Universiteti i 4 më i mirë në botë shqipfolës është Universiteti i Tetovës

Është publikuar edicioni i shtatë, edicioni i janarit 2019, i ranglistës së universiteteve më të mira sipas citimeve në GoogleScholar.

Kjo listë në të cilën përfshihen vetëm rreth 6 mijë universitete botërore, ndryshe nga rangimi në Webometrix ku rangohen rreth 30 mijë sosh, bazohet në publikimet dhe hulumtimet shkencore të institucioneve të arsimit të lartë.

Në edicionin e sapo publikuar, Universiteti i Prishtinës vazhdon t’ i prijë listës së universiteteve shqiptare, i pasuar menjëherë nga Kolegji AAB, si institucioni më i cituar jopublik në trojet shqiptare, duke lënë prapa edhe të gjitha universitetet publike e jopublike nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Universiteti i Tetoës radhitet i 4-ti sipas GoogleScholar si universitet më i mirë shqipfolës, më pas vjen Universiteti i Evropës Juglindore që radhitet i 5-ti.

Rangimi transparent, siç quhet lista e top universiteteve nga citimet në GoogleScholar, publikohet nga Këshilli i lartë për kërkime shkencore i Spanjës, pjesë e të cilit është edhe grupi hulumtues Cybermetrix LAB.

Katër vjet pa Visar Alimin, karateistin e sukseseve të mëdha

Kanë kaluar katër vite prej se u nda nga jeta karateisti kërçovar Visar Alimi, por sukseset e tij kanë mbetur të freskëta tek dashamirët e sportit nëpërgjithësi dhe atyre të karatesë në veçanti. Ai do të mbahet mend për medaljet e shumta që i ka fituar në  konkurimet e ndryshme të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar

Visar Alimi u lind më vitin 1982, cilklin  e ulët të arsimit fillor e kreu në fsahtin Trapçindoll ndërsa të lartin në shkollën Faik Konica të fshatit Greshnicë. Skollën e mesme e kreu në gjimnazin e Kërçovës ndërsa fakultetin e shkencave kompjuterike në UEJL ku më pas merr edhe titullin magjistër i elektronikës, në drejtimin dizajn dhe grafikë. Hapat e parë në sportin e karatesë, Visari i filloi që në moshë të vogël në klubin e karatesë të Kërçovës ku shfaqi talentin e tij dhe punën përkushtuese që e bëri atë fitues të shumë medaljeve në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Sukseset e para i shënon në klubin amë ku shfaq talentin e tij në garat e niveleve komunale dhe republikane duke mbledhur njëra pas tjetrës medaljet e arta kudo që ai garonte në kategorinë minus 50.  Gjatë vitit 1997, Visari fiton 11 medalje të arta, prandaj edhe shpallet sportist i vitit në komunën e Zajazit, ndërsa një vit më vonë ai u zgjodh sportisti i vitit edhe në komunën e Kërçovës.

Në kategorinë e juniorëve ishte i pari në Maqedoni, kishte shënuar 35 fitore në garat e nivelit republikan, prandaj edhe bëhet pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë ku dëshmoi afinitetet e tij sportive edhe në garat ndërkombëtare.

Në një konkurencë jashtëzakonisht të fortë,  Visar Alimi dy herë ishte fitues i turnirin ndërkombëtar në Moskë, duke sfiduar emra të njohur të karateistëve që përfaqsonin shtetet evropiane.

Visari ishte një sportist shumë i përkushtuar dhe rezltatet e tij nuk kanë qenë të rastësishme, as në kata e as në luftë ku dominonte arenat vendore dhe ato ndërkombëtare.   Ishte shumë miqësor me shokët e klubit dhe sportistët nëpërgjithësi, por i ashpër dhe sfidues në përballjet me konkurentët. Të tillë e cilësojnë, trajnerët dhe bashkëmoshatarët e tij.

Përveç të arriturave sportive Visari do të mbahet mend edhe për tiparet e tij shembullore, si një djalosh modest, dinjitoz dhe i afërt me të gjithë ata që e rrethonin.

Shaban Dalipi

Përfundon intervistimi i Remit nga Specialja, lihet i lirë

Ka përfunduar tanimë intervistimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa- Remi nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë të Holandës.

Pas intervistimit, Remi u ka thënë gazetarëve se ai ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar, raporton Indeksonline.

“Ka qenë intervistë e gjatë, kemi qenë shumë serioz gjatë përgjigjeve dhe sapo përfundova. UÇK më ka mbrojtur mua, e unë nuk kam pasur nevojë ta mbroj atë”, ka thënë shkurt Remi.

Derisa dje intervista e tij zgjati rreth shtatë orë, sot ajo ishte edhe më e gjatë, mbi nëntë orë u përgjigj në pyetjen e prokurorëve.

Avokati i Remit, Arianit Koci e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës klientin e tij në intervistim porse nuk është deklaruar fare për media.

Ekipi i Indeksonline po qëndron në Hagë për të përcjell intervistimin e ish pjesëtarëve të UÇK-së nga Specialja.

Remi të dielën nga Aeroporti i Prishtinës ka deklaruar se ndjehet i pafajshëm dhe se po i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale për pretendimet e bëra nga Dick Marty.

Nesër në Hagë do të nis intervistimi i ish komandantit tjetër të UÇK-së nga Zona e Drenicës, Sami Lushtaku.

Pop ylli serb Mina Kostiç është shqiptare nga Ferizaji, e kishte emrin Minire Jashari

Mina Kostiç njihet si njëra ndër këngëtaret më të popullarizuara në estradën serbe. Mirëpo, këtyre ditëve mediat serbe janë marrë me prejardhjen e vërtetë të këngëtares.

Në të vërtetë, është zbuluar se ajo deri në moshën 19-vjeçare është quajtur Minire Jashari dhe thuhet se është vajzë e prindërve nga Kosova, që besohet të jetë babai shqiptar dhe nëna serbe. Ajo nuk ka pranuar të tregoj se çfarë kombësie janë prindërit e saj, por ka theksuar se babai është nga Ferizaji, ndërsa e ëma nga Peja.

Po ashtu, ajo ka mohuar se dikur ka pasur emrin Minire Jashari, por e ka pranuar se në moshën 19-vjeçe ajo vërtetë e ka ndërruar emrin dhe mbiemrin, çka padyshim se konfirmon pohimin e mediave.

“Është e vërtetë se në moshën 19-vjeçe e kam ndërruar emrin dhe mbiemrin, pastaj kam shkuar në kishë dhe jam konvertuar dhe kryqëzuar. Por nuk e kam pasur emrin Minire Jashari. Këto janë gënjeshtra. Babai im ishte nga Ferizaji, ndërsa mamaja nga Peja, pra jam me prejardhje nga Kosova. Por unë jam kryqëzuar”, ka deklaruar ajo gjatë një interviste. Si do që të jetë, mediat serbe shkruajnë se religjioni i saj fillimisht ka qenë mysliman, por pastaj ajo ka vendosur ta ndërroj, përfshirë edhe emrin.

Vajza 2 vjeçare “fluturon” nga makina, nëna vazhdon rrugëtimin

Një video e tmerrshme e kapur nga kamerat e trupit, tregon momentin kur një foshnjë bie nga makina me gjithë karrocën e saj.

Vajza dyvjeçare u rrëzua nga dera e pasme e automjetit në Mankato të Minesotës.

Incidenti tronditës është kapur nga kamera e një shoferi që ecte pas makinës së gruas.

Pasi vajza e vogël përfundoi në rrugë, makina vijoi të ecte.

Fatmirësisht, vajza e vogël nuk pësoi lëndime.

Zbatimi i gjuhës shqipe, Osmani: Të angazhohen të gjitha institucionet

Me publikimin e Ligjit të gjuhëve në Gazetën Zyrtare, gjuha shqipe prej sot nis zbatimin në praktikë, deklaron për TVM2 zëvendëskryeministri, Bujar Osmani. Në ekzekutiv ministrat mund të flasin shqip, gjithashtu edhe qytetarët mund të drejtohen për dokumente në gjuhën shqipe, thotë Osmani. Por, sipas Osmanit, zbatimi i plotë i gjuhës shqipe do të jetë një sfidë e madhe, pasi kërkon përfshirjen e të gjitha institucioneve në krye me Agjencinë për zbatimin e gjuhëve dhe Inspektoratit, angazhim të kuadrit përkthyes, por do të pritet edhe ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Greqia.

“Tabelat e institucioneve, qeverisë dhe parlamentit duhet të jenë në dy gjuhë, mirëpo tash është një çështje praktike: a duhet të presim të ratifikohet marrëveshja me Greqinë për shkak se duhet të ndryshohet edhe emri i vendit dhe mos të dyfishohen pastaj tabelat, njëherë për gjuhën, njëherë për emrin. Do të ketë nevojë tani të punësohen edhe përkthyesit. Ne një plan preliminar do ta bëjmë që nga sot dhe do të fillojmë me angazhimin e resurseve dhe logjistikës së nevojshme, pasi që nuk do të duhet vetëm njerëz, por edhe pajisje teknike”,- tha zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani.

Osmani nuk konfirmon shumën e financave që do t’i dedikohen zbatimit praktik të gjuhës shqipe edhe përkundër deklarimeve se dygjuhësia mund ta kushtojë shtetin 1.7 milion euro.

“Ligji duhet të respektohet, duhet të implementohet sado që të kushtojë, qeveria dhe shteti është i obliguar që të sigurojë ato mjete financiare. Është e drejtë fondamentale e imja që të përdor gjuhën time dhe shteti duhet t’i garantojë mundësitë që të përdorë gjuhën time për përdorim zyrtar. Do të ketë shpenzime në vazhdimësi, mirëpo sa do të jenë ato, tash nuk mund t’i vlerësojmë aq shpejtë”,- tha zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani.

Për mosrespektimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe parashikohen edhe sanksione me qindra dhe mijëra euro për institucionin dhe personat fizikë që janë bartës të institucioneve. Sanksionet kanë të bëjnë për mosrespektim të dispozitave ligjore apo edhe për mosrespektim të gjuhës standarde shqipe.

Dëshmitarja e masakrës së Reçakut: Jam e pa punë edhe pas 5 viteve diplomimi

Sot në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat serbe, Nerxhivane Bilalli, dëshmitarja e kësaj masakre përmes profilit Facebook duke shpalosur kujtimet e hidhura nga ngjarja tragjike ndër tjerash ka shkruar se, sot vuajtjet Reçakut po ia shton edhe zbrazja masive nga të rinjtë, nga papunësia, pa perspektiva dhe korrupsioni, raporton Ballkani.info

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

Raçaku njëzetë vjet pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ishte 15 janari i ftohtë i vitit 1999, koha kur Reçaku u ngroh me gjakun e shqiptarëve civil të pafajshëm e ndër ta edhe disa familjarë të mi, nga masakra e ushtarëve të Serbisë.

Kjo masakër do të trondiste vetë Wiliam Wolker-in dhe botën dhe duke dalë si dëshmi e gjallë e krimeve serbe në civilët e pafajshëm shqiptarë në Kosovë.

Une isha atë kohë vec fëmijë që të bëhem një dëshmitare e dorës së parë të këtij gjenocidi, por akoma e ndjej në krahëror peshën e vuajtjeve të familjes sime. Vuajtje kjo që akoma vazhdoj ta kem nga ngjarjet dhe sfidat e që 20 vjet pas luftës.

Sot vuajtjet Recakut po ia shton edhe zbrazja masive nga të rinjtë, nga papunësia, pa perspektiva dhe korrupsioni, ku drejt kësaj rruge po më shtynë edhe mua si një e diplomuar që 5 vite dhe e papunë. Jam një aplikuese e rregullt për punë, por assesi një e pranuar, pasi për një gjë të tillë duhet vetëm korrupsion.

Por kjo nuk është tema për të cilën dua të flasë. Thonë se pas luftës, jeta vazhdon me të mirat dhe të këqijat e saj. Jeta e përditshme nuk është luftë me armë, por është luftë për të mbetur gjallë, për të bërë punë të ndryshme, për t’u shkolluar, për të krijuar familje dhe për të rritur ata që vazhdojnë rrugën e brezave para nesh.

Do të thotë, unë jam brezi që na ka rënë hise ta vazhdojmë jetën duke luftuar për ekzistencë, duke u përpjekur të bëjmë shkollë, duke u kujdesur për ata që kishin nevojë në familje dhe më gjerë. Pra, unë i takoj atij brezi të rinisë së Raçakut, që jeta na ka vënë barrë të gjitha këto peripeci, pa marrë parasysh kemi pasur apo nuk kemi pasur mundësi.

Po bëhen pesë vjet që unë jam e diplomuar. Si gjithë brezi im, kam mbaruar studimet universitare, mirëpo që pesë vjet nuk është e mundur të gjejë punë. Të gjithë të diturit e botës kanë thënë se njeriu si qenie shoqërore nuk mund të realizohet plotësisht pa punë. Pra, pa pavarësinë ekonomike. Kurse unë dhe brezi im, edhe sot e gjithë ditën, njëzet vjet pas masakrës së Raçakut dhe pesë vjet pas përfundimit të studimeve, ende jemi barrë e jetës ekonomike të familjes.

Derisa zhvillohej Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata që kishin marrë armët në Raçak ishin thuajse të gjithë të rinj dhe të reja.

Çka ka ndodhur me Raçakun dhe të rinjtë e tij pas njëzet vjetësh?

Është ngritur Kompleksi përkujtimor për viktimat dhe të rënët e Raçakut, por ai po rrënohet çdo ditë e më shumë. Sepse, nëse komuna apo kush duhet të kujdeset për vendet ku janë krijuar shenjat e lirisë sonë, nuk ka mundësi të punësojë një punëtorë që do të mirëmbante Kompleksin përkujtimor, është e kuptueshme se ai shkatërrohet ngadalë, siç në të vërtetë po shkatërrohet. Kjo ngjarje tragjike dhe krenare e Raçakut kujtohet vetëm një herë në vit, më 15 janar, ditën kur ka ndodhur masakra. Pas kësaj dite çdo gjë vazhdon me të vjetrën. Nëse pas kësaj dite e viziton Raçakun, e sheh se nuk ka më rini.

Ata kanë marrë rrugët e botës në sy, sepse askush nuk kujdeset për punësimin e tyre. Kot mbaron fakultetin, kot kryen profesione të ndryshme, kot bën përpjekje të gjesh ndonjë vend pune sa për ekzistencë. Edhe kur ndonjëherë mund të hapet ndonjë konkurs për ndonjë vend pune, gjasat për të gjetur punë janë shumë, shumë të vogla. Kur interesohesh dhe pyet pse nuk jam pranuar, zyrtarë të ndryshëm të thonë, se vendi i punës është plotësuar me një minoritar. Prandaj, në këtë pamundësi për të siguruar ekzistencën me punën tënde, të rinjtë e Raçakut kanë marrë botën në sy, me letra e pa letra, me ryshfet, apo pa të, me para të dhëna në dorë, apo pa to. Me rëndësi është se ata më nuk janë në Raçak.

Sot, pasi kryhet dita e përkujtimit të masakrës së Raçakut, pasi të shpërndahen ata që kanë ardhur për të na vizituar, e sheh se Raçaku ka mbetur i heshtur sepse mungon gjallëria e at gjallëri normal që e bëjn rinia. Ata kanë ikur nga vendlindja, sepse edhe pas diplomimit në ndonjë universitet, nuk gjen askund punë.

Do të thotë, nëse e shohim jetën e këtyre njëzet vjetëve realisht, në Raçak nuk ka investuar askush, përveç në ndërtimin e Kompleksit përkujtimor. Prandaj që të mos bëhemi barrë e familjeve tona, rinia kanë marrë udhët e europës për të siguruar ekzistencën e tyre jetësore.

Duke ju kërkuar ndjesë që solla këto shqetësime para jush, ju kujtoj edhe një herë se jeta e njeriut nuk e ka vetëm një ditë, siç është dita e 15 janarit kur përkujtohet masakra e Raçakut. Jeta e të rinjve të Raçakut, nuk ka kuptim vetëm me një ditë përkujtimore, ajo është jetë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, vetëm kur krijohen mundësitë që secili të realizohet si pjesëtar i shoqërisë me punën dhe djersën e vet.

Raçak, më 15 janar 2019

Këta janë disa nga serbët e dyshuar për masakrën e Reçakut

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. Tani, kur bëhen 20 vjet nga masakra, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.

Në Kosovë pas luftës së vitit 1999 kanë qenë 48 gjykime për krime lufte në të cilat janë dënuar 34 shqiptarë, 4 serbë dhe një malazez. Kështu thuhet në publikimin e botuar “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”, të cilin e përgatiti Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës (FDH).

Sipas këtyre të dhënave, serbët e përfshirë në masakrën e Reçakut dhe masakrat tjera në Kosovë kanë mbetur të pandërshkuar.

Për t’i dëshmuar drejtësisë kosovare, serbe dhe asaj ndërkombëtare, Ballkani.info sjellë të dhënat e papublikuara deri më tash të 17 serbëve të dyshuar për masakrën e Reçakut.

Ata dyshohen se ditën e 15 janarit morën pjesë në vrasjen dhe masakrimin e 45 civilëve shqiptarëve në kodrën e fshatit Reçak.

Ballkani.info sjellë të dhënat personale të këtyre 17 serbëve, disa nga të cilët ishin banorë të Shtimes.

Në mesin e tyre kishte policë, të rinj serbë që ende ishin nxënës, punëtorë, inxhinier të pylltarisë, dhe automekanik.

Ballkani.info sot e ka publikuar edhe planin famëkeq të detajuar të forcave serbe dhe udhëheqësve të saj për masakrën e Reçakut.

Nesër, Ballkani.info do të publikojë dosjen e plotë të të dyshuarve për krimet në Komunën e Shtimes. Aty do të paraqiten me fotografi dhe emra 28 persona.

Dimitrov: Nuk është çështje e lehtë miratimi në Parlamentin grek

Miratimi i Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, nuk është çështje e lehtë, duke marrë parasysh edhe qëndrimet e opozitës së atjeshme. Kështu vlerëson ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov. Në emisionin “200” i cili do të transmetohet sonte në orën 22:00, Dimitrov thekson se pavarësisht  akuzave të VMRO-DPMNE-së, Maqedonia dhe Greqia nuk mund të arrijnë marrëveshje më të mirë për emrin duke marrë parasysh faktin se me Marrëveshjen e arritur nuk janë prekur as gjuha e as identiteti maqedonas.

Nga njëra anë, nga miqtë tanë marrim bindjen se punët do të shkojnë mirë, edhe nga analistët edhe miq politikanët jo vetëm nga kontaktet e Qeverisë. Nga ana tjetër, në politikë, siç edhe ne të martën, të enjten, të premten në seancën e kaluar, do të thosha kishim sfida befasuese, ç‘do proces politik sjell vështirësi të saja, kështu që nuk do të thosha se duhet tërësisht të çlirohemi dhe të themi se kjo është teatër dhe do të kalojë. Do të ketë debate serioze dhe do të shohim se si do të jetë- deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Grubi: BDI dhe LSDM do të kenë kandidat të përbashkët për president?!

VMRO-DPMNE duhet të merr guximin dhe të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale, edhe pse sigurisht që do të humbasin, tha deputeti i BDI-së Artan Grubi, lidhur me paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së për bojkotimin e mundshëm të zgjedhjeve parlamentare.

Grubi tha se gjatë këtij muaji udhëheqësi i BDI-së Ali Ahmeti duhet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe të bien dakord mbi kandidatin e përbashkët për president.

“Gjatë këtij muaji, pas pushimeve, Ahmeti do të ulet me Zaevin për të diskutuar zgjedhjet presidenciale. Bindjet tona janë të ngjashme dhe lehtë mundë të arrim marrëveshje për kandidat të përbashkët i cili do të përfaqësojë më së miri qytetarët dhe do të përfaqësojë kohezionin e vërtetë të shoqërisë” pohoi, Grubi.

Lidhur me kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Grubi tha se BDI-ja është kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

“Qytetarët nuk meritojnë të jenë vazhdimisht në ciklet e zgjedhjeve”, shtoi Grubi.