Artistja Shqipe Kastrati prek të gjithë me këngën e re

Ajo është një artiste e rrallë e skenës shqiptare, kur për një vit mbush 40 vite në skenë, ndërsa sapo ka sjellë një projekt të ri muzikor, pak më ndryshe apo të themi ashtu siç duhet në dasmat shqiptare. Po flasim për këngëtaren e njohur Shqipe Kastrati e cila vjen me këngën me klip që ka nisur të pritet mjaft mirë me titull “Erdhi dita bija ime”, një këngë që jo vetëm e bukur por ka nisur të prekë shumë sidomos nënat kur pëcjellin vajzat në ditën e martesës. Kënga ka si muzikë dhe orkestrim emrin e Ardian Kastrati, me tekst nga Valmir Lleshi e video punuar nga DProduction, Ramiz Vitia. Artistja që jeton në Amerikë ka realizuar edhe dy këngë të tjera të reja që do të vijnë shumë shpejt.

Kolë Oroshi din ti kallë dasmat kështu!

Ka qenë prej artistëve meshkuj këtë verë që kalon artisti më i kërkuar i dasmave shqiptare. Ky është këngëtari Kolë Oroshi i cili falë zërit dhe këndimit live këtë verë që po ikën i ka kallur dasmat shqiptare, ku ne zbuluam një mini video ku shihet super atmosfera në një prej shumë dasmave ku ai këndoi. Por nëse pë shumicën e kolegëve të tij dasmat kanë përfunduar për të ende jo, pasi ai ka edhe disa ftesa speciale në dasmat e vjeshtës që shqiptarët i kanë lënë ti mbajnë në Diasporë dhe ku jetojnë e për atmosferë të bukur kanë zgjedhur artistin Kolë Oroshi. Ne mësojmë gjithashtu se këngëtari do të na befasojë me një super duet ku emri i vajzës këngëtare nuk është zbuluar ende.

Dasma 2019 #DuDu 💑

Gepostet von Kole Oroshi am Samstag, 14. September 2019

Kënga e Nikollë Berisha kushtuar femrave të jetës së tij do tju emocionojë

Kohë më parë ai mblodhi familjarë, miq e artistë për të festuar 20 vjetorin e martesës ku kishte dhe dy gëzime të tjera ditëlindjen e nënës dhe të vajzës. Po flasim për artistin Nikollë Berisha i cili po atë natë kishte suprizuar të gjithë me këngën më të re dhuruar e kushtuar femrave të jetës sē tij, nënës, bashkëshortes, vajzave të tij. Kënga ka pak që ka ardhur dhe me një klip mjaft të bukur e mjafton ta dëgjoni e do tju emocionojë të gjithëve.

Zëvendës ministri i shëndetësisë Musa i kthen komentin epik një qytetari që e ‘kritikonte’

Ndonëse është një nga kuadrot më të mirë që mund të hasen në sferën e shëndetësisë dhe më profesionistët në fushën që ai vepron, zëvendës ministri i shëndetësisë Asim Musa është gjetur nën trysninë e komenteve në një moment kur ai ka ndihmuar disa qytetarë, e që për koeçidencë qytetarët që ka ndihmuar zëvendës ministri Musa kishin qenë pikërisht familjarë të afërt të komentuesit. Ndonëse Musa nuk ka hezituar t’i kthejë komentin duke mos u kompleksuar aspak dhe atë në mënyrë shumë elegante dhe me dëshmi.

Elezi: 450 projekte në vlerë prej 557 milion euro janë realizuar përmes IPA fondeve!

Autostrada Demir Kapi – Smokovicë, Smokovicë – Gjevgjeli, Kumanovë – Milladinovc, stadioni hekurudhor Manastir – Kremenicë, rehablitimi i 10 stacioneve hekurudhore, 4 stacioneve për mbledhjen e ujërave të zeza, 110 km rrjet të kanalizimit, pajisje për transfuziolgji, janë vetëm një pjesë nga 450 projektet kapitale në vlerë të përgjithshme prej 557 milion euro realizuar në kuadër të programit IPA 1.

Me qëllim të sigurimit dhe mirëmbajtjes së këtyre projekteve sot është mbajtur konferencë në të cilën ekspertët nga Ministria e financave përmes kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të ndërmarjeve publike kanë sqaruar me sfidat në pikëpamjen e mirëmbajtjes.
“Qëllimi nuk është që të ndërtojmë projekte që të ekzistojnë vetëm për vete. Projektet IPA 1 janë tashmë në shërbim të qytetarëve të vendit tonë dhe gëzojnë përfitimet e tyre. Këto projekte kërkojnë ndarjen e burimeve të konsiderueshme për mirëmbajtjen e tyre, si dhe rekrutimin e burimeve njerëzore të përshtatshme për të zgjatur shumë vite, dmth për të përmbushur arsyetimin për financimin e tyre. Unë besoj se bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë thelbësore për të siguruar qëndrueshmërinë e projekteve të kapitalit dhe infrastrukturës”, theksoi kështu zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Elezi informon se për zbatimin e 450 projekteve kapitale, përmes Instrumentit të BE-së për Ndihmë Para-Anëtarësimit janë alokuar 308 milion euro, 160 milion euro shtesë për Korridorin X janë siguruar përmes kredisë nga BERZH dhe EIB dhe kontributi buxhetor për realizimin e këtyre projekteve është 88.6 milion euro.

Sipas zëvendësministres së financave, Shiret Elezi, përkushtimi, entuziazmi dhe niveli i lartë i profesionalizmit nuk janë zvogëluar në asnjë nga 13 vitet e zbatimit të Instrumentit IPA për Menaxhim Indirekt.

“Prioriteti ynë është dhe mbeten projektet me interes kombëtarë, veçanërisht në fushën e transportit, mjedisit dhe ndryshimit të klimës, ndihma sociale, arsimi, sundimi i ligjit”, tha Elezi.

Ajo theksoi se instrumentet IPA sigurojnë mbështetje të konsiderueshme financiare për përparësitë strategjike të vendit, gjë që zvogëlon barrën fiskale të buxhetit, por gjithashtu promovon reforma të rëndësishme në të gjitha segmentet e rëndësishme për anëtarësimin në BE.

Për më tepër, programi IPA 2 aktualisht po implementohen projekte kryesore siç janë sektori i rrugës Gradsko – Drenovë, sistemi koleksionist i Shkupit, zhvillimi i një sistemi informativ për monitorimin mjedisor dhe rinovimi i burgjeve. Deri më tani, 19.2 milion euro të fondeve IPA dhe 4.2 milion euro shtesë të fondeve buxhetore janë shpenzuar për zbatimin e këtyre dy projekteve IPA.

Ekipet e Ministrisë së Financave dhe Transportit dhe Lidhjeve aktualisht janë duke punuar në një projekt për ndërtimin e hekurudhës Kriva Palankë Bullgari, i cili gjithashtu do të zbatohet në kuadër të programit IPA 2, sqaroi zëvendësministrja Elezi.

Elezi: 450 projekte në vlerë prej 557 milion euro janë realizuar përmes IPA fondeve!Shkup, 13 shtator – Autostrada…

Gepostet von Shiret Elezi – Faqja Zyrtare am Freitag, 13. September 2019

Sekretari shtetëror në MBPEU, Çeliku mbyll punëtorinë “Ndërtimi i një themeli për reformimin e sektorit të duhanit”, realizimi i projektit mbi 800 mijë euro

Sot në Prilep u mbajt një punëtori në kuadër të projektit “Ndërtimi i një themeli për reformimin e sektorit të duhanit”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA të BE-së, me vlerë prej 864,000 euro dhe është i rëndësishëm për qëllime me të cilat pritet përmirsimi i të ardhurave të prodhuesve të duhanit dhe të lashtave të tjera, duke arritur cilësi më të lartë, rritje të sasisë , standardet e tregut, zhvillimi në zonat rurale, si dhe efektet më të larta ekonomike dhe eksporti.

Rreth 23,000 ekonomi bujqësore të duhanit merren me prodhimin e duhanit, të cilët kryesojnë të parët në listën e produkteve agroushqimore të eksportuara me vlerë 117.3 milion euro në vitin 2018.

Sekretari Shtetëror pranë MBPEU, Z. Nefrus Çeliku mbylli punëtorinë me një fjalim, duke faleminderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme në realizimin e projektit, me dëshirën dhe shpresën që me forcat e përbashkëta dhe bashkëpunim të përmbushim kërkesat dhe standardet evropiane për realizimin e këtij projekti si dhe projekteve të ngjashme në sektorë të tjerë bujqësorë.

Gepostet von Nefrus Celiku am Freitag, 13. September 2019

Arber Ademi:Dje në Shipkovicë, sot në Llabunishtë për të inauguruar sallën e re sportive në shkollën fillore “Murat Labunishti”.

Dje në Shipkovicë, sot në Llabunishtë për të inauguruar sallën e re sportive në shkollën fillore “Murat Labunishti”.
✅Përfundimisht zyrtarizuam këtë investim kapital infrastrukturor që kapë shumën 47.5 milionë denarëve.
Besoj që shumë sportistë ⛹️‍♀️🚶‍♂️⛹️‍♂️🤾‍♂️do të dalin nga kjo sallë dhe do të arrijnë majat e suksesit🏆🥇 në arenën ndërkombëtare.

➡️Shifemi së shpejti edhe në komunat e tjera!

Na priftë e mbara!

*Nga hapja solemne e sallës së re sportive në Llabunishtë të Strugës, bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, zëvendës kryeministrin Sadulla Duraki, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kryetarin e Strugës, Ramiz Merko dhe deputetin e zonës, Agim Shaqirin.

Albin Kurti të shtunën mban tubim në Shkup

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të shtunën vjen në Shkup në kuadër të fushatës parazgjedhore e cila ende zyrtarisht nuk ka filluar në Kosovë. Kurti do të zhvillojë takim me qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat. “Albin Kurti vjen në Shkup për të bashkëbiseduar me bashkatdhetarët tanë.

Erdhi dita që të mblidhemi kudo ku jemi për të ndihmuar, votuar dhe festuar ardhjen në qeverisje të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ardhjen e ndryshimeve të mëdha për Kosovën. Ju ftojmë të bashkoheni për të diskutuar me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe të ftoni edhe miqtë, shokë dhe familjarët tuaj t’ju bashkohen”, nënvizon Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas agjendës, takimi në Shkup do të zhvillohet në orët e pasditës në ora 16:30, tek Kinoteka e Maqedonisë, Lagja Karposh, përballë ish gjimnazit shqiptar “Zef Lush Marku”.

A i ka edhe Kosova Sharl de Golët e vet ?

Nëse në paraqitjet publike të politikanëve dominojnë vetëm kritikat për oponentët, por pa ofruar vet zgjidhje dhe nëse një parti politike vazhdon të mbaj në radhët e veta bartës të sjelljeve përçarëse, atëherë ky duhet të jetë sinjal i mjaftueshëm në vendimmarrjen e votuesve ditën  zgjedhjeve

Nga Mehmet PRISHTINA

Ish presidenti francez Sharl de Gol kur nuk kishte argumente në fjalimet e tij, e ngriste zërin. Ky në fakt ishte sugjerim i këshilltarëve të tij, sepse ata e dinin saktësisht se në cilat pjesë të fjalimit të shefit të tyre kishte argumente dhe në cilat jo.
Nëse i ndiqni fjalimet e politikanëve të Kosovës, në këtë fushatë të parakohshme zgjedhore, përfshi edhe ata që janë kandiduar për deputet, do të vëreni se shumica prej tyre argumentet i kanë ‘vrimën’ e fundit të kavallit, prandaj jo rastësisht në vend të argumenteve po kërcasin grushtet.
Kjo ashpërsi parazgjedhore, ky mosdurim në retorikën e mbushur plot me ofendime e etiketime, flet për zbehtësinë  e ofertave, por edhe për përpjekjen e disa segmenteve të caktuara politike për të instaluar frymën e jotolerancës si alibi për mungesën e platformave të mirëfillta zgjedhore. Vetëm ata që nuk kanë oferta dhe platforma, preferojnë gjuhën e mosdurimit, sepse vetëm përmes një forme të tillë të komunikimit ata duan të imponohen tek votuesit.
‘Njeriu lufton me atë çka ka’, thotë një fjalë e jona popullore dhe si duket kjo thënie po bëhet slogan i disa individëve dhe grupeve, të cilët po iu thonë votuesve se këto janë mjetet tona, me të cilat duam të vimë në pushtet.

Por, a ka kohë Kosova të pres ende në stacionet e humbura të politikanëve që s’kanë oferta konkrete? Mundësia për të zgjedhur, është thelbi i demokracisë, kurse votuesi kosovar tash më është i pjekur që të vendos në mënyrë autonome për fatin e të ardhmes së vendit të tij. Retorika dhe fryma që po imponohet në diskursin parazgjedhor nga ana e politikanëve të caktuar, duhet të jetë kufiri që ndan inatin partiak nga kauza kombëtare. Shanset për të bërë këtë përkufizim janë gjithmonë në anën e atyre që duan të shkëputen nga e kaluara. Kjo shansë shënon fillimin e ndryshimit, kurse kultura e mosndëshkimit të krimit, korrupsionit, nepotizmit duhet të jetë  fundi i një përvoje negative nëpër të cilën kaloi politika kosovare.
Nëse në paraqitjet publike të politikanëve dominojnë vetëm kritikat për oponentët, por pa ofruar vet zgjidhje dhe nëse një parti politike vazhdon të mbaj në radhët e veta bartës të sjelljeve përçarëse, atëherë ky duhet të jetë sinjal i mjaftueshëm në vendimmarrjen e votuesve ditën  zgjedhjeve.
Një popull e ka në duart  e veta fatin e tij, kurse në rastin e Kosovës, votuesit që kanë kaluar nëpër faza të vështira të zhgënjimit, nuk munden në pafundësi t’i akuzojnë partitë dhe liderët për dështimet e tyre. Këta të fundit nuk do të mund të gabonin, nëse votuesi nuk ua jep shansin të gabojnë sërish. Jo rastësisht thuhet se bashkëfajtor për devijimet e shfaqura në një shoqëri, janë edhe ata që zgjedhin. Përgjegjësia është edhe atyre që nuk arrijnë të dallojnë retorikën shantazuese nga ofertat e mirëfillta, sjelljet retrograde nga vizioni për ndryshime.
Ish presidenti francez Sharl de Gol vërtetë e ngriste zërin ndonjëherë në fjalimet e tij kur nuk kishte argumente, por ai u bë shembull i braktisjes së politikës në momentet kur në skenën politike të Francës erdhën politikanë të rinj që zëvendësuan stilin e vjetër të politikëbërjes me projekte konkrete që imponuan një kulturë tjetër të shtetndërtimit. Se de Gol ishte një figurë markante e historisë politike e shtetërore të Francës dëshmon edhe aftësia e tij në artin ushtarak, të përmbledhura në disa libra. Madje sipas disa të dhënave, ushtria gjermane ndoqi disa nga rekomandimet e De Gol në Luftën e Dytë Botërore. Por, ai me gjithë këto merita nuk deshi të luaj rolin e politikanit të pazëvendësueshëm. Biografët e kanë vlerësuar Sharl de Golin si politikan të zgjuar që u priu proceseve politike dhe kur erdhi koha, me intuitë ndjeu domosdoshmërinë të tërhiqet nga posti i Presidentit në vitin 1969, duke u bërë në këtë mënyrë model për pasardhësit.
A i ka edhe Kosova Sharl de Golët e vet që e kanë kuptuar se koha e tyre ka perënduar?