Skandali austriak godet nacionalizmin evropian të ushqyer nga Rusia

Shkruan: Agron HOTI

Me qëllim të tejkalimit të gjendjes dëshpëruese që mbretëronte pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë, dhe jo vetëm, SHBA-të mbështetën fuqimisht një model që bazohej fuqishëm në zhvillimin e demokracisë dhe mirëqenies sociale në Evropën Perëndimore. Ky mega-transformim i Evropës mbështetej nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar si dy institucionet financiare më me ndikim në glob, të cilat koordinuan politikat ekonomike mes shteteve duke u siguruar këtyre të fundit fleksibilitet për të vepruar për interesa të tyre nacionale dhe në interes të rritjes së mirëqenies së përgjithshme sociale. Në vitet e fundit jemi duke përjetuar rritje të nacionalizmit popullist gjithandej Evropës. Këto forca tashmë kanë shtrirë ndikimin e tyre në pothuaj të gjitha vendet evropiane, me theks të veçantë në BE.

Këto forca të së djathtës ekstreme janë duke sfiduar seriozisht përpjekjet e SHBA-së pas Luftës së Dytë Botërore, për të krijuar dhe fuqizuar një rend liberal, i cili për synim kishte baraspeshimin e nevojës mes rritjes së bashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkesave ekzistuese të popujve për pavarësi sa më të madhe nacionale. Sigurisht që kjo dinamikë globale liberale mbështetej dhe promovohej nga SHBA-të me qëllimin e vetëm të mënjanimit të frymës agresive nacionaliste që mbizotëronte që qendër të Evropës, e cila ishte dëshmuar shkatërruese mes Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Pas rënies së komunizmit dhe intensifikimit të globalizmit, rendi liberal kishte filluar të sfidohej gjithnjë e më shumë. Kjo sepse kontrolli politik i menaxhimit të kapitalizmit që kishte funksionuar pas Luftës së Dytë Botërore deri në rënien e komunizmit, kishte filluar t’u ikte nga dora gjithnjë e më shumë forcave politike të botës së zhvilluar. Krijimi i Zonave të Tregtisë së Lirë anembanë globit dhe humbja graduale e sovranitetit të shteteve duke bartur e përgjegjësitë e tyre te organet drejtuese të këtyre Zonave të Tregtisë së Lirë dhe integrimeve të ndryshme rajonale siç është BE – gjithnjë me qëllimin parësor të përshtatjes ndaj interesave trans-nacionale dhe tregjeve ndërkombëtare – ka ndikuar që qytetarët e shteteve të pasura ta ndiejnë veten të përjashtuar nga vendim-marrja politike. Dhe pikërisht këtu fillon dhe lind fenomeni i nacionalizmit popullist, i cili ka filluar ta mbërthejë Evropën.

Sipas një analize të BBC-së të muajit prill 2019 shihet se janë 17 shtete evropiane në të cilat nacionalizmi është në rritje. Tri shtetet të cilat prijnë në listë me nacionalizëm në rritje janë Zvicra (29% të votave nga Partia Popullore Zvicerane), Austria (26% Partia e Lirisë) dhe Danimarka (21% Partia Popullore Daneze). Sigurisht që një pasqyrë e tillë përbën sfidë dhe sinjalizon projeksione të rrezikshme për të ardhmen e projektit Evropian. Se në ç’masë do të fitojnë këto parti mbetet të shihen rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian që do të mbahen prej 23-26 maj 2019. Shqetësimi i forcave pro-evropiane është plotësisht i bazuar, kur kihen parasysh qëllimet dhe veprimet e këtyre forcave politike të ekstremit të djathtë, për kundërvënien e të cilave kërkohet veprim i përgjegjshëm, i koordinuar dhe mirë-menduar shumë mirë ndaj këtyre forcave që për synim kryesor kanë shkatërrimin e projektit Evropian dhe kthimin e pasigurisë anë e mbanë Kontinentit Evropian. Nuk janë shumë të largëta në kohë projekte nacionaliste që patën dërmuar kontinentin e Evropës me dëmet e pariparueshme, të cilat i pati përjetuar jo vetëm Evropa, por tërë bota. Ajo që është duke ushqyer më konkretisht rritjen e ndikimit të së djathës ekstreme nëpër shtete të ndryshme të BE-së është ndjenja kundër elitave politike qeverisëse, frika nga globalizimi dhe humbja e vendeve të punës, migracioni ilegal dhe stagnimi i zhvillimit ekonomik gjithandej BE-së. Të gjithë këta faktorë është duke i shfrytëzuar Rusia, e cila ka filluar ta shtrijë ndikimin e saj kryesisht te ato forca që janë pak a shumë në linjë me projektin rus dhe që për synim kanë shkatërrimin e BE-së.

Nxjerrja e rezolutës së Parlamentit Holandez për ri-vënien e vizave për qytetarët e Shqipërisë, të cilët sipas statistikave zyrtare të shtetit holandez janë pothuaj in-ekzistent në Holandë sa i përket krimit të organizuar, pastaj izolimi i pakuptimtë dhe deri në absurd i qytetarëve të Kosovës në kohën kur bota po shkon drejt hapjes e jo izolimit, pastaj dobësimi dhe pse jo ç’orientimi i vendim-marrjes politike të shteteve kyçe të BE-së, flirtimet haptazi të profileve të larta të politikës evropiane me segmente të shtetit rus dhe pse jo kinez, janë disa nga simptomat e rënda që kanë kapluar projektin Evropian. Të gjitha këto forca ekstreme të mbështetura kryesisht nga Rusia janë duke bërë të pamundurën që shqiptarët të mos avansojnë as edhe një hap të vetëm drejt BE-së. Ri-konsolidimi i shtetit rus përmes Putinit, së paku përkohësisht, dhe përdorimi i energjisë si instrumenti kryesor të politikave ekspansi

Shpifjet e Muhamed Zeqirit nuk kanë fund

Ka disa muaj që kundër Bashkësisë Fetare Islame dhe kundër Reisul Ulemas, H. Sulejman ef. Rexhepi po organizohet një fushatë e flliqur që nuk po përfundon sepse asaj po i bashkohen të gjithë elementet antiislame që kanë qëllime destruktive dhe dëshirojnë pa merita dhe pa mund të fitojnë kredibilitet politik te besimtarët muslimanë, vetëm me rrena dhe me mashtrime dhe shpifje. Pa dyshim, iniciator i këtij sulmi të ndyer është deputeti i LSDM Muhamet Zeqiri. Prej momentit kur është zgjedhur deputet dhe nënkryetar LSDM, Muhamet Zeqiri po shifet se nuk ka ndonjë punë tjetër përveç se të akuzon Reisul Uleman, H. Sulejman ef. Rexhepin, të shpif kundër tij dhe të godet imazhin e BFI. Ndonjë veprim tjetër ose ndonjë inciativë tjetër nga ky person nuk kemi pa dhe nuk kemi dëgjuar.

Shum shpeshë, ky deputet i LSDM pa turp po e quan Reisul Ulemanë nëpër mediume të ndryshme kriminel dhe po e akuzon pa ndonjë shkak dhe pa arsye, duke treguar se e vërteta është krejtë tjetër nga fjalët që po i thotë.

E vërteta është ajo që e din i tërë opinioni shqiptar dhe musliman që i ka përcjellur sulmet e pakontrolluara të Muhamed Zeqirit dhe shokëve që i ka. E vërteta është se Muhamed Zeqiri është vetë kriminel dhe njeri që është marrë me shpifje kundër shumë njerëzve prej kohës kur ka qenë gazetar.
Opinioni e di se kur ky person ishte gazetar në “Al Sat M” bënte shpifje të shumta kundër Reisul Ulemasë dhe për atë shkak u dha në gjyq. Në dokumentin gjyqësor që po e paraqesim në këtë shkrim shifet shumë mirë se kush është Muhamed Zeqiri dhe me çka merret ai.

Ai është kriminel që po i mbulon punët e veta duke shpif për të tjerët dhe në vitin 2010 është shpallë fajtor nga Gjyqi Themelor në Shkup për veprën kriminale shpifje ndaj Sulejman Rexhepit, të cilit i ka shkaktuar dëm duke prekur në autoritetin dhe moralin e tij kurse të njejtin vendim e ka vërtetuar dhe Gjyqi i Apelit. A nuk mjafton kjo dëshmi për t`i treguar opinionit se kush është Muhamed Zeqiri dhe me çfarë aktivitete merret ai. Opinioni që nuk e ka ditur tani e tutje duhet ta di se Muhamed Zeqir është kriminel i gjykuar dhe i shpallur fajtor si shpifës .

Njëkohsisht, opinioni duhet ta dijë se Reisul Ulema, H. Sulejman Rexhepi me insistime dhe lutje nga njerëz që i ka dërguar Muhamed Zeqiri, ka heqë dorë nga padia private ndaj tij dhe e ka shpëtuar nga dënimi shumë më i madh se ai që ia ka dhanë gjyqi themelor. Por, përkundër kësaj Muhamed Zeqiri, në vend që Reisul-Ulemasë t`i shpreh falenderime, ai po e shfrytëzon amblemen e partisë në pushtet për t`iu hakmerr Reisul-Ulemasë!

Bujar Osmani: BDI pas dakordimit të tekstit, përkrah ligjet për reformën e sigurisë

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka formuar grup pune që ka negociuar tekstin e ligjeve dhe në fund janë pranuar dhe inkorporuar të gjitha vërejtjet, për reformën e sistemit të sigurisë, kështu ka deklaruar zv. Kryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani. BDI, kështu, mbështet ligjet që kanë të bëjnë me reformën e sistemit të sigurisë, në bashkëpunim me partnerët e koalicionit, pasi janë dakorduar për tekstin final.

Ja postimi i plotë i Z. Osmani në fb: “BDi mbështet ligjet që kanë të bëjnë me reformën e sistemit të sigurisë.

BDI ka formuar grup pune që ka negociuar tekstin e ligjeve dhe në fund janë pranuar dhe inkorporuar të gjitha vërejtjet tona dhe vetëm pasi është dakorduar teksti final midis partnerëve të koalicionit dhe pas aprovimit nga ekspertë nga komuniteti ndërkombëtar të njëjtët janë aprovuar në qeveri dhe pastaj kanë kaluar në Parlament.”

Ahmeti takon Drejtorin e IRI, flasin për vetingun

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u takua me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Evropë, Pol Makarti, dhe drejtorin rezident të programit, Oven Paun.
Z. Makarti theksoi se do ta vazhdojë bashkëpunimin e suksesshëm me Bashkimin Demokratik për Integrim, me ç’rast i prezantoi programet për zhvillimin e qendrave analitike të partive politike, komunikimit, transparencës dhe luftës kundër korrupcionit.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti falenderoi për vizitën dhe mbështetjen që Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) ia ofron BDI-së dhe qytetarëve në drejtim të përforcimit të kapaciteteve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit me qëllim që të krijohen baza dhe qëndrueshmëri për gjenerata e reja.
Z. Ahmetoi theksoi nevojën për `veting` siformë të verifikimit të të gjithë bartësve të funksioneve publike në shtet që do të kontribuoj në sundim të ligjit, drejtësi joselektive, luftë ndaj korrupcionit, transparencë më të madhe dhe ti parandalojmë spekulimet dhe shpifjet.
Kryetari i Bashkrimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti shprehu nevojën për largimin e paragjykimeve të cilat ekzistojnë në shoqëri, ai theksoi se ky shtet është i përbashkët dhe se ardhmëria duhet ndërtuar së bashku.

Ahmeti kërkon që të gjithë funksionerët të kalojnë nëpërmjet vetingut

Partia e Ali Ahmetit mbetet në kërkesën për `veting` ndaj deputetëve dhe zyrtarëve që kryejnë veprimtari publike.

Lideri i BDI-së në takim me përfaqësuesit e IRI-it në Kuvend, kërkoi këshilla për zbatimin e sistemit të kontrollit në vend. Vetëm në këtë mënyrë do të jetë e mundur të parandalohen sulmet kundër zyrtarëve dhe përhapjen e lajmeve të rrejshme. Për skandalin me Pavle Bogoevskit, Ahmeti tha se nuk ka qenë në rrjedhë.

Në lidhje me operacionin `fshesa` Ahmeti tha se ende nuk e ka diskutuar me Zaevin, dhe se po pret që të kalojnë obligimet e kryeministrit që të dakordohen për një takim mbi këtë temë.

Zaev sot përsëri nga Vjena njoftoi përsëri se ndryshimet e disa prej zyrtarëve që dështuan në punën e tyre do të ndodhin në fillim të muajit të ardhshëm dhe tha se qytetarët dërguan një mesazh të qartë se nevojiten një ndryshime.

Ali Ahmeti: Funksionet shkojnë e vijnë, misioni vazhdon

Ali Ahmeti thotë se ende nuk ka biseduar me z Zaev , ku sipas tij ka pasur disa vizita jashtë vendit dhe nuk kane pasur mundësi për takim.

Ai gjithashtu tha se per Sadulla Durakun e njeh mire dhe nuk ka ndryshime.

Ai tha se nuk ka funksionare të cilët janë të përjetshëm, ato shkojnë e vine por misioni vazhdon.
Ja deklarata e plotë e Ali Ahmetit:

“FSHESA” NË FILLIM TË QERSHORIT

“FSHESA” NË FILLIM TË QERSHORITAHMETI: NUK KA FUNKSIONARË TË PËRJETSHËM

Gepostet von Klan Macedonia Television am Montag, 20. Mai 2019

Pendarovski takon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Dy bashkëbiseduesit ka këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i vendit ka theksuar nevojën që në periudhën që vijon të gjithë aktorët politik të kenë qasje konstruktive dhe kapacitete e tyre ti orientojnë drejtë përmbushjes së reformave, me qëllim të marrje së datës për fillim të negociatave.

Ministri Bekteshi: Krenar për interesimin e qytetarëve për efikasitetin energjetik

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tashmë ka fuqizuar një nga prioritetet e tij, efikasitetin energjetik dhe energjinë që gjithsesi ka nxitur interesim të madh te qytetarët.

Për këtë çështje, rëndësi të veçantë ka informimi, proces ky që ka zgjuar interesim te qytetarët, duke u bërë pjesë e debateve, këshillave dhe sugjerimeve të lidhura me energjinë.

Po aq me rëndësi me komunikimin, është edhe transparenca, si parim themelor i mandatit të Ministrit Bekteshi. Me një postim në rrjetin social, ai ka vlerësuar shumë efikasitetin dhe interesimin e qytetarëve për efikasitetin energjetik.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi:

“Interes i madh nga qytetarët për masat e Ministrisë së Ekonomisë!

#proud për implementimin e masave për efikasitet energjetik!

#thisisTheMinistryofEconomy #transparencë #Informimadekuat”

Propozim ligji për Tarifën doganore, për Disciplinë financiare dhe për TVSH në procedurë parlamentare

Personat fizik të cilët janë regjistruar si obligues tatimor në vend të pesë vite do ju jepet mundësia që të ç’lajmërohen nga sistemi i DAP për dy vite në rast se gjatë kësaj periudhe nuk kanë realizuar të ardhura prej 1 milion denarë në vit. Kushti është që për të njejtën periudhë të mos ketë shfrytëzuar të drejtën e DEDUKTIMIT nga tatimi paraprak, kjo është paraparë në propozim ndryshimet e Ligjit për tatim në vlerën e shtuar të cilat i ka elaboruar në komisionin për financa dhe buxhet në Kuvend, zv.ministrja Elezi.

Njëkohësisht, në propozim ndryshimet do të bëhet edhe precizimi dhe shtimi i lirimit nga e drejta e tatimit në një pjesë të shërbimeve arsimore, e me këto ndryshime sfera e arsimit plotësohet me veprimtarinë shkencore. Ndryshime parashihen edhe në pjesën e barnave të mjekësisë veterinere.

“Barnat e mjekësisë veterinere sipas rregullave paraprake ligjore janë lëndë e tatimit sipas vlerës së përgjithshme të TVSH-së prej 18%, duke pasur parasyshë rëndësinë e kësaj veprimtarie në jetën e kafshëve dhe gjallesave dhe rolin në jetën e tyre parashihet ulja e TVSH-së në 5%”, sqaron kështu Elezi.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë gjithashtu mundësinë për kthimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për anëtarët e stafit administrativ dhe teknik të misioneve diplomatike dhe konsullore të cilët nuk janë shtetas të vendit ose nuk kanë qëndrim të përhershëm në vend, të cilat njëkohësisht harmonizohen me Konventën e Vjenës për Marrëveshjet Diplomatike.

“Ndryshime dhe plotësime të Ligjit për disiplinë financiare në vend janë në procedurë të Kuvendit. Po zvogëlohet kompensimi për vonesë dhe po transferohet mbikëqyrja ndaj zbatimit të dispozitave për transaksione afariste nga ana e operatorëve ekonomikë nga sektori privat nga Drejtoria për të ardhura publike në Inspektoratin shtetëror të tregut”, kështu thotë zv.ministrja e financave Elezi.

Shkak për ndryshimeve të propozuara, siç qëndron në elaborimin e zv.ministres Elezi, është harmonizimi i mëtejshëm me direktivat e BE-së, respektivisht risaktësohet se debitori duhet t’i plotësojë të gjitha detyrimet që i ka me para në afatet e kontraktuara pa përkujtim paraprak dhe vërejtje nga ana e kreditorit.

“Me Ligjin për disiplinë financiare, i cili zbatohet nga viti 2014, rregullohet plotësimi me kohë i detyrimeve me para që dalin nga realizimi i transaksioneve afariste mes operatorëve ekonomikë nga sektori privat, respektivisht mes subjekteve nga sektori publik dhe operatorëve ekonomikë nga sektori privat. Në pajtim me Ligjin, nëse detyrimi financiar nuk plotësohet në afatin e kontraktuar, kreditori ka të drejtë të marrë kompensim për vonesë nga debitori me vlerë prej 3.000 denarë. Me qëllim të harmonizimit të vlerës së kompensimit të konfirmuar me direktivën, propozohet zvogëlimi i të njëjtit prej 3.000 në 2.400 denarë. Ligji ka filluar të zbatohet në maj të vitit 2014 me qëllim të përmirësimit të likuiditetit të subjekteve ekonomike. Sipas zgjidhjes ligjore, subjektet private kanë afat maksimal për pagesë të borxheve deri 120 ditë”, vlerëson mes tjerave Elezi.

Përmbushje të detyrimeve financiare të subjekteve nga sektori publik nga ky Ligj, zbatohen nga viti 2016 dhe afati maksimal që të kryhen detyrimet është deri 90 ditë.

Ministri Bekteshi: Krenar për interesimin e qytetarëve për efikasitetin energjetik

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tashmë ka fuqizuar një nga prioritetet e tij, efikasitetin energjetik dhe energjinë që gjithsesi ka nxitur interesim të madh te qytetarët.

Për këtë çështje, rëndësi të veçantë ka informimi, proces ky që ka zgjuar interesim te qytetarët, duke u bërë pjesë e debateve, këshillave dhe sugjerimeve të lidhura me energjinë.

Po aq me rëndësi me komunikimin, është edhe transparenca, si parim themelor i mandatit të Ministrit Bekteshi. Me një postim në rrjetin social, ai ka vlerësuar shumë efikasitetin dhe interesimin e qytetarëve për efikasitetin energjetik.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi:

“Interes i madh nga qytetarët për masat e Ministrisë së Ekonomisë!

#proud për implementimin e masave për efikasitet energjetik!

#thisisTheMinistryofEconomy #transparencë #Informimadekuat”