Nga orteku i borës në Brezovicë, humb jetën zv.ministri i diasporës djali i Nexhat Dacit

Personi që sot humbi jetën nga orteku i borës në Brezovicë, dyshohet të jetë Arian Daci, djali i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.

Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00. Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës.

Por, konfirmohet se viktima është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Vdekjen tragjike të zëvendësinistrit e ka konfirmuar, Ben Islami në fb.

Arian Daci, 40 vjeçar ka qenë farmacist me profesion, Njihej si sikajtor, që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit.

Gjon Ukaj vjen më unik, këngë për dëshmorët

Një këngë mjaft e veçantë kushtuar dëshmorëve sapo ka ardhur nga artisti Gjon Ukaj. Kënga mban titullin “Këngë për dëshmorët Prend dhe Memë Lleshi” kushtuar dëshmorëve të kombit nga familja e madhe Marka Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës Ju pershendes të gjithve me projektin timë kushtuar Dëshmorve Prend dhe Memë Lleshi.Teksti dhe muzika janë krijuar nga Fatmir Muja, orkestrim nga Burim Krasniqi dhe video nga Bug Production.

 

 

“Gringo” nga Big Papi mjaft unike vjen fort

Një këngë mjaft e bukur dhe me një videoklip si një film sapo ka ardhur nga reperi i njohur Big Papi. Kënga mban titullin “Gringo” dhe është punuar nga producenti Nurteel, ndërsa videoklipi punuar nga XL Films me super pamje vizuele. Kënga sapo është lansuar ditën e premte dhe ka nisur të pëlqhetg mjaft, ndërsa ka jo vetëm një tekst interesant por edhe mjaft ritëm, ku mbi të gjitha bie në sy repi unik i Big Papit.BS

Veseli: Dr. Afrodita Vatovci ishte krenaria e Mitrovicës

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për vdekjen e veprimtares së shquar të PDK-së në Mitrovicë, doktoreshës Afrodita Buqezi Vatovci. Ai tha se identiteti i një qyteti më së miri mund të njihet nga biografia e njerëzve të dalluar të tij, ashtu siç ishte doktoreshë Afrodita.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

“Identiteti i një qyteti më së miri mund të njihet nga biografia e njerëzve të dalluar të tij. Një shembull i drejtpërdrejt i këtij fakti është jeta e doktoreshës Afrodita Buqezi Vatovci. Ajo ishte personalitet i kompletuar në çdo pikëpamje. Ishte intelektuale që rrezatonte kulturë dhe mirësi. Ishte zë autentik i Mitrovicës. Ne në PDK jemi krenarë që e patëm në mesin tonë dhe sot bashkë me gjithë qytetin ndihemi të pikëlluar që na la kaq herët.”

Publikohet video nga koncerti i grupit “Offchestra” në Shkup

Është publikuar video nga koncerti i grupit “Offchestra” për Vitin e Ri në Shkup. “Offchestra” ka publikuar në YouTube një video, në të cilën shkëputi momentet më kulmante nga koncerti që kanë mbajtur në Shkup. Bëhet fjalë për koncertin që u organizua për ndërrimin e viteve në Shkup, ku atmosfera ishte në maksimum. Në YouTube, ata kanë publikuar videon me të cilën kanë përmbledhur momentet më të bukura, e që mund t’i shihni më poshtë.
https://youtu.be/AIgHb0Wpeug

Projekti “E Keqe” pritet mirë nga publiku, ja detaje (Video)

“E Keqe” quhet kënga më e re nga artisti Rilinda Kallaba. Një këngë e punuar në çdo detaj e më një zë të veçant nga Rilind Kallaba po i jep epitetin e suksesit këti projekti. ” Ky projekt po pritet mirë, por së shpejti do ketë edhe shumë projekte tjera, pasi që së bashku me Luron jemi duke punuar më vullnet shumë të madh”, tha Rilindi në një prononcim për lexuesit e këti portali.

Elezi do të merr pjesë në konferencën “Balancimi i mundësive dhe rreziqeve Fintech, zbatimi i agjendës së Bali Fintech”

Zëvendës ministrja e Financave Shiret Elezi më 28 dhe 29 janar do të merr pjesë në konferencën me temë: “Balancimi i mundësive dhe rreziqeve Fintech, zbatimi i agjendës së Bali Fintech”’ që do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Në këtë konferencë mes tjerave pritet që të diskutohet mbi prespektivat e sektorit privat, stabiliteti financiarë, infrastruktura financiare dhe tema që kanë të bëjnë me financat jo vetëm në Austri por edhe në mbarë vendet e rajonit përfshirë dhe Maqedoninë.

Konferencën pritet që ta hap Herald Mahrer, drejtori gjeneral i Bankës nacionale austriake ndërsa të ftuar krahas ministrave dhe zv.ministrave të financave nga shumë vende do jën edhe Hartwig Loeger ministër i financave i Austrisë që do mbajë dhe fjalim rasti si dhe shumë personalitete të ndryshme nga sfera financiare.

Elezi pritet që gjatë pjesëmarjes në këtë konferencë të realizojë edhe takime bilateral me homolog nga vende të ndryshme për të disktuuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe përvojat nga dikasteri që ajo drejton.

Aeroporti i Shkupit hapet për qarkullim pasi që një aeroplan para nisjes ishte bllokuar në borë

Aeroporti i Shkupit nga ora 22:45 minuta është mbyllur për qarkullim, pasi që një aeroplan i kompanisë “Gjermania” tip Erbas 321 me rreth 200 udhëtarë, para fluturimit për në Cyrih është bllokuar në mbetje të borës.

Siç informoi kryetari i Këshillit drejtues dhe drejtori i M-NAV, Nikollçe Taseski për MIA-n, për momentin ka përfunduar operacioni për zhbllokimin e aeroplanit me ndihmën e automjeteve për push back nga TAV.

“Në aeroplan nuk ka udhëtarë të lënduar dhe dëmtime fizike. Kompania e ka anuluar fluturimin dhe pritet të realizohet gjatë ditës së sotme”, theksoi Taseski.

Kandidatura për presidente, ja si përgjigjet Teuta Arifi?

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka folur edhe për mundësinë e kandidimit të saj për zgjedhjet presidenciale.

“Në një dekadë në politikë, unë do t’u përgjigjem sfidave dhe nëse koha dhe rrethanat më japin obligimet tjera, pse jo”, është përgjigjur Teuta Arifi për Alsat.

Ajo ka folur edhe për qëndrimin e BDI-së lidhur me zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne nuk trembemi nga zgjedhjet, pasi i dim numrat që i kemi në anën tanë. Dy vite kemi harxhuar për reformat, vendi duhet ta digjesotjë atë që ka bërë, dhe tani ky vit do të ishte i favorshëm t’u kthehemi qytetarëve, ekonomisë dhe zhvillimit”, tha nënkryetarja e BDI-së dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Për BDI, tha Arifi mbetet parimi se kandidati presidencial duhet të jetë me marrëveshje, pasi shtoi ajo, do të arrihet pragu i këkuar dhe presidenti, tha nënkryetarja e BDI-së, duhet të unifikojë qytetarët.

“Një kandidatë i marrëvesjes do të ishte gjithsecili i cili do të ketë më shumë argumente që do të tubojë vota. Koncepti i një kandidati i marrëveshur, do të ishte një risi dhe fushata do të ishte unifikuese dhe jo tensionuese”, tha ajo.

Ndryshimi i kufijve, Edita Tahiri: Rama-Thaçi-Vuçiç janë futur në skenare të rrezikshme

Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-kryenegocatorja e Kosovës, Edita Tahiri tha në Ora News se Rama,Thaçi dhe Vuçiç janë futur në skenare të rrezikshme për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri përshëndeti vendimin e Presidentit Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm, pasi në këtë mënyre, sipas saj shprehu qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve.

Edita Tahiri: Unë e përshëndes qëndrimin vizionar të Presidentit Meta në qëndrimin e qartë kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mosdekretimi i Cakajt ishte në fyrmën e mbrojtjues së Kosovës. Zoti Rama është vetë i ftuar në këto skenarë të rrezikshme bashkë me Thaçin dhe Vuçiçin. Heqja e zotit Bushati, i cili doli kundër ndryshimit të kufijve u pa se ky po sjell njerëz të dëgjueshëm, të dëmshëm, madje duke përdorur njerëz të Kosovës.

Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Ne kemi luftuar edhe për sistemin demokratik, Presidenti nuk mund të jetë pronar i tokës së Kosovës. Thaçi dhe Rama është mirë të tërhiqen tani. Zoti Rama ka obligim kushtetues, sepse Shqipëria ka njohur pavarësinë e Kosovës, por ka obligim kombëtar. Sa i takon Thaçit ja kemi bërë të ditur që e ka gabim dhe do vijë koha që ai do ta kuptojë. Vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si shtete në kufijtë aktuale sjell paqe në rajon.