

“Per këtë fesitval kemi marrë ftesën nga organizatorja e ketij festivali Izedina Adzovits Skrijelj, jemi të lumtura që do ta prezantojmë duke e ditur që në këtë festival  asnjëherë nuk është kënduar shqip. Aty do të këndojmë  dy këngë, këngën “Kaçurrelat e tu” dhe  “Një lule””, ka treguar Kryeziu- Hoti.

Ato tashmë janë dëshmuar edhe në Festivalin “Mirëdita Dobar Dan” që është mbajtur vitin e kaluar në Beograd, ndërsa kanë debutuar në Festivalin Ndërkombëtar “DAM” në Prishtinë, si dhe kanë qenë pjesë e njërës nga mbrëmjet koncertale të edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit “Prishtina International Vocal Festival”.

Paraqitje e tyre në Mal të Zi do të bëhet këtë të shtunë, duke filluar nga ora 19:00.

Ademi kërkon përdorimin e gjuhës shqipe dhe përkthyes në Këshillin Gjyqësor

Në fillim të seancës së sotme, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Selim Ademi, kërkoi nga kreu i këtij institucioni Zoran Karaxhoski, respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. ‘Duke marrë parasysh që ligji është miratuar, unë kërkoj që thirrjet për seancat e Këshillit Gjyqësor të jenë edhe në gjuhën shqipe dhe njëkohësisht të sigurohet një përkthyes’, tha Ademi.

Kreu i Këshillit Gjyqësor Karaxhoski tha se të gjithë e dinë se ligji është miratuar, por se ka edhe afate për zbatimin e tij. “Unë synoj të respektoj Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe ligjet dhe nuk do presim afatin e fundit” tha ai. Karaxhoski shprehu shpresën se në të ardhmen e afërt të drejtat do të realizohen në përputhje me ligjin.